Panorama (Albania)

"Shoku im", çfarë shkroi në ditar Musineja për dashurinë me Pattakun, djalin izraelit

Shënimet kur mbushi 20 vjeç. QKL publikoi shkrimin e Selfixhe Ciut, një ndër shkrimtare­t e asaj kohe, shoqe klase e Musine Kokalarit

- TIRANE MUSINE KOKALARI

Qendra Kombëtare e Leximit përkujtoi të shtunën ditën e lindjes së shkrimtare­s, Musine Kokalari. Bashkë me një plejadë grash të edukuara në shkollat italiane, ato i dhanë jetë lëvizjeve feministe në Shqipërinë e para- Luftës. QKL publikoi shkrimin e Selfixhe Ciut, një ndër shkrimtare­t e asaj kohe, shoqe klase e Musine Kokalarit. Ciu e quan Kokalarin edhe simbol të bukurisë dhe mençurisë së gruas shqiptare. Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastë­r, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme "Nëna Mbretëresh­ë" dhe më pas shkoi për studime në Universite­tin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyesh­ëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë "Seç më thotë nëna plakë" në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemo­krate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës "Zëri i Lirisë". Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë "Rreth vatrës", ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit "Sa u tund jeta". Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmo­në nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen "Martir i Demokracis­ë". "Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin". Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste. E konsiderua­r si kundërshta­re e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq 13 gusht 1983, nga kanceri.

SHKRIMI I PLOTË I SELFIXHE CIUT:

Përkujtojm­ë sot në ditën e lindjes simbolin e bukurisë dhe mençurisë së gruas shqiptare, shkrimtare­n Musine Kokalari. Vepra e saj gjithnjë e më shumë po vjen në vëmendje të kritikës së lexuesit, duke na njohur më shumë, me një ndër autoret e para të letërsisë shqipe. Bashkë me një plejadë grash të edukuara në shkollat italiane, ato i dhanë jetë lëvizjeve feministe në Shqipërinë e para Luftës. Tepër të drojtura, gati si ditare, si rrëfime të vetvetes ishin shkrimet tona të para. Musinea sapo e kishte marrë maturën e atë verë, verën e vitit 1937 e kaluam së bashku në shtëpinë time në plazhin e Durrësit. Unë kisha filluar të botoj më parë, krejt rastësisht e nxitur nga kushëriri im Shemsi Totozani, që i lexoi shkrimet dhe më ndihmoi t'i botoj në shtypin e kohës, në revista e gazeta me pseudonimi­n "Kolombja". Musinea ende lëkundej, jo se s'kishte guxim të botonte, apo pengohej nga njeri, jo aspak. Në familjen e saj ishin të gjithë të kulturuar dhe askush nuk e pengonte, po ishte ajo vetë që kërkonte nga vetja. Në ditarin e saj janë këto shkrime: "Shoku im", "Ti", etj., që janë shkruar në ditët kur Musinea mbushi njëzet vjeç. Shkrimi "Shoku im" është për një djalosh izraelit me emrin Pattak, mbiemri s'më kujtohet. Ishte një miqësi e çiltër, dashuri platonike brenda zemrës së secilit, po që nuk e pohoi askush, asnjëherë. Pattaku ishte një djalë me një konstrukt atleti, me ballë të gjerë dhe shumë inteligjen­t. Nuk e di ç'u bë më vonë. Nuk dëgjova më kurrë të flitej për të, pasi mori maturën.

Ishte koha kur ne lexonim shumë. Ajo verë e vitit 1937 ka qenë stina jonë e ëndrrave dhe e fillimit të krijimtari­së së botuar të Musinesë me pseudonimi­n "MUZA". Pasi mori maturën Musinea erdhi tek ne në Durrës. Ecnim me orë të tëra në bregdet. Shkonim në këmbë deri tek Ura e Dajlanit. Pastaj ktheheshim në dhomat tona e secila bënte gati shkrimin për në gazetën "Shtypi". I dërgonim në adresën e Kolë Berishës dhe mbajtëm që nga gushti deri në fillim të janarit 1938 me Petro Markon ( DEMO KOTI) rubrikën "Rrymëzime".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania