Panorama (Albania)

Nga dënimi me vdekje tek internimi, kush ishte mikesha e afërt e Musinesë

Selfixhe Ciu Broja ishte e para që hodhi idenë e guximshme të divorcit të gruas nëse nëpërkëmbe­j, zhgënjehej ose keqtrajtoh­ej

- TIRANE Selfixhe Ciu Broja është gruaja e parë shqiptare, e cila botoi literaturë në Shqipëri.

Mikeshë e ngushtë me Musinen, dy vajzat nuk ndanë mes tyre veç vargjet për dashurinë dhe burrat, por dhe përpjekjet për emancipimi­n e çlirimin e vendit. Selfixhe Ciu lindi në vitin 1918 në një familje të pasur gjirokastr­ite. Fëmijërinë e kaloi në Gjirokastë­r, ku përfundoi shkollën e vajzave "Urani Rumbo". Etja për dije dhe leximet e shumta, njohja dhe miqësia me Musine Kokalarin në librarinë e së cilës, u njoh edhe me shkrimtarë­t e gazetarët e kohës, Nonda Bulka, Petro Marko, Kolë Berisha që po sillnin një erë përparimta­re në vendin e tyre. Selfixhe Ciu studioi në vitin 1937 në fillim në Firence për letërsi dhe pas Firences pas kësaj shkoi në Grenobël të Francës, ku u njoh me Xhemal Brojën, bashkëshor­tin e saj. Të formuar me idealizmin europian ata erdhën në Shqipërinë e ' 40- ës për të ndarë bashkë fatin e vendit të tyre në luftë e pasluftë. Selfixheja me pseudonimi­n Columbia shkroi në shtypin e kohës, pseudonim me të cilin ishte pagëzuar kur shkruante poezitë e para në moshën 17 vjeçare. Jo vetëm shkrimet si gazetare, por edhe poezitë e Selfixhe Ciut shquajnë një grua me shpirt të trazuar, plot dilema dhe ëndrra që Shqipëria të lulëzonte e përparonte. Poezitë dhe shkrimet e saj plot revoltë dhe shpresë i referohesh­in gjendjes së nënshtruar e gruas shqiptare. Selfixheja ishte e para që hodhi idenë e guximshëm të divorcit të gruas nëse nëpërkëmbe­j, zhgënjehej ose keqtrajtoh­ej. "Unë u ndërgjegjë­sova, se të jeshë femër nuk është fatkeqësi, dhe kjo frymë duhet shpërndarë edhe në familje, jo vetëm në shoqëri..". Bashkë me burrin e saj Xhemal Brojën hapën një dyqan me libra në Shkodër. Broja u bashkua me Partinë Komuniste të Shqipërisë së bashku me Drita

Kosturin dhe Nexhmije Hoxhën, ishte një nga organizato­rët e një demonstrim­it të paligjshme dhe për shkak kësaj u arrestua dhe u dënua me vdekje, por më vonë u lirua. Në demonstrat­ën e shkurtit 1942, ku pati përleshje me fashistët italianë, Xhemalin e akuzuan si organizato­r dhe e kaluan në ilegalitet në Postrribë, ndërsa të shoqen e arrestuan. Gjatë kohës së Luftës u ndesh me shumë ngjarje, pikëpamje e praktika, me të cilat nuk ishte dakord. Hera- herë edhe i kundërshto­i. Hera- herë heshtte, me mendimin se është kohë lufte! Filloi survejimi i tmerrshëm. Xhemali me të shoqen u vetizoluan. Megjithatë fati i tyre ishte paracaktua­r nga zyrat e krimit. Në janar të vitit 1947, pa asnjë sqarim, i internojnë në Kurvelesh, në një ferr të vërtetë. Pas prishjes me Jugosllavi­në ju hoq masa e internimit dhe emërtimi "Armiq të partisë" Xhemalit dhe Selfixhesë.

KRIJIMTARI­A

Njohja e saj me letërsinë kishte nisur që gjatë kohës së shkollës së vajzave "Urani Rumbos", në Gjirokastë­r, duke grishur tek ajo dëshirën për të parë përtej. Firencja e asaj periudhe do ta shtonte më shumë pasionin për shkrimin te vajza që kishte nisur të shkruante që në moshën 17- vjeçare, duke zgjedhur një pseudonim interesant, Colombia. Poezinë e parë e botoi në revistën "Populli", 28 nëntor 1935. Ky shkrim do të ndiqej nga shumë të tjerë të botuar në revistat "Bota e re", "Diana", "Java", "Drita", "Shtypi". Shkrimet e një gruaje nuk ishin diçka e zakonshme në Shqipërinë e atyre viteve, por ngjalli dhe shpresë tek letrarët e rinj. Vetë Selfixheja do të shkruante në kujtimet e saj: "shkruanim tepër të ndrojtura", duke i quajtur skicat e para gati "si ditarë të rrëfimit të vetvetes", po që ishin pasqyrë e shpirtit të saj të trazuar. Shumë shpejt Colombia filloi të njihej në rrethet letrare dhe shkrimet e saj do të ndiqeshin me kureshtje. Aq sa në shtator të vitit 1937, publicisti F. Llagami në revistën "Java", në rubrikën "Nga romani ' Pse' në ' Sikur të isha djalë', deri te ' Colombia'", jo vetëm pranon qenien dhe talentin e saj si shkrimtare, por vlerëson dhe rolin e saj në letërsi. Shkrimet e Selfixhesë nuk janë vetëm të ndjera, por dhe një shuplakë ndaj realitetit që e rrethonte. "Kombi ynë ka shumë mungesa, prandaj vajzat intelektua­le nuk lypset të rrinë kaq indiferent­e, por të marrin pjesë në evolucioni­n e shpejtë të kombit tonë", shkruan ajo. Në revistën "Bota e re" zëri i saj do të ngrihet në mbrojtje të lirisë së gruas. Në shkrimin e parë botuar në këtë revistë më 16 shtator 1936, ajo e sheh gruan si një krijesë të shtypur, "viktimë e përbuzjes dhe e shtypjes superiore të burrit". Duke përfaqësua­r të rejat më të përparuara të kohës, kishte besim se me luftë do të fitojnë të drejtat e mohuara "krah për krah me të rinjtë dinamikë", të çliruar një varg të pambaruar të burgosuras­h që presin lirinë e dëshiruar". Mikeshë e ngushtë me Musine Kokalarin, dy vajzat nuk ndanë mes tyre veç vargjet për dashurinë dhe burrat, por dhe përpjekjet për emancipimi­n e çlirimin e vendit. Në kujtimet e saj ajo tregon se sa herë ndaheshin nga njëra- tjetra uleshin dhe shkruanin, për t'i dërguar më pas shkrimet në gazetën "Shtypi". Jeta e Selfixhesë nuk do të ishte ajo për të cilën kishte kontribuar pas Luftës. Bashkë me familjen, ajo ishte internuar, por kjo nuk mundi të shuante atë shpirtin e ndjerë të gruas që ka të njëjtin vështrim përtej fotove sot. Libri i parë i saj ishte një përmbledhj­e me poezi për fëmijë "Lule më lule" ( 1958). Ndërsa pas viteve ' 90, ajo ulet e shkruan kujtimet, që sot janë një dëshmi e bukur e një jete jo të zakontë. Në të gjejmë jo vetëm lëvizjet e feminizmit në Shqipëri, por dhe fillesat e prozës femërore, dhe një anë tjetër të Luftës Nacional Çlirimtare, përmes njerëzve që e besuan atë. Selfixhe Ciu Broja në vitin 1998 botoi poezi në një libër dhe e quajti "Tallazet e jetës". Ajo vdiq në moshën 85- vjeçare në vitin 2003 në Tiranë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania