Panorama (Albania)

2 marsi, flaka e një revolucion­i që po shpërthen tani

- AGIM NESHO

Projekti i Rilindjes, me fitoren në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2013, ishte projekti ambicioz dhe i errët i Edi Ramës që përmes qeverisjes të kapej shteti, të ndryshohes­hin dhe të shtoheshin kompetenca­t e kryeminist­rit, të kontrolloh­eshin institucio­net e pavarura që qëndrojnë në themel të balancave të pushtetit, të personaliz­ohej çdo politikë dhe të centralizo­het pushteti në dorën e një personi. Që qëllimi kryesor i Ramës ishte pushteti dhe duhej realizuar me çdo mjet, u tregua qartë që në përfshirje­n e shumë individëve të komproment­uar me një të kaluar kriminale në listat fituese të Rilindjes. Për Ramën, maxhoranca qeveritare ishte qëllimi, ndërsa vlerat dhe parimet perëndimor­e vetëm fjalë pa kuptim, që mund të përdoreshi­n vetëm për propagandë. Veprimet kryesore të tij ishin terrori administra­tiv, duke e mbushur administra­tën me militantë; burgosja e qytetarëve të varfër për mospagim energjie për të krijuar idenë se do të bëjmë shtet, reformën e iniciuar nga Soros për të kapur drejtësinë, marrjen e kompetenca­ve të Presidenti­t në shumë drejtime, duke përfshirë kompetenca­t në ushtri dhe diplomaci, si dhe projekti i Rilindjes Urbane. Por, kapja e shtetit mori formë të plotë me projektin famëkeq të kanabizimi­t të vendit, që u dha mundësi lidhjeve të regjimit me krimin e organizuar, intimidimi­t dhe përdorimit të një pjese të opozitës për ta përdorur si aneks në projekte që do t’i mundësonin atij një pushtet të pakufizuar; shpërndarj­a e fondeve publike dhe pronave të shqiptarëv­e në duart e një kaste të ngushtë të oligarkëve, të cilët të lidhur me interesa fitimi do t’i shërbenin fuqizimit të regjimit të tij. E vetmja keqllogari­tje e tij për kontrollin dhe kapjen e shtetit ishte pranimi i Ilir Metës si President i Republikës. LSI iu imponua me numrin e madh të deputetëve në Parlament ( 19), por ajo që Rama gaboi ishte personalit­eti i fortë, përkushtim­i i Metës për respektimi­n e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e

Reagimi popullor i 2 marsit ishte vetëm flaka e parë e një revolucion­i popullor, që do të bëhet i papërballu­eshëm. Gjithë opozita shqiptare nga dita në ditë po bashkohet me qëllim shpëtimin e vendit. Ky vullnet do të jetë gjithmonë e më masiv dhe do të marrë përpara çdokënd që abuzon me popullin. Kjo lëvizje kundër së keqes po bashkon çdo qelizë të shoqërisë shqiptare jo për rotacion për pushtetin, por me idealizmin për të kthyer demokracin­ë dhe pluralizmi­n në Shqipëri. Atëherë do të kuptojmë që flaka e këtij revolucion­i u ndez vite më parë, në 2 mars 2020.

demokracis­ë si një nga aktivistët kryesorë të lëvizjes studentore të viteve ‘ 90. Periudha e Presidencë­s së Ilir Metës ishte periudha më e vështirë e pushtetit autokratik të Ramës. Për më tepër që Institucio­ni i Presidencë­s ishte institucio­ni i vetëm që po i rezistonte dhe po e kundërshto­nte në gjithë veprimtari­në e tij antikushte­tuese. Meta bëri një luftë parimore për mbrojtjen e institucio­neve të drejtësisë, që jo vetëm po kapeshin, por po defaktoriz­oheshin nga pasioni i gjyqtarëve militantë që po betoheshin në kioskat e Lanës. Projekti i Rilindjes ishte të kontrollon­te plotësisht Gjykatën Kushtetues­e për të bllokuar çdo çështje në gjykatat europiane që qytetarët dhe opozita do kërkonte t’i paraqiste, për të arritur një kontroll putinesk ndaj drejtësisë:

– Në mos dekretimin e mbi 60 ligjeve si antikushte­tuese, por edhe me pasoja të dëmshme për interesat e shqiptarëv­e.

- Në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe kulturës përpara sharlatani­zmit të pushtetit, si në rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar.

– Në mosdekreti­min e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, që nuk ishte çështje personi, por ndarje e prerë e Presidenti­t me Kryeminist­rin për çështjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ‘ Ballkanit të Hapur’ si politika asgjësuese për sovranitet­in e shtetit të Kosovës.

– Në mbrojtje të opozitës, duke anuluar zgjedhjet e pushtetit lokal dhe vendosur një datë tjetër, pavarësish­t se opozita e kapur nuk u regjistrua.

Lufta kundër Presidenti­t Meta u bë aq e ashpër sa për herë të parë në historinë e demokracis­ë shqiptare, padroni urdhëron Parlamenti­n të bëjë shkarkimin e Presidenti­t. Lufta parimore në mbrojtje të shtetit ligjor dhe Kushtetutë­s krijoi më 2 mars 2020 të parin reagim të jashtëzako­nshëm qytetar në mbrojtje të Republikës së tyre. Dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria u mblodhën më 2 mars në Tiranë, ku shumica e tyre kërkonte shpërndarj­en e Parlamenti­t kukull që mbante në këmbë atë regjim. 2 marsi filloi si përkrahje për një shtetar dhe Institucio­nin e Presidenti­t në mbrojtje të interesave të vendit dhe do të shtrihej si një lëvizje në mbrojtje të pluralizmi­t dhe Kushtetutë­s demokratik­e. Pandemia COVID- 19 si dhe ligji marcial i regjimit e uli atë flakë patriotike, e cila po rikthehet sot si një zjarr për të mbrojtur Republikën. Situata sot në Shqipëri është akoma më alarmante. Pushteti autokratik nga dita në ditë po shket në një regjim putinesk me një lider absolut. Opozita është e ndaluar dhe e kufizuar në aktiviteti­n e saj. Parlamenti, si tempulli i demokracis­ë, është inekzisten­t dhe komisionet parlamenta­re për kontroll të ekzekutivi­t ekzistojnë vetëm në letër ose në formën që e do kryeminist­ri. Lideri i opozitës, Dr. Berisha është nën arrest për një çështje të stisur pa akuzë, që vetëm prokurorët e lodhur militantë mund ta besojnë se qëndron. Gjykatat bëjnë garë për t’u treguar sa më të devotshme ndaj pushtetit, sa duke fshehur korrupsion­in e regjimit dhe diku tjetër duke hequr të drejtën e përfaqësim­it, vulën, etj.. Korrupsion­i është aq i dukshëm dhe aq madhor sa zgjidhja e kësaj situate do të bëhet vetëm nëpërmjet ballafaqim­it popullor. Reagimi popullor i 2 marsit ishte vetëm flaka e parë e një revolucion­i popullor, që do të bëhet i papërballu­eshëm. Gjithë opozita shqiptare nga dita në ditë po bashkohet me qëllim shpëtimin e vendit. Ky vullnet do të jetë gjithmonë e më masiv dhe do të marrë përpara çdokënd që abuzon me popullin. Kjo lëvizje kundër së keqes po bashkon çdo qelizë të shoqërisë shqiptare jo për rotacion për pushtetin, por me idealizmin për të kthyer demokracin­ë dhe pluralizmi­n në Shqipëri. Atëherë do të kuptojmë që flaka e këtij revolucion­i u ndez vite më parë, në 2 mars 2020.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania