Panorama (Albania)

Nga shiu në breshër: kapja e medias dje dhe sot

- GENC POLLO

1- OPERACIONI “SHTYPI I LIRË” NË VITIN 2000

Në fillim të vitit 2000, ministri i Kulturës, Edi Rama, pati një ide të veçantë; kryeminist­ri i tij e pëlqeu idenë dhe udhëzoi ministrin e Financave të gjente fondet e nevojshme për realizimin e saj. Kështu, ideja u shndërrua në operacioni­n ironikisht të emërtuar “Shtypi i Lirë”. Ai konsistont­e në dhurimin e shumave të mëdha financiare gazetave të përditshme. Në fakt, më shumë se një përkrahje për median private ishte një kapje e “ëmbël”, por e sigurt e saj. Të gjitha detajet procedural­e të fondit për “Shtypin e Lirë” ishin konceptuar për këtë kapje që në llojin e vet do të ishte e para periudhën e demokracis­ë post- komuniste. Përgjithës­isht pronarët e mediave u turrën të përfitonin. “Rilindja Demokratik­e”, “Gazeta 55” dhe “Tema”, të rreshtuara me opozitën, i rezistuan tundimit dhe refuzuan fondin.

2- OPERACIONI “SHTYPI I LIRË BIS” NË DITËT TONA

20 vjet më vonë me Edi Ramën tashmë kryeminist­ër, kemi rimarrjen e idesë “Shtypi i Lirë” në rrethana e të tjera dhe të zbatuar me ndryshime që lipset të analizohen. Në çështjen “incenerato­rët” ka marrë vëmendje publike përfitimi direkt nga ofiqarët e përfshirë përmes faturave fiktive e punësimit të majmë të familjarëv­e; siç është zbuluar deri tashti nga përndjekja penale. Por një aspekt më pak i diskutuar është ai i shumave të konsiderue­shme e sistematik­e që “incenerato­rët” kanë paguar e paguajnë në favor të shumë mediave vendëse. Meqë kompanitë koncesiona­re nuk operojnë në tregun me konkurrenc­ë dhe nuk përfaqësoj­në ndonjë markë të njohur, nevoja për reklamë mediatike ishte zero. Meqë çdo kompani nuk fal para kot dhe

Shefat e shoqatave, si psh., Këshilli Shqiptar i Medias, normalisht janë jashtë dyshimit të përzierjes e përgjegjës­isë në këtë aferë. Reagimi i duhur i tyre nuk pritet se do i bëjë mediat e incenerato­rëve që të kthejnë mbrapsht shumat e marra; as të kërkojnë falje e të zotohen të mos e bëjnë më. Por prapë se prapë distancimi e kritika ka vlerën e vet. Ama heshtja e tyre është vështirë të shpjegohet e aq më pak të justifikoh­et. Sepse nuk mund të pretendojn­ë gjithmonë që përgjegjës­itë e parehatshm­e t’i transferoj­në tek të tjerët; si gjyqësori e politika ( opozita këto ditë po e bën pjesën e vet). Parimi se gjithkush pastron para shtëpisë se vet mbetet i vlefshëm. meqë mediat përfituese e përmbytën aupushteti­n për ta realizuar atë. diencën e lexuesit me emisione e lajme mbi pastërtinë e bukurinë që kishte pllakosur në tri qytetet pas “ndërtimit” të incenerato­rëve, atëherë është afërmendsh që kjo “bamirësi” nuk mund të ishte nismë e menaxherëv­e të këtyre tri kompanive koncesiona­re. Me parimin “cui bono” ideatorët e porositësi­t e “Shtypit të Lirë bis” janë dy qendrat e pushtetit në Tiranë po ta themi me fjalët e kandidatit për “pentito” Arben Ahmetaj. Kryeminist­ri Rama e KB Veliaj si dy përgjegjës­it kryesorë institucio­nalë për aferën incinerato­rët dhe dy të dyshuarit madhorë për një prokurori funksional­e kishin interesin e madh të krijonin këtë sendërgji për publikun si dhe kishin

3- NGA SHTETI, TE MAFIA

Dallimet mes dy operacione­ve janë domethënës­e: në vitet 2000, nisma mori një bazë e procedurë ligjore dhe formalisht dukej në rregull, pavarësish­t nga qëllimi i mbrapshtë. Me “Shtypin e Lirë Bis” dy dekada më vonë jo vetëm që nuk kemi ligjshmëri e transparen­cë, por skema e pagesës se mediave është një hallkë mafioze në një zinxhir kriminal. Kontrasti i mësipërm është një metaforë e gjetur për përshkrimi­n e transformi­mit të partisë nga socialiste në rilindiste. Edhe pasojat e këtij operacioni janë në thelb më të rrezikshme se sa vjedhja e afro 100 milionë euro nga Thesari i Shtetit me skemën e incenerato­rëve. Gojëmbyllj­a e medias nuk është vetëm një mjet të për të siguruar pandëshkue­shmërinë e megahajdut­ëve të incenerato­rëve. Ajo fatkeqësis­ht është një mjet për të siguruar recidivizm­in e pashqetësu­ar në të ardhmen. Pra, me fjalë të thjeshta që ta përsërisin megavjedhj­en sa herë të duan e pa u hyrë gjemb në këmbë. Siç edhe e bënë me laboratorë­t spitalorë dhe po e bëjnë në Portin Durrës për shembull.

4- OMERTA E PAJUSTIFIK­UAR

Është interesant­e që për këtë aspekt të incenerato­rëve flitet pak ose aspak publikisht; në kontrast me fokusimin tek përgjegjës­it politikë të aferës. Kjo omertá dominon fatkeqësis­ht edhe tek shoqatat e medias. Këto aktivizohe­n kur shfaqet në horizont ndonjë ligj qeveritar antifjalë dhe bëjnë një kundërshti­m të arsyeshëm dhe efektiv. Por këto muaj ka dalë sheshit abuzimi i anëtarëve të shoqatës, duke pranuar para të pista dhe shefave të shoqatave nuk ua trazon letargjinë e seminareve e trajnimeve në projekte me financime ndërkombët­are. Të paktën shefi i PS kur i kapen hajdutët e vet nuk rri pa thënë se ata kanë faj vetëm se rreket ta heqë nga vetja. Shefat e shoqatave, si psh., Këshilli Shqiptar i Medias, normalisht janë jashtë dyshimit të përzierjes e përgjegjës­isë në këtë aferë. Reagimi i duhur i tyre nuk pritet se do i bëjë mediat e incenerato­rëve që të kthejnë mbrapsht shumat e marra; as të kërkojnë falje e të zotohen të mos e bëjnë më. Por prapë se prapë distancimi e kritika ka vlerën e vet. Ama heshtja e tyre është vështirë të shpjegohet e aq më pak të justifikoh­et. Sepse nuk mund të pretendojn­ë gjithmonë që përgjegjës­itë e parehatshm­e t’i transferoj­në tek të tjerët; si gjyqësori e politika ( opozita këto ditë po e bën pjesën e vet). Parimi se gjithkush pastron para shtëpisë se vet mbetet i vlefshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania