Panorama (Albania)

Inter vrastar, ja si Inzagi e përmbysi sfidën me... telefon

Lukaku në hije, Turam e fshin nga memoria dhe fusha

-

Edhe pse nuk ishte në mbrëmjen më të mirë, edhe pse vuan dhe dhuron një pjesë loje, ky Inter nuk njeh asgjë tjetër veç fitores dhe vazhdon të udhëheqë Serinë A.

Triumfi 2- 4 në rrebeshin e Romës, në një ndeshje që pati gola pafund, përmbysje dhe kundërpërm­bysje, rrezikon t'i japë një goditje përfundimt­are Serisë A. Edhe në ditën kur Lautaro Martinez është sërish në hije, zikaltrit e gjejnë gjithmonë rrugën për të shkuar te suksesi. Guximi i Romës u shpërblye vetëm për 45 minuta, sepse në pjesën e dytë Interi nisi të bënte Interin dhe të largohej me 3 pikët nga "Olimpiko". Romelu Lukaku sërish në hije dhe skenën e rrëmbeu numri tjetër 9, Markus Turam.

SPEKTAKËL

Nuk ka surpriza në formacione­t titullare të të dyja ekipeve, vetëm prezenca e

Hujisen në vend të Jorentes te Roma. Ekipi kryeqyteta­s me De Rosin në pankinë ka dëshirë të vrapojë, të bëjë presing lart dhe të vërë në vështirësi Interin. Goditja e El Sharauit në minutën e dytë është një sinjal se ndeshja nuk do të jetë e lehtë për zikaltrit. Megjithatë, Interi nuk e humbet toruan dhe gjen golin e avantazhit me Açerbin, që pas një topi të devijuar keq nga Lukaku e çon në shtyllën e dytë të Rui Patrisios për të marrë avantazhin. Atëherë kur u duk se Roma do të merrte një goditje psikologji­ke, reagon mirë. Një tjetër mbrojtës bëhet hero, në zonën e Interit këtë herë. Mançini me kokë arrin të realizojë golin e barazimit

dhe ndez "flakë" stadiumin. Kjo eufori sjell edhe përmbysjen e madhe. Stefan El Sharaui merr një top të gjatë dhe me një goditje të çuditshme ndëshkon për herë të dytë portierin Zomer. Ky nuk ishte Interi, Roma po e dominonte në çdo duel.

I ÇMENDUR

Simone Inzagi nuk zbret dot në dhomat e zhveshjes dhe qëndroi gjithë pushimin e ndeshjes në korridoret e tribunës. Por sigurisht që foli në telefon për shumë minuta dhe vëmendjen e përqendroi tek lojtarët anësorë që duhet të bëjnë më mirë. Të bërtitura që u futën në mendjen dhe zemrën e futbollist­ëve për të nisur përmbysjen. Dhe ja ku zbriti në fushën e lojës Interi i vërtetë. Ai që mund të shënojë kurdo dhe sido. Për më tepër

shfaqen lojtarët anësorë që trajneri i kërkoi më shumë prezentë në lojë. Asist i Darmian për Turamin që "djeg" në kohë Mançinin dhe barazon ndeshjen. Nga ky moment, zikaltrit morën kontrollin e lojës dhe një tjetër lojtar anësor bëhet protagonis­t. Dimarko pason në thellësi për Mkitariani­n dhe krosimi i tij provokon autogolin e Angelinos. Interi arrin të përmbysë ndeshjen, ndërsa Roma nuk ka forcë për të reaguar dhe po qëndronte në gjysmëfush­ë. Megjithatë një dalje të rrezikshme e pati, por Zomer ia rrëmbeu topin nga këmbët. Llogaritë e sfidës i mbyll Bastoni me një kundërsulm vrastar pas asistit të Arnautoviç. Inter merr një tjetër fitore të madhe, duke e çuar + 7 diferencën nga Juventusi që luan sot në mbrëmje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania