Panorama (Albania)

Tmerri i mbrojtësve rivalë, Turam: Ylli i dytë, ende larg

-

Një javë më parë ishte Gati, ndërsa tani Angelino. Markus Turam është shndërruar në tmerrin e mbrojtësve kundërshta­rë. Edhe atëherë kur ai nuk shënon dot, i detyron ata që ta çojnë topin në portën e tyre. Por çfarë fshihet pas këtyre golave? "Asgjë më shumë sesa sulmi drejt portës. Kërkoj gjithmonë që ta bezdis dhe ta vë në presion mbrojtësin. Kjo është detyra ime në fund të fundit", shpjegoi ai fillimisht për mikrofonat e "DAZN".

A ka diçka në futboll që e keni "vjedhur" nga babai apo nga Henri?

Unë kam mësuar shumë prej tyre, por po mësoj edhe tani nga shokët e skuadrës. Po punoj dhe jam ende lojtar i ri. Jam në vitin e parë në Itali dhe sigurisht që kam shumë për të mësuar këtu.

Kundër Juves bëtë shumë prekje të topit brenda zonës bardhezi. Ju korrigjoi Henri për këtë?

Dëgjohemi shpesh dhe çdo javë pas ndeshjes, si me të ashtu edhe me tim atë. Unë kërkoj gjithmonë që të ndihmoj skuadrën si të mundem.

Ju dhe Lautaro i ndani mirë detyrat. Ndaj Romës luajtët ju si sulmues i parë...

Të luash me Lautaron përkrah është diçka shumë e bukur. Është një sulmues i fortë dhe po kalon një moment fantastik. Mes nesh nuk ka sulmues të parë apo të dytë. Ka thjesht lojtarë që ndihmojnë skuadrën për të marrë fitoret.

Sa mendoni se janë rritur shanset për të vendosur yllin e dytë në fanellë?

Kampionati është ende shumë i gjatë dhe do të kemi përpara ndeshje të vështira. Ne do t'i marrim ndeshjet një nga një dhe pastaj të shohim në fund deri ku do të kemi mbërritur.

Po Champions- i, sa ju motivon?

Luajmë gjithmonë për të fituar. Kur të vijnë ndeshjet e këtij kompeticio­ni, do të kërkojmë të fitojmë edhe aty. Sigurisht që është diçka e bukur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania