Panorama (Albania)

Arsenali është një "rul", Junajtid bën 4 fitore radhazi

"Topçinjtë" shpërfytyr­ojnë 0- 6 Uest Hemin në derbi

-

Arsenali ka "shtypur" Uest Hemin në derbin e Londrës, duke marrë hak me një fitore 6- 0 në shtëpinë e skuadrës së Mojesit, e cila i kishte mundur në "Emirates" në fazë më parë.

Skuadra e Artetës vuan në 30 minutat e para, por pastaj shpërthen me golat e Salibës ( dopietën e Sakës) dhe golat e Gabrielit, Trosardit dhe ishit Rajs. Mbrojtja e "çekiçëve" çorientohe­t plotësisht dhe ndeshja nis të marrë përmasat e një rezultati tenistik. Përveç Bukajo Sakës, njeriut të ndeshjes, Arsenali shijon edhe formën e shkëlqyer të blerjes më të shtrenjtë të historisë: Rajs jep dy asistet për golat e Salibës dhe Gabrielit dhe në pjesën e dytë shënon me një kryevepër nga distanca golin që vulos 6- 0 duke kërkuar edhe ndjesë ndaj ishtifozëv­e. "Topçinjtë" rikthehen dhe tashmë hedhin pas krahëve periudhën negative, duke qenë gati për të luftuar me Sitin dhe Liverpulin për titullin.

Liverpuli - Liverpuli rimori kreun pas fitores 3- 1 pa vështirësi ndaj Bërnlejt, forcës së parafundit të Premier Ligës.

Triumfi i skuadrës së Jyrgen Klopit falë golave të Diogo Zhotës, Luis Diazit dhe Darvin Nunjezit nuk e vuri në asnjë moment në dyshim suksesin, pavarësish­t golit momental të barazimit të O'shi në minutën e fundit të pjesës së parë. "Reds"- t ruajnë kreun me 54 pikë, + 2 nga Siti dhe Arsenali, por "qytetarët" kanë një ndeshje në dorë.

Siti - Me një sulmues të tillë nuk është e pamundur asgjë. Mançester Siti ia beson Erling Halandit ndeshjen e fundit kundër Evertonit, i cili me dopietën e tij ( 16 gola tashmë në Premier Ligë dhe shënon për herë të parë prej nëntorit), i dhuron suksesin e gjashtë radhazi kampionëve në kampionat. Dy golat e norvegjezi­t gjunjëzojn­ë Evertonin kurajoz, por shumë i parashikue­shëm në krijimin e rreziqeve për skuadrën e Guardiolës. Siti përfitoi edhe nga hyrja e De Bryjnes në pjesën e dytë për ta vendosur në binarët e duhur një ndeshje që deri në minutën e 70- të ishte e vështirë. "Qytetarët" u treguan edhe njëherë të gjithëve se janë skuadra për t'u mundur.

Junajtid - Tani fitoret radhazi në të gjitha kompeticio­net bëhen katër për "djajtë e kuq", që arrijnë të marrin më të mirën në transfertë ndaj Aston Vilës. Skuadra e Erik ten Hagut nuk e kishte arritur kurrë një seri të tillë këtë sezon dhe duket në rrugë të mbarë pasi golat e Hojlundit dhe Mektominej­t siguruan një fitore të çmuar, e cila u vu në diskutim deri në minutën e 86- të, kur mesfushori skocez riktheu avantazhin pas barazimit momental të Luizit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania