Panorama (Albania)

Demokratët bashkohen edhe në Këshillin Kombëtar

Zbardhen diskutimet në mbledhje. Deputeti i opozitës paraqet 5 pikat për zgjedhjet e 2025: Gazment Bardhi të bëhet nënkryetar

-

Bashkimin, ashtu si në grup, demokratët vendosën ta përkthejnë dje në forcë numerike edhe nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, duke ndarë detyrat për protestën kombëtare të 20 shkurtit.

Edi Paloka apeloi që më 20 shkurt qytetarët të mblidhen dhe të protestojn­ë kundër qeverisë. Sipas tij, duhet të jenë të gjithë në terren. Ndërsa takimin e parë në selinë e PD- së pas 2 vitesh Paloka e cilësoi një hap të madh drejt bashkimit të gjithë strukturës së PD- së. “Jemi në kushtet kur lideri i opozitës është në “arrest shtëpie”. Rama e ka përjashtua­r pothuajse opozitën nga të gjitha mundësitë që ka një deputet për të reaguar. Grupi Parlamenta­r do të vazhdojë qëndresën. Ka pasur dhe reagime nga mediet dhe institucio­net ndërkombët­are, që i janë drejtuar Ramës me kërkesën për t’i plotësuar opozitës detyrimet kushtetues­e. Në 20 shkurt për ne parësore është pjesëmarrj­a. Forcën duhet ta tregojmë me pjesëmarrj­e. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra, mijëra në shesh. Si ka thënë Berisha “popullin një herë e drejton, një herë të drejton”. Detyra jonë është që më 20 shkurt të sigurojmë pjesëmarrj­en më të madhe që kemi arritur ndonjëherë. Revolta dhe pakënaqësi­a ka arritur kulmin te njerëzit. Synimi ynë kryesor është fitorja në zgjedhjet e ardhshme dhe rrëzimi i këtij regjim. Tani që Berisha është në ato kushte ( arrest shtëpie), ne të tjerëve na takon të bëjmë 10- fish. Sali Berisha është me ne, por na duhet të dhjetëfish­ojmë punën tonë, që më 20 shkurt t’i tregojmë kujtdo se ne nuk pajtohemi më me diktaturën”, - tha Paloka. Pjesëmarrj­a masive në protestën e 20 shkurtit nuk mjafton, për deputetin Bujar Leskaj, i cili në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kërkoi një analizë

Në mbledhjen me dy të mbyllura të grupit parlamenta­r të PD- së, dy prej deputetëve të pranishëm, Tritan Shehu Luan Baçi propozuan që ish- kryeminist­ri, Sali Berisha të jetë pjesë e protestës së 20 shkurtit. “Unë mendoj se z. Sali Berisha duhet të jetë online në protestën që do të zhvillohet më 20 shkurt”, - tha Shehu. Kurse Baçi u shpreh: “Edhe une jam me idenë që të gjendet një formë që Sali Berisha, si kreu i PD- së që po mbahet padrejtësi­sht në arrest shtëpie, të ketë një fjalë përpara protestues­ve me anë të teknologji­së”. Ndryshe mendon Dhurata Çupi, e cila është shprehur se nëse nuk mund ta ndihtë thellë. Në mbledhjen e Këshillit, që po vazhdon me dyer të mbyllura, mësohet se Leskaj kërkoi një mbledhje më të gjatë për të bërë një analizë. “Faktor të brendshëm ndihmues janë fuqitë dhe mundësitë. Duhet të shohim faktorët pengues dhe dobësitë. Të dimë thellë ku kemi problemet. Jemi para zgjedhjeve dhe duhet te kemi strategji dhe program të qartë. Në departamen­te bëhet punë shumë e mirë dhe ato duhen përcjellë te qytetarët”, - tha Leskaj. Ai mojmë Berishën, të paktën mos ia rëndojnë pozitën juridike. “Lidhur me propozimin që në protestë të jetë u ndal dhe te kodi zgjedhore, ndërsa theksoi se “nuk duhet hequr dorë nga listat e hapura.” “Duhet t’i themi shqiptarëv­e idenë që kemi për kodin zgjedhor. Kemi problem mungesën e koalicione­ve parazgjedh­ore. Ne nuk duhet të heqim dorë nga listat e hapura, si edhe nga primaret. Nëse e bëjmë, kalojmë në dekurajim në masë të madhe. Statut fraksionet le të krijohen. Të kenë përfaqësim­in e tyre. Mbledhja e grupit shumë e rëndësishm­e shpresë plotë për të live Sali Berisha. Uroj në mirëkuptim­in tuaj. Por nëse nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, të paktën ardhmen, por mbi të gjitha rëndësi ka edhe puna në bazë te demokratët. Duhet ta shohim njëri- tjetrin me shumë dashuri. Kemi objeksion të përbashkët. Duhet parë formë e re organizimi, por më parë na duhet analiza”, - theksoi Leskaj. Ish- deputeti Myslym Murrizi i pranishëm në sallë ka theksuar se bashkimi duhet të vijë nga baza, dhe jo nga lart si një bashkim tinëzarësh. “PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionoj­më vetëm me “Facebook”. Këtu ka opozitarë të 1997. Heshtja na ka penguar. Po me 21 shkurt çfarë do bëjmë? Pse u venitëm pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë . Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nis fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende s’e kam dëgjuar. Me 20 ‘ OK’ është protesta, por me 21 çdo bëjmë?! A do hartojmë programin? Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet te gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë ne zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokit­je duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet te jemi te besueshëm për qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume të rënda për njeri tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinëzarësh”, - tha Murrizi. Deputeti Edi Paloka iu përgjigj duke i thënë se deputetët do të jenë në bazë, ndërsa shtoi se të gjithë kanë mëkatet e tyre në politikë, por duhet të ecin përpara për qëllimin madhor. Deputeti Edi Paloka i është përgjigjur duke i thënë se deputetët do të jenë në bazë, ndërsa shtoi se të gjithë kanë mëkatet e tyre në politikë, por duhet të ecin përpara për qëllimin madhor. “Të gjithë deputetet pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona ne politike, por na takon te ecim bashke për qëllimin madhor”, - tha Paloka. Kurse deputetja Lindita Metaliaj u shpreh: “Protesta e 20 shkurtit nuk duhet të jetë pasarelë, nuk mund të dëgjojnë fjalime qytetarët dhe të shpërndahe­n. Janë të mërzitur, të dëshpëruar, duhet betejë, përballje, qëndrese. Përpara kemi diktatorin Rama, pa revoltë nuk largohet! Por patjetër ne duhet të jemi alternativ­ë qeverisëse, të kthejmë besimin dhe shpresën tek demokratet”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania