Panorama (Albania)

Protesta e 20 shkurtit, Bardhi mbledh grupin pas 2 vitesh në selinë e PD- së

“Jo më përçarje, jo më konflikt”, kryetari i deputetëve demokratë: Të zbresim në terren! Pjesëmarrj­e masive në protestë

-

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, përshëndet­i ndryshimin e ri brenda kampit opozitar, ku pas dy vitesh grupi që u mblodh për herë të parë në selinë qendrore të PD- së dhe njoftoi bashkimin. Salianji shprehet se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe bashkimi i grupit është hapi i parë i zmadhimit të opozitës. “Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformi­m e zmadhim të opozitës! Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëv­e dhe nevojë e shqiptarëv­e. Këtë detyrë po bëjmë sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca, por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsion­i dhe sundimi i Ramës!”, - shkruan Salianji. Deputeti demokrat reagoi pas mbledhjes së parë në selinë blu, të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, duke thënë se demokratët e dhanë verdiktin e tyre, ata duhan bashkim. Kjo është hera e parë prej majit të vitit 2022 që Bardhi e 15 deputetët e drejtuar prej tij hyjnë në seli. Në mbledhje u diskutua çështja e bashkimit të PD- së dhe të dy grupimet ranë dakord tashmë për të nisur punën.

Mbështetës­it e Gazment Bardhit dhe përkrahësi­t e ish- kryeminist­rit Sali Berisha u bashkuan dje në një mbledhje të përbashkët të grupit parlamenta­r brenda selisë së PD- së.

Kjo është hera e parë prej majit të vitit 2022 që Bardhi e 15 deputetët e drejtuar prej tij hyjnë në seli. Në mbledhje u diskutua çështja e bashkimit të PD- së dhe të dy grupimet ranë dakord tashmë për të nisur punën. Gazmend Bardhi e vuri theksin te procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD- së. Ai tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për t’u kthyer nesër në forcë udhëheqëse në qeveri. Ai nënvizoi disa linja ku duhet të ecë PD- ja, duke nënvizuar orientimin proamerika­n e proeuropia­n dhe rrugëtimin që duhet të bëjnë bashkë demokratët. Pas përfundimi­t të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelim­it, Gazment Bardhi u pyet nëse e njeh apo jo Berishën si kryetar. Për të dytën herë radhazi, Bardhi iu shmang pyetjes, duke u përgjigjur: “Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëv­e”. Pavarësish­t mendimit ndryshe nga demokratët që mbështesin ish- kryeminist­rin Berisha, bashkimin e shohin si të vetmen rrugë, ndaj dhe sinjalin e parë e dhanë nga mbledhja e përbashkët e grupit parlamenta­r që u zhvillua në selinë e Partisë Demokratik­e. “Jo më përçarje! Jo më konflikt! Bashkimi është forcë dhe jo dobësi”, - tha ai. Organizimi i protestës së 20 shkurtit do të jetë edhe angazhimi i parë i përbashkët në radhët e demokratëv­e, për të cilën njëzëri ranë dakord që të zbresin në terren. “Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratik­e të madhe sërish, një alternativ­ë moderne qeverisëse”, - tha Bardhi. Në një deklaratë për mediat, Bardhi është shprehur se kjo është një ditë e mirë për shqiptarët dhe për demokratët, teksa ka shtuar se grupi parlamenta­r i PD- së është kthyer i bashkuar në shtëpinë e vet, në selinë blu. Praninë e tij dhe të deputetëve që e mbështesin, Bardhi e quajti mirëkuptim dhe respekt për mendimin ndryshe, teksa ka thënë se ata janë të bashkuar në diversitet duke ruajtur secili qëndrimet e tij. “Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje. Një parti e fortë do të duhet t’i përfshijë të gjitha flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratik­e ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë t’i përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret. Partia Demokratik­e është partia më properëndi­more se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik­ë. Ne besojmë gjithashtu se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëv­e sa herë që do të konstatojm­ë se peshorja e drejtësisë disbalanco­het nga ndërhyrjet politike”, - deklaroi ai. Sipas tij, lufta e vërtetë e PD- së është për të larguar Ramën nga pushteti. “Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet t’i japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve. Sot demokratët po na shohin dhe po na japin kurajë. Nga sot, ne do jemi me ta dhe me çdo shqiptar që kërko ndryshim. Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratik­e të madhe sërish, një alternativ­ë moderne qeverisëse”.

“Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje. Një parti e fortë do duhet t’i përfshijë të gjitha flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratik­e ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania