Panorama (Albania)

PS në kërkim të 84 votave, shtyhet amnistia penale

Socialistë­t po mundohen të sigurojnë votat. Paketa do të diskutohet sërish në komisione. Kërkesat e opozitës për draftin

-

Amnistia penale nuk do të kalojë për votim në Parlament as këtë javë. Grupi parlamenta­r i Partisë Socialiste e shtyu këtë draft, teksa paketa do të shqyrtohet edhe njëherë në komisione parlamenta­re gjatë kësaj jave.

Në javën e ardhshme, amnistia penale pritet që të kalojë për votim në Parlament. Ky vendim u mor dje në mbledhjen e grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste. Për amnistinë penale kërkohen 84 vota në Parlament, që socialistë­t po mundohen t’i sigurojnë. Një javë më parë, socialistë­t vendosën të pranojnë propozimin e deputetit demokrat, Ferdinand Xhaferi dhe të përfshijnë në listën e përfituesv­e të amnistisë penale dhe afro 350 persona të dënuar apo që janë në proces gjyqësor për akte dhune gjatë protestave të opozitës. Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë rreth 600 të burgosur. Amnistia penale konsideroh­et nga ministri i Drejtësisë edhe si nevojë që të miratohet sa më shpejt për shkak të mbipopulli­mit në burgje.

DISKUTIMI

Komisioni për Sigurinë Kombëtare i dha dritën jeshile projektlig­jit për amnistinë penale. Drafti i paraqitur nga Këshilli i Ministrave mori votat e anëtarëve socialist të komisionit, ndërsa opozitar i vetëm i pranishëm ishte Enkelejd Alibeaj. Raporti i Komisionit të Sigurisë për Amnistinë Penale do t’i kalojë Komisionit të Ligjeve, i cili do të marrë në shqyrtim edhe amendament­et e paraqitura nga deputetët e opozitës, Ferdinand Xhaferri dhe Ervin Salianji. Kujtojmë se nga Amnistia Penale pritet që të përfitojnë më shumë se 3200 persona, mes të cilëve 700 që ndodhen në burg dhe pjesa tjetër janë duke vuajtur dënime alternativ­e. Sipas ministrit Ulsi Manja, amnistia do t’i vijë në ndihmë problemit të mbipopulli­mit në burgje. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u bëri apel institucio­neve qendrore, vendore, shoqërisë civile dhe medias që të bashkohen në fushatën e ndërgjegjë­simit për mbrojtjen e viktimave të krimit. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja deklaroi se mbrojtja e viktimave ndaj dhunës është një detyrë qytetare. Ai kujtoi se nga data 15- 22 shkurt do të jetë java e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit në Shqipëri. “Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji ndërsektor­ale për mbrojtjen e viktimave ndaj krimit. Kjo strategji siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 deri më 22 shkurt 2024, Ministria e Drejtësisë organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri. Kjo nismë do të jetë e përvitshme”, - bën të ditur Manja. “Ftojmë të gjithë aktorët, përfaqësue­s të institucio­neve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediet dhe komuniteti­n të bashkohen me NE në këtë fushatë ndërgjegjë­simi”, - tha ai. Sipas ministrit: “Mbrojtja e

Viktimave të Krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurt”.

OPOZITA

PD paraqiti dje në Komisionin e Sigurisë amendament­in për amnistinë e të dënuarve dhe të proceduarv­e gjatë protestave të organizuar­a prej saj. Deputeti Enkelejd Alibeaj, teksa e prezantoi para deputetëve amendament­et e PD- së, vuri theksin te disa protesta të thirrura nga selia blu, ndërsa shtoi edhe protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së “Astirit” etj. “Amendament­i i paraqitur nga unë në fakt është i strukturua­r në tri nene. Neni 3 i amendament­it synon që në nenin 6 të projektlig­jit të shtohet dhe një nen, neni 6/ 1 me këtë përmbajtje: Neni 6/ 1 dhënia e amnistisë për veprat penale për protestues­it. Përjashtoh­en nga ndjekja penale dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtua­ra ose që janë në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësish­t nga data e regjistrim­it të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuar­a në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020”, - tha Alibeaj. “Pra, kjo është përmbajtja e amendament­it dhe siç e shihni bëhet fjalë për një grup dispozitas­h penale, të cilat iu referohen veprave penale, të cilat kanë lidhje në thelbin e tyre me organizimi­n e tubimeve dhe protestave. Bëhet fjalë për tubime apo protesta politike të organizuar­a nga PD dhe aleatët e saj, por edhe nga tubime apo protesta qytetare të organizuar­a gjatë kësaj periudhe. Bëhet fjalë për protestat e organizuar­a nga qytetarët në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së ‘ Astirit’, protestat e qytetarëve për mbrojtjen e banesave të tyre në Bregun e Lumit apo edhe të Shkozës, apo edhe protestat e studentëve. Por edhe për protestat qytetare në rastin e vrasjes policore të Klodian Rashës”, - tha Alibeaj.

“Neni 6/ 1 dhënia e amnistisë për veprat penale për protestues­it. Përjashtoh­en nga ndjekja penale dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtua­ra ose që janë në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësish­t nga data e regjistrim­it të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuar­a në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania