Panorama (Albania)

Belind Këlliçi: Ferdinand Tarazhi, drejtor i incenerato­rit të Tiranës!

-

Belind Këlliçi ka denoncuar dje se personi që dikur ka qenë i punësuar në incenerato­rin e Tiranës, dje është emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestrua­ra. Me anë të një deklarate, Këlliçi shprehet se Ferdinand Tarazhi është një ish- drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruk­sionet e komisariat­eve. Po ashtu, sipas Këlliçit, në qershor të vitit 2023, Tarazhi punësohet si drejtor i Shërbimeve Operaciona­le në landfillin e Sharrës nga “Integrated Energy” BV SPV.

“Ky veprim skandaloz duhet të ngre në këmbë menjëherë Altin Dumanin dhe strukturën e përgjumur të SPAK, pasi me bekimin e tyre po vazhdojnë të vidhen qindra miliona euro të taksapague­sve shqiptarë”, shprehet anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.

DEKLARATA E PLOTË:

Jam në këtë komunikim me ju për t’ju bërë me dije se ditën e sotme ( dje) Taulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestrua­ra, Ferdinand Tarazhin. Tarazhi është një ish- drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruk­sionet e komisariat­eve. Hetim të cilit nuk i dihet akoma fati. Deri këtu në fakt nuk ka asgjë e re për standardin e Rilindjes. Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operaciona­le në landfillin e Sharrës nga ‘ Integrated Energy’ BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurë­s të dherave.

Biznes i cili ka gjeneruar dhjetëra miliona euro të cilat dhe sot fshihen kesh siç thotë SPAK, ose metra katrorë ndërtim të shpërndara në të gjithë kullat e Tiranës, të cilat sigurisht kjo strukturë refuzon t’i shohë. Ky veprim fakton fare qartë se Erion Veliaj nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij duke i bërë karshillëk strukturës speciale, e cila tashmë të gjitha informacio­net se çfarë ndodh në atë vend krimi do i marrë nga pronari faktik, emrin e të cilit SPAK nuk guxon ta përmendë, e jo më ta hetojë. Erion Veliaj, pronari faktik i incenerato­rit të Tiranës, pohuar ky fakt dhe nga ish zv. kryeminist­ri Arben Ahmetaj në intervistë­n e tij, pasi miratoi 12 milionë euro në buxhet për këtë biznes, sot emëron të besuarin e tij, në mënyrë që të sigurojë transferim­in e parave i pashqetësu­ar.

Ky veprim skandaloz duhet të ngre në këmbë menjëherë Altin Dumanin dhe strukturën e përgjumur të SPAK, pasi me bekimin e tyre po vazhdojnë të vidhen qindra miliona euro të taksapague­sve shqiptarë.

U bë tashmë 6 muaj që çdo ditë nga kjo foltore, denoncoj me fakte të pakontestu­eshme dhe dokumente autentike përfshirje­n e drejtpërdr­ejtë në këtë sipërmarrj­e korruptive të kryetarit të Bashkisë Tiranë, i cili si pronar faktik tashmë vijon të garantojë jo vetëm pagesat e plota, por dhe administri­min shtetëror të biznesit të tij. Ky është një rast i papreceden­t karshillëk­u dhe tallje ndaj organeve të reja të drejtësisë, i cili fakton përtej çdo dyshimi bashkëpuni­min e ngushtë SPAK– Veliaj. Për sa kohë SPAK nuk vepron mbi pronarin faktik të incenerato­rit të Tiranës, nuk ka më asnjë dyshim se drejtësia e re, ka lindur e vdekur. Le të jetë kjo një arsye më shumë për të gjithë kryeqyteta­sit, që më datën 20 shkurt, të derdhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i dhënë fund regjimit më korruptiv që ka njohur Europa këto 3 dekadat e fundit. O sot, o kurrë!

Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si drejtor i Shërbimeve Operaciona­le në landfillin e Sharrës nga ‘ Integrated Energy BV SPV’, si njeriu i besuar”, - deklaroi Këlliçi për mediat, duke e akuzuar Tarazhin për lidhje me Mirel Mërtirin dhe gjendjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania