Panorama (Albania)

Apeli lë në qeli ish- kryebashki­akun socialist të Fushë- Arrësit, Fran Tuci

-

Apeli i GJKKO- s ka lënë në burg ish- kryebashki­akun e Fushë- Arrëzit, Franc Tuci. Ish- kryebashki­aku i PS- së kishte ankimuar vendimin e GJKKO- së, i cili e ka dënuar me 1.6 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi uljen e dënimit duke dënuar me 1 vit burg.

Por Apeli ka vendosur të “rrëzojë” Fran Tucin duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme. Gjithashtu është lënë në fuqi vendimi për Durim Margjekën dhe Ndoc Markun. Fran Tuci dhe ish- administra­torin e Njësisë Administra­tive Iballë, Ndoc Marku kanë rënë në pranga më 13 korrik 2023 dhe ndaj tyre u ngrit akuza ‘ shpërdorim i detyrës’. Ndërkohë, biznesmeni Margjeka është ende në kërkim për akuzën ‘ ndërtim i paligjshëm’, pasi nuk është gjetur për ekzekutimi­n e masës detyrim paraqitje, me akuzën se ka kryer punimet në terren me mjete të rënda. Njoftimi i gjykatës: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka ( kryesuese), Dhimitër Lara ( anëtar) dhe Iliriana Olldashi ( anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistrua­r me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrim­i, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/ të pandehurit F. T., N. M., D. M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F. T.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshti­m me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderue­shme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Dëmi i përllogari­tur nga IKMT Shkodër, pas inspektimi­t në terren, kap vlerën e konsiderue­shme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzim­in e sipërfaqes se regjistrua­r pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë- Arrëz. “Nga analiza e provave të grumbullua­ra gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpuni­m mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligj­shme të cilat përbëjnë mospërmbus­hje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdr­ejtë dëmtimin e rëndë ( vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistrua­r në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz”, njoftoi SPAK. Ngjarja, sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprime­ve të ish- titullarit të Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe Ndoc Marku, të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritete­t kompetente. Ndërsa biznesmeni Durim Margjekaj, raporton SPAK, në cilësinë e administra­torit të firmës “Legjendari” sh. p. k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdr­ejtë ka kryer punime ndërtimi infrastruk­ture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania