Panorama (Albania)

Policia gjen 2 makinat e vrasësve të djegura në Fushë- Milot

Asnjë gjurmë nga atentatorë­t e biznesmeni­t, që shkuan në firmë me uniforma policie. Brenda dy makinave gjenden edhe 4 kallashnik­ovë

-

Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Gurëz të Kurbinit ende nuk ka as autorë dhe as motive konkrete.

Edhe pse Policia e Lezhës e ka deleguar kërkimin e motiveve të atij atentati me një të vdekur e një të plagosur në një ngjarje të dy dekadave më parë, ende nuk ka as një të dhënë që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje. Policia vetëm ditën e djeshme ka mundur të gjejë mjetet e atentatorë­ve, të cilët duket se kanë shkuar të përgatitur për ‘ luftë’ në firmën e biznesmeni­t Ardian Gjeloshit, një emër i njohur ky jo vetëm në fushën e të bërit biznes po edhe për shkak të asaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur 22 vjet më parë në zonën e tyre. ai ka dëshmuar duke mohuar konfliktet, ndërkohë që viktima, ekonomisti 71 vjeçar, mendohet se ka qenë tërësisht i pafajshëm. Ai ka dalë tu hapë derën ‘ punonjësve të policisë’ në momentin që është përballur me breshërinë e kallashnik­ovit!

MAKINAT E DJEGURA

Dy makina të djegura që dyshohet se u përdorët nga autorët e atentatit të së shtunës në Kurbin u gjetën në Fushë- Milot, bashkë me 4 armë automatike. Para hetuesve Ardian Gjeloshi pretendon se nuk ka asnjë konflikt, megjithatë pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Pasi qëlluan me breshëri plumbash drejt Ardian Gjeloshit në Gurëz të Kurbinit, duke e lënë të atë të plagosur dhe u vra ekonomisti i firmës së tij, Selman Mihana, autorët e krimit gjakftohtë dogjën 2 makinat që përdorën në atentat, për të zhdukur çdo provë shkencore e cila mund t’i implikonte në krim. Dy automjetet u gjetën të shkrumbuar­a pranë brigjeve të lumit “Mat” në FushëMilot, j o shumë larg Rrugës së Kombit. Makinat u pikasën nga banorë të zonës një ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizua­n policinë. Brenda tyre ekspertët e kriminalis­tikës gjetën 4 armë automatike të shkrumbuar­a totalisht, të cilat janë dërguar në laboratori­n e Policisë Shkencore, edhe pse pak shpresa ka për prova. Njëra prej tyre mendohet se u përdor në atentatin që prodhoi një viktimë të pafajshme dhe plagosi shënjestrë­n. Vendi ku u gjetën makinat e shkrumbuar­a gjendet rreth 5 km larg vendngjarj­es dhe vetëm 1 km larg Rrugës së Kombit, pikë që në vazhdimësi përdoret për të shkrumbuar mbetje të ndryshme. Autorët, me sa duket, kanë gjetur këtë pikë strategjik­e për t’i humbur vëmendjes së policisë, e cila i pikasi gati me 24 orë vonesë. Ndërkohë, në deklarimet e tij para hetuesve, Ardian Gjeloshi ka treguar vetëm dinamikën e ngjarjes, duke mohuar të ketë konflikte me të tjerë, pa ndihmuar në orientimin e hetuesve drejt një piste të qartë hetimi. Në 2 ditë u shoqëruan dhe pyetën një numër i konsiderue­shëm personash, të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk rezultuan të vlefshme për hetuesit. Pista kryesore e hetimeve është përqendrua­r te hasmëria, e cila lidhet me një ngjarje të vitit 2002 ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagos një efektiv policie. Të dyshuar për krimin kanë qenë Gjeloshi me të vëllanë. Hetuesit dyshojnë që autorët të jenë me pagesë dhe të ardhur nga zona e Krujës para atentatit. Lëvizjet e tyre u filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, por nuk u identifiku­an pasi ishin të maskuar. Madje policia ende nuk di as drejtimin që kanë marrë vrasësit pas kryerjes së krimit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania