Panorama (Albania)

Arsenal armësh, minë me telekomand­ë e jelek antiplumb, policia arreston “Zoton”

-

Policia thotë se ka parandalua­r ngjarje të rënda kriminale në Vlorë duke sekuestrua­r 1 minë me telekomand­ë, 4 armë zjarri automatik ( njëri prej tyre me silenciato­r), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronik­e dhe 1 palë targa automjeti. Poseduesi i këtyre sendeve të paligjshme, 31- vjeçari Gjergji Dervishaj, i njohur dhe me nofkën ‘ Zoto’ është arrestuar nga policia. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. “Ndërhyrja e menjëhersh­me e Policisë, e bazuar në inteligjen­cën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri dhe mina me telekomand­ë- bën me dije Policia e Vlorës. Operacioni policor i koduar “Knock Out 4”, i zhvilluar nga Komisariat­i i Policisë Vlorë dhe strukturat operaciona­le të kësaj drejtorie çoi në pranga 31- vjeçarin që posedonte arsenalin e armëve.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëv­e. Armët e zjarrit do të dërgohen në

Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Vlorë dhe të DVP Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjës­isë penale, të shtetasve që i disponojnë ato, pas informacio­nit të siguruar përmes inteligjen­cës policore se në lagjen “Isa Boletini”, një shtetas posedonte armë zjarri, në një ambient në pronësi të tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Knock Out 43 , si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: – Gj. D., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në ambientin në përdorim të 31vjeçarit ( i njohur me nofkën “Zoto”) dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r 1 minë me telekomand­ë, 4 armë zjarri automatik ( njëri prej tyre me silenciato­r), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronik­e dhe 1 palë targa automjeti. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania