Panorama (Albania)

Vetëvrasja e të resë, arrestohet personazhi i “Tiktok”- ut, Altin Çoku

Viktima, nënë e një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se u vetëvra pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, familjarët: E kanë vrarë!

-

Dy ditë më parë, Policia e Tiranës njoftoi se në Kamzë një 27- vjeçare që jetonte me qira ishte rrëzuar nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe kishte ndërruar jetë.

Ngjarja u raportua ditën e shtunë dhe edhe përgjatë së dielës u la si ngjarje aksidental­e. Mirëpo kanë qenë të afërmit e viktimës ata që kanë kërkuar me ngulm të nisin hetimet, pasi kanë pretenduar se njeriu i tyre nuk ishte rrëzuar. Dje, policia doli me version tjetër duke bërë me dije se vajza në fakt ishte vetëhedhur nga tarraca e pallatit se një 39 vjeçar i kishte publikuar fotot intime. Por familjarët e viktimës këmbënguli­n sërish duke pretenduar se njeriu i tyre nuk është vetëvrarë por është hedhur nga dikush, duke hedhur kështu edhe idenë e një vrasjeje. Policia solli në pranga një person me precedentë të vazhdueshë­m në publikimin e fotove me femra në rrjetet sociale, ndërkohë që ai pretendon se është person me “kartelë” e për pasojë nuk ka asnjë përgjegjës­i për çfarë ka ndodhur. NGJARJA SIPAS

POLICISË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27- vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale. Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidental­isht, por tashmë ngjarja merr një tjetër kthesë. Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale. Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i “Tiktok”- ut, Altin

Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami. “Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27- vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4- t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, - njofton policia. Mësohet se e reja kishte konflikte me bashkëshor­tin shqiptar të Kosovës, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe, dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në “Tik- Tok”. Ajo i kërkonte të hiqte foton, por ky herë pretendont­e se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

Rasti bëhet edhe më i rëndë, kur Altin Çoku dilte më zë e figurë duke realizuar video live në “TikTok”, në të cilat fliste për foton e publikuar të vajzës në rrjetet sociale. Në këtë video ai pretendon se foton e ka publikuar një shok i tij dhe jo ai vetë. Burime bëjnë me dije se 39- vjeçari ka publikuar foto te ngjashme intime edhe kohë më parë dhe po hetohet edhe për një rast tjetër në Laç, ku ka shantazhua­r një vajzë tjetër. Familjarët e së resë thonë se nuk kishin parë shqetësime të vajza dhe nuk e dinin që kishte pasur lidhje intime me Çokun. Tezja shkon edhe më tej duke pretenduar se 27- vjeçarja nuk është vetëvrarë, por se dikush e ka shtyrë dhe gishtin e drejton tek 39- vjeçari dhe shokët e tij. Ajo thotë se e reja ka punuar si sanitare për tre ditë tek shtëpia e Çokut. Nga ana tjetër, daja i 27- vjeçares kërkon nga drejtësia që Çoku të dënohet me burg përjetë ose në të kundërt do bëjë vetëgjyqës­i. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 shkurt, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27- vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital. Personazhi i “Tiktok”- ut është arrestuar për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasje­s”, ndërsa ende po vijohet me hetimet. Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë, si edhe telefonin e së resë që kishte mbetur në tarracë, pasi ajo ndërmori aktin e rëndë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania