Panorama (Albania)

Dëshmia e “mikut” të politikanë­ve, që mashtroi në emër të investitor­ëve strategjik­ë

-

I njohur si një nga personazhe­t e zhvatjeve me anë të “call center”- ave dhe të mashtrimev­e, Lorin Xhelilaj ka dëshmuar në prokurori në lidhje me akuzat e ngritura. Ai i ka mohuar ndërkohë që ndaj tij ekziston një kallëzim i bërë nga një prej viktimave të veta. Kështu i arrestuar pikërisht si mashtruesi që zhvati 215 mijë euro, Lorin Xhelilaj kundërshto­i akuzën e prokuroris­ë duke rënduar pozitat e tij dhe të kallëzuesi­t. Me pretendimi­n se ishte një pastrues parash të fituara nga aktiviteti i paligjshëm i “Call Centera”- ve, Xhelilaj pranoi se i ishte kërkuar të pastronte 1 milionë euro. Kjo dëshmi nuk e shpëtoi nga arresti me burg, që bazohet në denoncimin e Denis Buzalit, i cili tha në polici se ishte mashtruar mbasi Xhelilaj i kishte treguar fotografi me ministra dhe politikanë. Duke e bindur se kishte njohje me njerëz të rëndësishë­m në investimet strategjik­e dhe se merrej me tregti armësh, ai ja besoi paratë në dy këste. Në fillim i pagoi 15 mijë euro për një pasaportë bullgare e më pas 200 mijë të tjera për të blerë aksione në një kompani. Një version i tillë e ka shtyrë të dyshuarin të shpërthejë në gjykata me akuza. ‘ Do pastroja paratë e tij, ma kërkoi duke më thënë ti legalizoja 1 milionë euro. Në njërën nga ‘ call center’- at që drejtonte, Denisi më bëri ofertë që ta drejtoja unë. Por nuk pranova sepse kam studiuar në Itali dhe punoj për një kompani turke” - tha Xhelilaj. Për versionin e pastrimit të parave të ‘ call center’- ave, gjykata kërkoi shpjegime nga prokurori. Prokurori tha se kanë nisur hetimet edhe për pastrim parash. Dy të rinjtë sipas rrëfimeve të secilit u njohën në Turqi verën e 2020. Ata u ritakuan në Dubai me pushime dhe sipas të arrestuari­t si mashtrues, Denisi i kishte treguar se punonte si IT dhe se kishte nevojë paratë e ‘ call center’- ave. “I thashë është shumë e lartë”, pretendon i arrestuari, një version që nuk pranohet nga denoncuesi që ka treguar se këstin që 215 mijë eurot i kishte marrë borxh. Sakaq prokuroria bën me dije se disponon mesazhet në “Whats Up” mes të dyve dhe se ka sekuestrua­r edhe 108 mijë euro të sekuestrua­ra në banesën e Xhelilajt.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania