Panorama (Albania)

Zbardhet raporti për pronat, në një vit u ekzekutuan vetëm 9 vendime

Dështimi me ligjin për kompensimi­n e pronave. Vetëm 329 qytetarë aplikuan, mbi dy mijë të tjerë u ankuan

-

Ndryshimet e bëra në ligjin për kompensimi­n e pronave, nuk kanë patur thuajse asnjë impakt në përshpejti­min e këtij procesi.

Nga 25 mijë pronarë në pritje për të marrë atë që iu takon, në harkun e një viti ( 2023) kanë aplikuar vetëm 329 prej tyre. Sakaq, puna e gjithë institucio­nit është përmbyllur me vetëm nëntë dosje të ekzekutuar­a, gjysma e të cilave të ardhura si aplikime me kërkesë të veçantë ku shteti është ai që përfiton më shumë se pronari. Një pengesë kryesore kanë qenë betejat ligjore të institucio­nit që kanë pezulluar procesin e kompensimi­t. Në raportin vjetor të Agjencisë së Trajtimit të Pronave evidentohe­t se 2/ 3 e fondit të parashikua­r për kompensimi­n e pronave nuk është ezauruar duke i kaluar fondin e mbetur prej 2.3 miliardë lekësh në buxhetin e Financave.

Ndryshe nga sa mund të thuhet për numrin e aplikimeve, ankesat e regjistrua­ra janë me mijëra. Sipas raportit, brenda një viti janë depozituar 2216 ankesa qytetarësh përmes platformës e- Albania për trajtim dosje me specialist­in si dhe kërkesë për statusin dhe problemati­kat e dosjes.

NDRYSHIMET LIGJORE

Me ndryshimet e bëra në vitin 2022 u rishikua skema e kompensimi­t për ato familje që preken nga ndryshimi i zërit kadastral. Pra, bëhet fjalë për ato familje që kanë patur një tokë, e cila aktualisht ka statusin e tokës truall por në momentin e konfiskimi­t rezulton jashtë vijës së verdhë. Në këto raste, ligji përcakton që pronarët të përfitojnë 10 për qind të vlerës së kompensimi­t. Nga ndryshimet preken edhe ato familje që kanë përfituar më herët një

 ?? ?? Drejtori i ATP, Geraldo Durdaj
Drejtori i ATP, Geraldo Durdaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania