Panorama (Albania)

KOMPENSIMI, 2/ 3 E FONDIT E PASHFRYTËZ­UAR

-

Referuar raportit të ATP, fondi i miratuar nga buxheti i shtetit në dispozicio­n të ATP- së për vitin 2023 ishte 3.5 miliardë lekë nga i cili janë shfrytëzua­r 1.16 miliardë lekë. Në momentin e pezullimit të ligjit 77/ 2022 nga Gjykata Kushtetues­e në dt. 08.11.2023, ATP kishte në proces përpunimi 1 634 dosje për kompensim, me një vlerë totale prej 5.45 miliardë lekë. Mbas njoftimit për pezullimin nga Gjykata Kushtetues­e të disa dispozitav­e ligjore të ligjit 133/ 2015, ATP ndërpreu punën lidhur me dosjet e sipërcitua­ra, rrjedhimis­ht fondi i mbetur prej 2.34 miliardë lekë mbeti i pashpenzua­r. Bazuar në këto rrethana, Ministria e Financave dhe Ekonomisë e tërhoqi këtë fond për rialokim.

pjesë të pronës, pra iu është kthyer. Nëse me ligjin e mëparshëm këto familje konsideroh­eshin të kompensuar­a, me skemën e re do të marrin 10 për qind të diferencës ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer. "Agjencia e Trajtimit të Pronave ka konstatuar 3758 vendime me të drejtë kompensimi që preken nga ndryshimet ligjore, fatura financiare e të cilëve arrin në 15 miliardë lekë: nga të cilat: 1025 vendime të njohura për kompensim me vlerë pozitive. Vlera e publikuar për këto vendime para ndryshimev­e ligjore ishte 2,209,000,380.13 lekë dhe shkon në 6,897,168,379.95 lekë; 1253 vendime të njohura për kompensim të cilat sipas ligjit

nr. 133/ 2015 konsideroh­eshin të ezauruara dhe që sipas formulës së re të ligjit, marrin vlerë pozitive. Vlera e publikuar për këto vendime para ndryshimev­e ligjore ishte - 49,497,717,941.49 lekë dhe shkon në 10,327,352,689.06 lekë dhe 1480 vendime, për të cilat subjekti konsideroh­et i kompensuar ( me vlerë negative) dhe rezulton po i tillë edhe sipas formulës së re ( thjesht zvogëlohet vlera negative). Vlera e publikuar për këto vendime para ndryshimev­e ligjore ishte - 104,234,304,718.19 lekë dhe shkon në - 7,133,468,610.45 lekë", citohet në raportin e Agjencisë.

Që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të pronave 133/

2015 deri në dhjetor të 2023, ATP ka ekzekutuar 812 vednime me një vlerë prej 7.8 miliardë lekësh. Krahas vlerës financiare është shpërndarë 717.8 ha tokë nga fondi fizik me një vlerë prej 1,460,359,567.11 lekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania