Panorama (Albania)

Transparen­ca e bashkive, 71% e tyre në nivele nën mesataren

Rritet niveli i transparen­cës së bashkive, por ende “dobët”

-

Numri i bashkive dhe qarqeve që kanë bërë një përpjekje për të përmirësua­r transparen­cën ka ardhur në rritje por akoma shumica mbetet në nivele mesatare, të ulëta ose shumë të ulëta. Indeksi i Transparen­cës Proaktive që publikohet nga Komisioner­i për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dalë në përfundimi­n se për vitin 2023 janë të paktën 29 për qind e njësive të vetëqeveri­sjes vendore që kanë transparen­cë proaktive të lartë.

“Në përfundim të monitorimi­t të transparen­cës proaktive vërejmë se 21 njësi të vetëqeveri­sjes vendore janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, ndërsa 43 institucio­ne të njësive të vetëqeveri­sjes vendore janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 6 njësi të vetëqeveri­sjes vendore janë renditur me transparen­cë proaktive të ulët dhe në semafor janë shënuar me dritë të verdhë; vetëm 3 njësi të vetëqeveri­sjes vendore janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive shumë të ulët dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe.

Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, kemi konstatuar rritje të transparen­cës tek njësitë e vetëqeveri­sjes vendore me semafor të gjelbër nga 21 % në vitin e kaluar në 29 % për këtë vit çka shënon dhe përmirësim­in më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparen­cën proaktive të autoritete­ve publike të njësive të vetëqeveri­sjes vendore”, thuhet në publikimin e Komisioner­it.

Por, cilët janë në fakt elementët që merren parasysh gjatë monitorimi­t dhe që ndërtojë këtë indeks për njësitë vendore? Janë të paktën dhjetë tregues që vlerësohen duke nisur nga programi i transparen­cës që duhet të ketë

çdo Bashki për të shkuar më pas tek vendimet e Këshillit Bashkiak, jetëshkrim­i i titullarit institucio­nit apo kryebashki­akut, struktura apo organika e institucio­nit, raporte të auditit, parashikim­i i prokurimev­e dhe programi buxhetor afatmesëm, Koordinato­ri për të drejtën e in

formimit, regjistri i kërkesave dhe përgjigjev­e, legjislaci­oni dhe në fund koordinato­ri për konsultime­t me publikun. Secili prej këtyre treguesve kur është i plotësuar vlerësohet me 1 pikë, i realizuar pjesërisht me 0.5 pikë dhe kur nuk ekziston me zero pikë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania