Panorama (Albania)

Rrëfimi i shkrimtari­t vjenez për njohjen dhe udhëtimin nga Vjena nëshkodërm­endremjedë­n

Paul Siebertz: N'malt t'zi e pashë tuj hapë krahët prej mallit sapo u shfaq Liqeni i Shkodrës e masivi i alpeve t'veriut t'shqypnisë

-

"Unë, Dom Ndreun, e njoha n'dhomën e t'vllaut, Imzot Lazrit, n'spital. Kur mori vesht që kisha vendosë me vizitue Shqypninë, u tregue i gatshëm me shoqnue grupin tonë. U gëzova shumë mbasi prifti ishte njohës i mirë i Ballkanit dhe kulturës s'tij. Vendosëm t'takoheshim n'raguzë, mbasi Dom Ndreut i duhej t'kalonte nga Budapesti e Sarajeva, ndërsa udhëtimi jonë do t'ishte nga Fiume e Spliti e do t'kryqëzohes­him n'kotorr.

N'mendjen e çdo shqyptarit, Dom Ndre Mjeda asht nji simbol kombëtar, nji burrë që mëshiron n'figuren e tij, t'gjitha vlerat e karakterit, inteligjen­cës e parimeve t'genit arbnor.

Për ne shkodranët, që e kena pasë "ma afër" ka edhe ndoj plus ma tepër, mbasi shumë kend e lidhin me dijetarin Mjeda, histori, ndodhi e njohje t'përbashëta, që ia rrisin personalit­etin e tij n'shkalle sipërore, aq sa na bahet pikë referimit e shëmbellty­rë për t'mirë.

E jo vetëm shqyptarët, por edhe europjanët që patën kontakte apo njohje me Dom Mjedën, flasin me superlativ­a për dijet, punën, artin e tij, gjenialite­tin e tij n'shumë fusha, aq sa "t'huejt" mrekullohe­n deri n'admirim kur e përjetojnë atë nga afër.

Dishroj me sjellë për lexuesit e dashamirët e Dom Ndreut, përshtypje­t e gazetarit gjerman Paul Siebertz, i cili vizitoj Shqypninë n'shoqninë e poetit, fjalët që la ky autor n'librin e tij me kujtime t'udhëtimit me titull "Albanien und die Albanesen", n'shqip "Shqypnija dhe Shqyptarët". Libri asht n'gjermanish­t e kje botue n'vjenë n'vjetin 1910.

Paul Siebertz ishte kryeredakt­or i disa gazetave t'njohtuna e autor i shumë librave, t'botuem prej vjetit 1902 deri 1953, si dhe botues i njohtun. N'vjenë ai drejtoj gazetën e përditshme "Das Vaterland".

I mrekulluem prej çka pa, Paul Siebertz, n'librin e tij, i kushton nji kapitull Kuklit, katundit ku punoi dhe jetoi për shumë vjet Dom Ndre Mjeda. Unë kam zgjedh disa rreshta që m'kan ba përshtypje, ku autori përshkruen me emocion e admirim shqyptarët, natyren, e portretizo­n me fjalë t'zgjedhuna madhështin­ë e poetit tonë kombëtar Dom Ndre Mjeda:

RRUGËS PËR N'KUKËL

( DOM NDRE MJEDA) .... Prej xhades n'të djathtë shihet Mali i Barbullush­it, diçka 400m i naltë, e pak ma n'skaj, si t'mshehuna buzë kodrës, dallohen shpitë e Kuklit, katundit ku jem nisë me shkue, ku ndodhet famullija e Dom Ndre Mjedës, i cili po i prin rreshtit. Famullija e sapo ndertueme e Dom Ndreut, spikatë e bardhë rranxë malit, tuj rrezatue si me dashtë me i dhanë t'zot mirëseardh­jen, mbas mungesës t'gjatë.

Dom Ndreu po kthehet prej Vjenet, ku shoqnoj t'vllaun, Imzot Lazrin t'sapo emnuem Arqipeshkë­v i Prizrenit e Shkupit, t'cilit ju desh me operue A p e n d i s i t i n n'sanatorium­in Offen t'vjenës.

Unë, Dom Ndreun, e njoha n'dhomën e t'vllaut, Imzot Lazrit, n'spital. Kur mori vesht që kisha vendosë me vizitue Shqypninë, u tregue i gatshëm me shoqnue grupin tonë. U gzova shumë mbasi prifti ishte njohës i mirë i Ballkanit dhe kulturës s'tij. Vendosëm t'takoheshim me te n'raguzë, mbasi Dom Ndreut i duhej t'kalonte nga Budapesti e Sarajeva, ndërsa udhëtimi jonë do t'ishte nga Fiume e Spliti e do t'kryqëzohes­him n'kotorr.

Si asht e muejtun..., pata mendue, kur n'malt t'zi e pashë tuj hapë krahët prej mallit sapo u shfaq Liqeni i Shkodrës e masivi i alpeve t'veriut t'shqypnisë, si asht e muejtun, që ky burrë që ka shëtit e njeh kulturën e Europës, me jetue e me dashtë aq shumë nji vend t'mbrapambet­un nga ekonomia e kultura, si Shqypnija?

Por, sa ma shumë pata fatin me ndejë n'shoqninë e tij, aq ma shumë e kuptojshe atë dhe dashninë e pakufishme t'tij për Shqypninë, t'cilës dy vllaznit Mjeda i kushtuen jetën.

N'synin tem, Imzot Lazri asht misionari i devotshëm, intelektua­l e nji bari i përulun për besimtarët, ndërsa Dom Ndreu asht, dijetari i heshtun, zotnues i 9 gjuhëve t'hueja, puntor i palodhun për unifikimin e gjuhës e alfabetit kombëtar ( i mbështetun nga Konsulli austriak Kral), njohës i mirë i gjuhës e shkrimit shqip. Dom Ndre Mjeda asht jo vetëm dijetar i gjuhës e shkrimit shqip, por edhe bujk e fermer praktik që drejton e i mëson bujqësinë popullit t'tij. N'ekonomitë bujqësore t'kuklit, ai ka sjellë makina bujqësore t'ndryshme e mëson katundarët si t'i përdorin. Me orë udhtojnë njerzit për te Dom Ndreu me msue për makinat, por edhe për ndërtimin e mjeteve t'transporti­t, ndërtimin e shpijave t'reja funksional­e ku ai e ka nda pjesën e banimit prej pjesës ku mbahen bagtitë, e për t'ia demostrue këtë zadrimorëv­e, ai ka ndertue me duert e tij, afër famullisë, nji ndërtesë model. N'kukël, Dom Ndreu ka projektue e ndertue gjithshka me duert e veta. Ai asht i pari që futi n'shqypni nevojtoren ( Waterclose­t) moderne.

Sot, asht e shtunde, e rruga asht plot me katundarë që kthehen prej pazarit t'shkodrës ngarkue me prodhime t'nevojës s'përditëshm­e. Secili prej tyne shtërngon n'krah martinën angleze e n'brez revolverin Gasser, që i japin atyne nji pamje burrnore..

"Kjoftë levdue Jezu Krishti", përshëndet Dom Ndreja t'njoftunit e tij katolikë, t'cilët me dorë n'zemër përgjigjen: Gjithmonë e jetës, ndërsa me kujdes, atyne që nuk i njeh, që mund t'jenë muslimanë i drejtohet: A je burrë? A muejte?

Burrat shqiptarë me pushkë n'sup, shoqnojnë qerret ngarkue me mallnat e nevojshme, prej sheqerit e kafes deri te baruti e plumbi që i duhet për armët e tyne. Kur shkuem n'kukel, u befasuem kur n'tavolinen e punës t'dom Mjedës, n'mes librave e dorëshkrim­eve, pamë nji revole t'kalibrit t'madh Gasser, me dorezë t'stolisun n'argjend. Te shqyptarët arma asht e pandashme, për arsye sigurie n'rrugë e n'udhëtime, por edhe për burrni, pashi, zakon e traditë.

N'kukël mbrritëm n'buzëmramje. Mbasi regulluem kuajt, Dom Mjeda na tregoj kuzhinën e ahrin e shpisë tij n'rranxë t'malit, që për ka bukurija e organizimi ishin thesare t'vertetë. Mandej u ulem n'tarracën e shpisë me qetsue trupin me nji birrë t'mrekullues­hme që miqtë e Dom Ndreut ja kishin sjellë prej Shkodre. Para nesh shtrihej fusha e mrekullues­hme e Zadrimës, ndërsa mbi ne nji qielli i shndritshë­m i mbushun n'hyje, nji bukuri e papërshkru­eshme natyrore, t'cilen ja pata lakmi priftit t'kuklit. Larg mbi nji kodër shiheshin dritat e Selisë Ip

 ?? ??
 ?? ?? Ndre Mjeda
Ndre Mjeda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania