Panorama (Albania)

Rikthimi i Zogut dhe tërheqja e Ndre Mjedës nga politika

Poema e tij me e njohur është "Vaji i bylbylit", e cila përshkohet nga thirrja për liri. Pse vendosi të bëhet prift

-

eshkvnore t'nënshatit, ndërsa dritat e tarracës tonë, shndritshi­n ma fort, si me dashtë me i tregue Ipeshkvit që miku i tij ishte kthye prej udhtimit.

Dom Ndreu m'tregoi për popullsinë e zonës, sa shumë i donte këta njerëz, që gjithë jetën e dijet e tij ia kishte kushtue atyne: Çfarë përparimi do t'kishte nëse nuk mund t'i jepshim përmbajtje e qëllim jetës sonë përmes heqjes dore, punës e sakrificës?

Atë natë, aty n'atë vend t'vetmuem, tuj ndigjue atë çka prifti i devotshëm tha, u magjepsa dhe fillova ta admiroj.

Mandej prifti i dijtun filloi me m'tregue për Shqypninë e ndodhi t'ndryshme t'ktij vendi.....

Mbas ktij përshkrimi t'bukur, nga nji i huej për dijetarin Mjeda, dishroj me shtue, që edhe unë kam pasë rastin, tuj shoqnue Mjedologun Mentor Quku n'austri, me pa e vizitue vendet ku jetoi e punoi Dom Ndreu n'vjenë, me pasë n'dorë letra e dokumente arkivore që kanë lidhje me punën e jeten e tij, koresponde­ncën me albanologë­t austriakë e gjermanë mbi alfabetin e gjuhën shqipe, por edhe disa vepra t'botueme n'vjenë me ndihmen e financimin e miqve t'tij austriakë.

Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër dhe është ndarë nga jeta më 1 gusht 1937. Ai është ndër poetët më të spikatur të Rilindjes Kombëtare.

Veç veprimtari­së së tij si poet, Mjeda vlerësohet për kontribute­t në miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Mësuesia dhe meshtaria ishin dy prej aktivitete­ve që i ushtroi gjatë gjithë jetës së tij. Më 20 nëntor 1866 lind në Shkodër Ndre Mjeda. Ai studioi për teologji dhe më pas ka punuar si mësues dhe shërbeu famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur lidhet me lëvizjen patriotike. Poema e tij me e njohur është "Vaji i bylbylit", e cila përshkohet nga thirrja për liri. Më 1901, themelon shoqërinë "Agimi", krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari­në e tij patriotike autoritete­t osmane e arrestojnë. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes; më 1916- 1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e lëvizjes demokratik­e ( 19201924), Ndre Mjeda merr pjesë në jetën politike dhe u zgjidhet deputet. Pas kthimit te Zogut, tërhiqet nga jeta politike dhe punoi si prift në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet më 1 gusht 1937.

ARSIMI

Nga 1887 deri më 1891, Mjeda dha muzikë në kolegjin "Marco Girolamo Vida" në Kremona. Nga viti 1891, Mjeda studioi për disa vjet në fakultetin teologjik të kolegjit Gregorian të Krakovit, ku dhe u njoh me veprat albanologj­ike të Meyer e Pedersen. Më 1893 gjendej në Goricia, kurse pas një viti përsëri në Kraljevica, ku dha mësim filozofi e teologji e ku shërbeu si biblioteka­r në kolegjin Gregorian. U emërua profesor i logjikës e më pas i metafizikë­s. Më 1898 për arsye fërkimesh mes Vatikanit dhe Perandoris­ë Austro- Hungareze, Mjeda u përjashtua nga Shoqëria e Jezuit. Më 1899 e abatit Doçi, u emërua famullitar në Vig dhe u anëtarësua në shoqërinë "Bashkimi". Por më pas u largua dhe me të vëllain, themeluan shoqërinë "Agimi" i përkrahur edhe nga Xanoni e Logoreci. Shkurtin e 1902 i dërgon një letër apokrife konsullata­ve të huaja për kërkesat që kishin kryengritë­sit mirditorë në atë kohë. Nga 17 marsi i 1905 deri më 15 mars 1906 shërbeu si famullitar në Dajç, dhe më pas në Kukël. Më 1908 si përfaqësue­s i shoqërisë "Agimi" mori pjesë në takimet që u bënë me rastin e Kongresit të Manastirit. Më 1913- 1916, pas mbarimit të rrethimit të Shkodrës, vijoi të shërbente si famullitar i Kuklit, ku në mars të 1914 hartoi një projekt për krijimin e një ferme bujqësore moderne të cilin ia dorëzoi konsullit të përgjithsh­ëm të Perandoris­ë Austro- Hungareze në Shkodër, Hallas. Organizoi qëndresën kur serbët ripushtuan zonën dhe në ikje e sipër e arrestuan në janar të 1916. Gjatë pushtim- administri­mit austro- hungarez, u thirr në Shkodër si anëtar i Komisís Letrare dhe më 11 dhjetor 1916 u emërtua veprues i Komisisë me rrogë. Në maj të 1917 ndërmori një ekspeditë shkencore trijavore në qytetin dhe krahinën e Elbasanit për të gjurmuar veçoritë e të folmes së elbasanish­tes, që Komisia kishte vendosur të ishte baza e shqipes së njësuar. Më 1921 u zgjodh deputet i prefekturë­s së Shkodrës, u rizgjodh në dhjetorin e 1923; në famullinë e tij në Kukël kishte lënë zëvendës Dom Ndre Zadejën. Gjatë veprimtari­së parlamenta­re, Mjeda në qershor 1921 u caktua në Komisionin parlamenta­r të Drejtësisë. Në korrik mbajti një fjalim të fuqishëm për çështjen e masakrave serbe në Kosovë. Hartoi edhe pjesë nga rregullorj­a e brendshme e parlamenti­t të kohës, përkatësis­ht ligjin për formimin e komisionit për shqyrtimin e zgjedhjeve të deputetëve, si dhe funksionim­in e tij. Pas vrasjes së Avni Rustemit, Mjeda bashkë me kolegët e vet përfaqësue­s të Shkodrës, u kthye në Shkodër dhe në maj të 1924 nxit fshatarët e Kuklit që të përkrahnin revoltimin e njësive të ushtrisë që çuan drejt Lëvizjes së qershorit dhe qe pjesë e shtabit të kryengritj­es. Pas Lëvizjes jetëshkurt­ër të qershorit dhe rikthimit të Zogut, tek po bëhej gati të shkonte me autobus në Tiranë që të merrte pjesë në punimet e Asamblesë, u arrestua dhe u burgos në Prefekturë­n e qytetit të Shkodrës nga 14 janari deri më 2 mars 1925. U tërhoq nga jeta politike dhe u kthye në Kukël. Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër. Ndërroi jetë më 1 gusht 1937 nga një atak në zemër.

KRIJIMTARI

Gjatë viteve studentore nisi të shkruante poezi, ndër to edhe vjershën melankolik­e mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1886 në broshurën Scahiri Elierz ( Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është vjersha Vorri i Skanderbeg­ut. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në dhjetëvjeç­arin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Edhe shumë vjersha të tjera nga penda e tij u kushtohen temave të tilla kombëtare. Por në poezinë e Mjedës ndihet ndikimi jo vetëm i kulturës rilindëse të kohës, por edhe i mësuesit të tij Leonardo De Martino. Po aq ndihet në vargun e Mjedës edhe ndikimi i poetëve bashkëkohë­s të Italisë: Karduçi, Paskoli, D'anuncio si dhe autorë letërsisë latine. Vjersha e Mjedës Gjûha shqype, e shkruar në dhjetor 1892, iu përkushtua gjuhëtarit austriak Majer. Veprat e Majerit dhe Pedersenit zgjuan te Mjeda interesimi­n për historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, që do të vazhdonte edhe në vitet e mëvonëshme dhe do të kthehej në një ndihmesë për vetë problemin e alfabetit, nëpërmjet punës së tij me tekstet shkollore dhe tekstet e vjetra shqipe. Në krye të shoqërisë "Agimi" botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike me kroatishte­n si model. Me këtë alfabet Mjeda dhe Xanoni botuan një numër këndimesh për shkollat shqipe, ndër to Këndimet për shkollat e para të Shqypnisë, i cili përmbante një numër tekstesh në prozë të shkruara nga Mjeda. Në fillim të shtatorit 1902, Mjeda u ftua në Hamburg për të marrë pjesë në Kongresin e 13- të Ndërkombët­ar të Orientalis­tëve, ku lexoi një kumtesë me titull De pronunciat­ione palatalium in diversis albanicae linguae dialectis ( Mbi shqiptimin e qiellzorev­e në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe). Fazës së dytë të krijimtari­së së Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima "Scodra" dhe "Lissus", ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme. Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikolog­ji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë Agimi Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatolog­jisë shqiptare janë për t'u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe ( 1934). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkript­imin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkript­oi pjesërisht veprën e Bogdanit ( 1930) dhe të Budit ( 1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries ( 1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV- XV ( 1933). Ndër bashkëkohë­sit e Rilindjes, Mjeda kishte letërkëmbi­m me Nikolla Naçon, të cilit i shprehte dëshirën që ta ndihte të lidhej me rilindas të tjerë. Mjeda u interesua që herët për veprën e albanologë­ve që bënë studime e botime mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Kësodore pati një letërkëmbi­m të rëndësishë­m me Meyer, Pedersen, Thomsen, Thurneysen, Krymbacher, Kretschmer, Bloomfield, Brugmann, Tagliavini, Patsch, Jagiq, Nachtigal, Skok, Jokl, Reinisch, Karabacek, Mueller, Schroeder, Jarnik, Lambertz, Meillet, Viezzoli, Valentini, Cordignano, Teza, Nopça, Thalloczy dhe Weigand.

 ?? ?? Ndre Mjeda, Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi
Ndre Mjeda, Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania