Panorama (Albania)

BE: NATO s'mund të jetë një aleancë ku mund të zgjedhësh çfarë të duash

Ish- presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, kërcënon se nuk do t'i mbrojë nga Rusia vendet që nuk shlyejnë detyrimet e NATO- s

-

Shefi i diplomacis­ë së Bashkimit Europian reagoi dje ashpër ndaj deklaratav­e të ishPreside­ntit amerikan Donad Trump, i cili minimizoi përkushtim­in e tij ndaj ombrellës së sigurisë së NATO- s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president.

Borrel iu kundërpërg­jigj duke thënë se "NATO s'mund të jetë një aleancë ku mund të zgjedhësh çfarë të duash nga një meny". Deklaratat e Trumpit nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara. Ishpreside­nti amerikan tha se ai do të "inkurajojë" Rusinë që të sulmojë çdo shtet të NATO- s që nuk përmbush obligimet e tij financiare ndaj aleancës. "Të bëhemi seriozë. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake a la carte, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të presidenti­t amerikan", tha Borrell. "Ose ekziston ose jo", tha ai, duke shtuar se nuk do të komentojë më "asnjë budallallë­k" që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenci­ale amerikane. Deklaratat e Trumpit, i cili kur ishte në pushtet e tërhoqi SHBA- në nga marrëveshj­a bërthamore me Iranin dhe nga marrëveshj­a për klimën e Parisit - nxiti reagimin e presidenti­t aktual, Joe Boden. Biden tha se deklaratat e paraardhës­it të tij ishin "të tmerrshme dhe të rrezikshme". Shefi i NATO- s, Jens Stoltenber­g, më 11 shkurt paralajmër­oi se "çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri- tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përshirë edhe të SHBA- së". Trump, 77 vjeç, konsideroh­et kandidati kyç për fitimin e nominimit për garën presidenci­ale nga republikan­ët, duke rritur gjasat për një përballje në zgjedhje me presidenti­n demokrat, Joe Biden. Dy ditë më parë Zyrtarë të lartë të Perëndimit e kanë kritikuar ish- presidenti­n amerikan, Donald Trump, të dielën, pasi ai ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos i mbrojnë aleatët e NATO- s, që nuk janë duke ndarë mjaftueshë­m para në mbrojtje, nga një pushtim potencial prej Rusisë. "Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri- tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve, përfshirë atë të SHBA- së, dhe i rrezikon ushtarët amerikanë dhe ata evropianë", ka thënë sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, përmes një deklarate me shkrim. "Çdo sulm ndaj NATOs do të rezultojë me një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme", tha ai. Trump ka gjasa të fitojë nominimin e republikan­ëve në garën presidenci­ale, që do të mbahet në nëntor të këtij viti. Ministri polak i Mbrojtjes, Ëladyslaë Kosiniak- Kamysz, ka reaguar, po ashtu. "Motoja e NATO- s është ' një për të gjithë, të gjithë për një', dhe ky është përkushtim konkret. Minimi i kredibilit­etit të shteteve aleate nënkupton dobësim të gjithë NATO- s", deklaroi ai në X, platformë e njohur më parë si Tëitter. "Asnjë lloj i fushatës nuk është arsyetim për të luajtur me sigurinë e aleancës". Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka postuar një mesazh "Një për të gjithë, të gjithë për një" me thirrjet: "Së bashku më të fortë", gjithashtu, në "X", pas komenteve të Trumpit. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se "deklaratat për sigurinë e NATO- s dhe Aktin 5, u shërbejnë vetëm interesave të [ presidenti­t rus, Vladimir] Putin". Artikulli 5 i traktatit të NATO- s përcakton se një sulm i armatosur kundër një anëtari të aleancës konsideroh­et sulm kundër të gjitha vendeve dhe nxit mbrojtje të përbashkët. Trump, duke e rikujtuar një takim me liderë të NATO- s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, e ka cituar presidenti­n e një "shteti të madh", që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, "Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?" "I kam thënë: ' Nuk keni paguar? Jeni delikuent?' Ai ka thënë: ' Po, kështu ka ndodhur'. Jo, nuk do t'ju mbroj juve. Në fakt do t'i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani". "Ne e kemi dëgjuar këtë më parë… asgjë e re", theksoi Komisionar­i i Bashkimit Evropian për Treg të Brendshëm, Thierry Breton, në një intervistë për televizion­in francez LCI. "Ai ndoshta ka probleme me kujtesën, mirëpo në fakt ka qenë një presidente, jo një shtet, por Bashkimi Evropian", ka thënë Breton, duke iu referuar një bisede që ka pasur presidentj­a e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me Trumpin, më 2020. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se "inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur - e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitet­in global dhe ekonominë në shtëpinë tonë". Të 31 vendet anëtare të NATOs janë pajtuar që të ndajnë të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fushën e mbrojtjes, mirëpo të dhënat e NATO- s kanë treguar e vetëm 11 prej tyre janë duke vepruar ashtu.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania