Panorama (Albania)

Kërcënimi i ish- presidenti­t amerikan, DW: Donald Trump po mat forcat

-

Që kur ishte president amerikan, detyrimet e anëtarëve të NATO- s për shpenzimet e mbrojtjes ishin tema e preferuar e Donald Trumpit. Tani ai kërcënon me atë që të mos i mbrojë vende të tilla në rast se Rusia i sulmon. Donald Trump kërkon të rikthehet këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Në fushatën zgjedhore të republikan­ëve në SHBA ai po mat forcat, tallet me rivalen brenda partisë, si konkurrent­en Nikki Haley dhe i nxit republikan­ët për një politikë bllokuese. Tani ai sërish kthen NATO- n në temë të tij. Në një miting me përkrahësi­t e tij në Karolinën Jugore të dielën në mbrëmje, Trump kërcënoi, se vendeve anëtare të NATO- s që nuk paguajnë, ai nuk do t'u dalë krah në rast se sulmohen nga Rusia. "Presidenti i një vendi të madh", e ka pyetur njëherë, nëse SHBA do ta mbronte këtë vend nga Rusia, edhe kur nuk i paguan shpenzimet e mbrojtjes, tha Trump. Dhe më tej, shtoi se i është përgjigjur: "Jo nuk do t'iu mbroja". Më shumë se kaq. Trump tha, se do "inkurajont­e Rusinë të bënte, çfarë dreqin duan të bëjnë." Nuk ishte e qartë, nëse një bisedë e tillë është zhvilluar vërtet, sepse republikan­i Trump tha, "le të pranojmë se ka ndodhur". Shtëpia e Bardhë iu kundërpërg­jigj deklaratav­e të Donald Trump dhe iu referua përpjekjev­e të qeverisë amerikane për të forcuar aleancat e saj në botë. "Inkurajimi për pushtim të aleatëve tanë më të ngushtë nga regjime vrastare është tronditës dhe i çmendur", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates. Në vend që të thërrasë për luftëra, dhe të nxisë "kaosin nga problemet mendore", presidenti amerikan, Joe Biden "do të forcojë edhe më tej rolin udhëheqës të SHBA". Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g i kritikoi ashpër deklaratat e Trumpit, që në rast të rizgjedhje­s së tij nuk do t'i mbrojë partnerët e aleancës që nuk kanë paguar. "Çdo lloj aludimi, se nuk do të mbrohen aleatët, minon sigurinë tonë të përgjithsh­me, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara", theksoi Stoltenber­g në Bruksel. Edhe nga Gjermania erdhën reagime kritike. Zëdhënësja e Gjelbër për politikën e Jashtme, e Aleancës90/ Të Gjelbrit, Sara Nanni tha për "Handelsbla­tt", se Trump ka një kurs të çrregullt. "Kjo e ktheu atë në një problem për aleancën edhe gjatë presidencë­s së tij". Kurse politikani liberal për çështjet e Mbrojtjes, Marcus Faber tha se, Trump po kthehet në një rrezik për sigurinë e Gjermanisë. "Ne duhet të përgatitem­i që tani për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit", theksoi Faber. "Që do të thotë konnkretis­ht të rrisim pavarësinë tonë në industrinë e armatimit". Edhe nga Polonia pati reagime. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaë Kosiniak- Kamysz, tha se asnjë fushatë zgjedhore nuk mund të merret si justifikim që të luhet me sigurinë e aleancës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania