Panorama (Albania)

Romeo dhe Heidi përplasen më Gracianon: U solle si kafshë

-

"Kutia e Pandorës", që u hap nga Graciano dhe çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin, ka ndezur tensionet mes tyre. Graciano e mori këtë vendim në shenjë hakmarrjej­e për zgjedhjen e Romeos ndaj tij brenda shtëpisë së "Big Brother VIP". Gjatë debatit që ai kishte me Heidin, ndërhyri edhe Romeo, i cili e quajti mashtrues. "A i pafytyrë. Ti je më fals këtu. Je djalë pa dinjitet. Po e luan në shpatullat e Heidit", u shpreh Romeo. "Patjetër, pse për çfarë kam ardhur unë këtu, kot. Unë bëra gjënë time. Se u solle ti si kafshë. Nuk u bëra si kafshë, por ai që ti ke në krah, që ke një pëlqim ose ku di unë, më kërcënoi dje", vijoi Graciano. Ndërkohë, mes të dyve ndërhyri edhe Heidi, e cila kërkoi që Graciano të vijonte bisedën me të, pa ndërhyrjen e Romeos. Nominimi që bëri Graciano vijon të diskutohet në shtëpinë e Big Brother VIP. Këtë herë banori ka folur me Rozën, për atë që pritet të ndodhë, nëse Lisi largohet nga gara. "Do t'i pritet krahu i djathë", u shpreh Graciano, teksa shtoi se nuk ka për të bërë më shok tjetër për sa kohë ndodhet në Big Brother VIP. Balerini Graciano u vu në një situatë të vështirë kur këshilloi moderatore­n Erjola të mos përdorte fjalë të pista. Pastaj Romeo, i cili nuk ngurroi të përplaset verbalisht me Gracionon, i thotë atij që të mos ndërhynte në çështjet e banorëve të tjerë. Konflikti u përshkallë­zua me shkëmbime të ashpra fjalësh dhe akuzash. Ndërsa dy djemtë shfaqnin mosmarrëve­shjet e tyre. Ndërkohë që situata u pasqyrua edhe në spektaklin e fundit, ku si përfundi, Graciano u "hakmorr" me dërgimin në televotim të Romeos, Heidit dhe Elvisit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania