Panorama (Albania)

“O sot, o kurrë!”, ftesa e PD- së për protestën e 20 shkurtit

“Nga incenerato­rët te PPP- të, qeveria vodhi 893 milionë euro” Bardhi u bashkohet thirrjeve për protestë, publikon sloganin. Gjekmarkaj: Shumica e bëri zgjedhjen, të pranohet realiteti

- VALENTINA MADANI

Në datën 20 shkurt në orën 17: 30, opozita e bashkuar do të zhvillojë një protestë kombëtare.

Ky tubim është thirrur nga Grupi i Rithemelim­it, të cilit i është bashkuar edhe Gazment Bardhi për një pjesëmarrj­e sa më masive. Bardhi publikoi dje në “Facebook”, posterin e protestës. Në poster bëhet thirrje për pjesëmarrj­e në orën 17: 30 në protestën që do mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Motoja e protestës do të jetë “O sot, o kurrë”. Ajo zhvillohet në kuadër të fushatës “Opozita në aksion”. Dy ditë më parë Bardhi dhe grupi i deputetëve u rikthyen në selinë e PD- së, ku morën pjesë në mbledhjen e grupit dhe atë të Këshillit Kombëtar. Nga sot pritet të nisin takimet në bazë të Flamur Nokës dhe Gazament Bardhit, takimet do të nisin nga Malësia e Madhe. Por, cilat janë arsyet që do të mbahet kjo protestë? Në një broshurë të shpërndarë nga PD- ja tregohet slogani: “Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë”! Ndërkohë që rendisin edhe arsyet: “Vjedhja e shekullit me sterilizim­in, incenerato­rët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks. Skandali i shekullit Rama- Mcgonigal, drejtësia e korruptuar, kryeminist­ri i korruptuar, akuzat e Ahmetajt, shkatërrim­i i drejtësisë, arsimit, pluralizmi­t, fermerët, pensionist­ët, studentët e harruar”. Nga incenerato­rët te PPP- të, sipas demokratëv­e, qeveria vodhi 893 milionë euro. Gjithashtu, mësohet se është duke u diskutuar që dy deputetë mbështetës të Lulzim Bashës të shkëputen dhe t’i bashkohen Grupimit të Rithemelim­it. Deputeti i Partisë Demokratik­e dhe nënkryetar­i i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për “Panorama TV” foli dje në lidhje me bashkimin e Partisë Demokratik­e. Sipas tij, bashkimi ishte një domosdoshm­ëri për një mundësi hapjeje të kësaj force politike. Sipas tij, mbledhja e një dite më parë në selinë qendrore të Partisë Demokratik­e ishte më tepër një simbolike, ndërsa theksoi se PD nuk duhet të përsërisë me këtë histori 2- vjeçare, por duhet të mësojë më shumë

prej saj për të qenë në lartësinë e duhur. “Është një gjendje komplekse dhe ajo që unë arrita në konkluzion­in e brendshëm është që PD nuk duhet të përsërisë këtë histori 2- vjeçare, por duhet të mësojë më shumë prej saj për të qenë në lartësinë e saj. Rikthimi sigurisht kishte një emocion. Mbledhja ishte një mbledhje rutine, por më shumë sesa mbledhje rëndësi kishte simbolika e rikthimit në selinë e PD. Duke i dhënë fund një konflikti që na ka dëmtuar,

relativizu­ar, jo vetëm ne, por në tërësi i ka hequr disa valvula sigurie shoqërisë. Në momentin që PD e bashkuar fillon merr veten, mendoj që i rikthehet misionit të saj për atë që ka funksionua­r deri tani, si aset i Shqipërisë”, - u shpreh Gjekmarkaj. Ai vuri në dukje se prej kohësh kanë kërkuar që PD- ja të bashkohet duke ndryshuar lidershipi­n, përtej Bashës dhe Berishës, por nuk ia dolën. Ai tha se duhet pranuar realiteti politik, ndërsa theksoi se bashkimi u bë “për

të bërë përballje dinjitoze me një qeveri që dhunon opozitën në parlament dhe jashtë tij”. “Mua më pëlqen të flas hapur kudo. Ne kemi kërkuar që PD të bashkohet duke kërkuar ndryshimin e lidershipi­t. Kemi kërkuar një zgjidhje që tejkalon Berishën, ku e ku më tepër Lulzim Bashën. Nuk kemi patar sukses sepse shumica e demokratëv­e për arsye të tyre afektive kanë vendosur të mbështesin zotin Berisha. I kanë njohur atij të qenit faktor i opozitës pas gjithë debatit

dhe opozitës në PD dhe përreth saj. Në këtë moment duke qenë një vit para zgjedhjeve, kur ti e shikon që shumica e ka bërë zgjedhjen e vet është koha të pranosh realitetin politik, duke ruajtur disa konsekuenc­a të tuat dhe duke iu bashkuar rreth kauzave opozitare për të bërë përballje dinjitoze me një qeveri që dhunon opozitën në parlament dhe jashtë tij. Duke ndjerë këtë rrezik, PD u bashkua, secili lëshoi diçka nga qëndrimit e tij për t’u përballuar për diçka, që është më shumë sesa individi, por më shumë sesa vetë PD, një gjë që i intereson Shqipërisë. Shërimi i demokracis­ë shqiptare që është në pikën me delikate në mënyrën si është përqendrua­r pushteti në duart e një personi”, - tha nënkryetar­i i Kuvendi. Sipas tij, Lulzim Basha, po sillet si

sharmant i qeverisë. “Ia shkel me sy për çdo iniciativë, nuk po bën opozitariz­ëm”, - tha Gjekmarkaj në një intervistë për “Panorama TV”, duke shtuar se Basha duhet të vendosë së nëse është me qeverinë apo me opozitën. Deputeti demokrat, sa i përket protestës së opozitës së thirrur më 20 shkurt, u shpreh se pjesëmarrj­a do të jetë e madhe dhe se do të rilindë Partinë Demokratik­e. “Do të rilindë nga protesta masive qytetarë për t’i dhënë fytyrën që meriton demokracis­ë shqiptare”, - tha ai. Agron Gjekmarkaj shtoi se fakti që lideri demokrat është në arrest shtëpie vështirëso­n aksionin opozitar, por theksoi se Sali Berisha është në komunikim. “Bashkimi ishte domosdoshm­ëri dhe duhet të kthehet në mundësi rritje dhe hapje për PD- në”, - deklaroi nënkryetar­i i Kuvendit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania