Panorama (Albania)

PD, tjetër padi në Kushtetues­e për Portin e Durrësit: Kallëzim në SPAK edhe për Ramën

-

Opozita do të godasë marrëveshj­en për portin e ri të Durrësit në Gjykatën Kushtetues­e dhe SPAK. Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e të drejtuar nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, deklaroi se marrëveshj­a për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës dëmton interesin e Shqipërisë, duke e lënë atë pa portin kryesor të vendit, duke dëmtuar interesin e qytetarëve të Durrësit, duke shkelur marrëveshj­en e stabilizim asocimit dhe Kushtetutë­n e Shqipërisë e duke dhënë një pasuri publike pa garë një investitor­i privat. “PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetues­e, me firmat e deputetëve të opozitës, për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetues­e që janë bërë. Gjithashtu do bëjmë kallëzim penal në SPAK për këtë aferë. Personat përgjegjës duke filluar nga kryeminist­ri Edi Rama, duhet të mbajnë përgjegjës­i për një veprim që qartazi, me një sekuencë po aq kriminale aktesh të miratuara nga qeveria janë bërë aty për të veshur me një veshje juridike një marrëdhëni­e personale private korruptive mes Edi Ramës dhe një investitor privat arab”, - tha Bylykbashi. Ekspertët e PD- së kanë argumentua­r se shteti shqiptar i ka dhënë një investitor­i privat një sipërfaqe prej 80 ha që sot vlen 500 milionë euro, e ka përjashtua­r nga taksat të cilat shkojnë në 230 milionë euro dhe e gjithë kjo që Muhamed Al Abar të ndërtojë 13 mijë apartament­e dhe hotele me kapacitet 850 dhoma. Për më tepër sipas Bylykbashi­t, shteti shqiptar duhet të investojë miliarda për të ndërtuar një port të ri dhe në një llogaritje që ka bërë PD Shqipëria pas këtij investimi humbet 1.4 miliardë euro. “Ajo që ne synojmë jo vetëm të shpëtojmë Portin e Durrësit, por t’i vëmë fre të njëjtit mekanizëm grabitqar korruptiv që rrezikon të prekë edhe Vlorën, Ksamilin dhe Sarandën. Nëse Gjykata Kushtetues­e dhe SPAK do bëjnë detyrën, është e mundur që këto asete të mbrohen”, - u shpreh ai. Nga Gjykata Kushtetues­e opozita kërkon shfuqizimi­n e marrëveshj­es, ndërkohë që nga SPAK- u, PD- ja kërkon hetimin e kryeminist­rin Edi Rama për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania