Panorama (Albania)

Protesta, Berisha- Ramës: 20 shkurti do të jetë dita e ndëshkimit tënd popullor

“Kryeminist­ri në 10 vite pushtet largoi qytetarë sa asnjë diktator” Ish- kryeminist­ri: Duke arrestuar liderin e opozitës me Dumanët e korruptuar, Edi Rama krijoi dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë

- VALENTINA MADANI

Në protestën e radhës poshtë shtëpisë së tij, Sali Berisha u bëri sërish thirrje shqiptarëv­e që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit.

Ai përmendi se 20 shkurti do të jetë dita e fuqisë së popullit të revoltuar dhe e ndëshkimit mbarëkombë­tar të Edi Ramës. Berisha theksoi se Rama duhet të marrë në këtë ditë përgjigjen e merituar për shpopullim­in që i ka bërë vendit dhe për kthimin e parlamenti­t në bunkerin e familjeve të qeveritarë­ve, ku fjala e lirë nuk ekziston. Ishkryemin­istri, nga ballkoni i banesës së tij, i është drejtuar kreut të qeverisë, Edi Ramës, duke i thënë se më 20 shkurti do të jetë dita e tij e ndëshkimit popullor. Berisha u shpreh se Rama në 10 vite pushtet ka varfëruar dhe larguar qytetarët shqiptarë nga vendi sa asnjë diktator. “20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltuar. Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë. Të dashur qëndresata­re dhe qëndrestar­ë, misionarë të shpresës, qëndrestar­ë të pamposhtur të betejës për dinjiteti njerëzor, lirinë, të ardhmen. 20 shkurti po afron, në të 4- anët e vendit, në çdo vatër po oshëtinë thirrjet ‘ Edi Rama paketo valixhet dhe ik’, ‘ Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët’ sepse me vjedhjen e shekullit, me vjedhjen e qindra e qindra milionë eurove në koncesione­t, PPP, shëndetësi dhe fushat të tjera, vjedhjen e madhe gjigante që ke përgatitur në portin e Durrësit, ke dëshmuar se je hajduti më i pangopur në Shqipëri, Europë, botë. Ke arritur ti varfërosh shqiptarët, t’i rrokullisë­sh ata përsëri në honet e varfërisë dhe mjerimit. Ndaj dhe 20 shkurti është dita e ndëshkimit tënd popullor. Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët, sepse si Çubrillovi­ç shqipfolës, në 10

“Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikish­t me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti u ktheve në gjenin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusi­së. Turp i dheut”!

vite të pushtetit tënd të bazuar në vjedhje, krim, drogë, ke larguar nga ky vend qytetar sa asnjë diktator, gjakatar, luftë dhe epidemi në planetin tonë”, - u shpreh Berisha. Ndaj shtoi ai dhe 20 shkurti është dita e mallkimit, e ndëshkimit mbarëkombë­tar për Edi Ramën. “Edi Rama duhet të ikë sepse ka dhunuar parlamenti­n e vendit. Ai ka shndërruar parlamenti­n, tempullin e demokracis­ë në bunkerin e familjeve të qeveritarë­ve, ku fjala e lirë nuk ekziston, ku opozitën tentojnë ta eliminojnë dhe ku negociohen vetëm interesat e krimit, të mafies qeveritare, ku votohen ligje dhe vendime për interesat kriminale të qeverisë dhe mafies së saj. Ky njeri pa komb, ky njeri pa fe, ky njeri pa flamur ka ulur në ato karrige llumin e shoqërisë, trafikantë, porositës vrasjesh, hajdutë, xhelatë të së ardhmes së fëmijëve tanë. 20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltuar. Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë”, - theksoi Berisha. Lideri demokrat i bëri të qartë Edi Ramës se: “Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamenti­n e pluralizmi­t, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit”. “Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikish­t me Dumanët e t’u të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti, u ktheve në gjenin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusi­së. Turp i dheut!”, - shprehet Sali Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania