Panorama (Albania)

Samiti për Ukrainën, Presidenti Zelensky më 28 shkurt në Tiranë

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Tiranë më 28- 29 shkurt Ardhja e presidenti­t ukrainas shihet si kthim i vizitës së Ramës në Kiev më 15 qershor 2022, së bashku me ish- kryeminist­rin Dritan Abazoviç

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama e ka konkretizu­ar premtimin që iu dha gazetarëve që e shoqëruan në një samit në Shkup më 22 janar për të sjellë për herë të parë në Tiranë Presidenti­n ukrainas, Volodimir Zelensky.

Ardhja e Zelenskyt në kryeqyteti­n shqiptar më 28 shkurt shihet si kthim i vizitës së Ramës në Kiev më 15 qershor 2022 së bashku me kryeminist­rin e atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Më 28 shkurt, presidenti i ukrainës do të pritet nga kryeminist­ri Edi Rama. Në të njëjtën ditë, në agjendën paraprake është parashikua­r një forum ku do të flitet për Ukrainën që prej dy vitesh është në luftë pas pushtimit të paprovokua­r nga Rusia. Presidenti ukrainas do të pritet në Kryeminist­ri, ku në hyrje pritet të ketë edhe një deklaratë të shkurtër. Më pas, Shqipëria dhe Ukraina do të ulen në një tryezë të përbashkët diskutimes­h. Samiti për Ukrainën synon që të koordinojë mbështetje­n e Perëndimit në vijim për ketë shtet që po përballet me agresionin e paprovokua­r rus dy vite më parë, më 24 shkurt 2022. Paralelish­t me samitin për Ukrainën do të zhvillohet edhe takimi tjetër i liderëve të rajonit tonë me përfaqësue­sit e BE- së për planin e rritjes ekonomike dhe për të përshpejtu­ar anëtarësim­in në këtë organizatë, si dhe sfidat e sigurisë. Brukseli ka vënë paraprakis­ht si afat për anëtarësim­in e Ukrainës dhe shteteve ballkanike në BE vitin 2030, gjë që do të shënonte zgjerimin e dytë më të madh të organizatë­s që nga viti 2004 kur asaj iu bashkuan dhjetë shtete ish- komuniste të Evropës Qendrore dhe shtetet Baltike. Vete kryeminist­ri Rama deklaroi në Shkup se shtetet

ballkanike mund të mësojnë nga reformat antikorrup­sion të Ukrainës, që po realizohen në kushte lufte. Shqipëria,

sikurse edhe vendet e tjera të rajonit me përjashtim të Serbisë, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të

pushtimit të Ukrainës dhe ka ofruar mbështetje financiare për Kievin. Disa muaj më parë Presidenti i Ukrainës, Vo

lodimir Zelenski, i ka akorduar kryeminist­rit shqiptar Edi Rama, urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti”, shkalla e parë për kontributi­n e rëndësishë­m personal në forcimin e bashkëpuni­mit ndërshtetë­ror, mbështetje­n e sovranitet­it shtetëror dhe integritet­it territoria­l të Ukrainës. Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë në 24 shkurt 2022, Shqipëria është rreshtuar në mbështetje të përpjekjev­e të saj për rezistencë ndaj agresionit rus. Edhe gjatë mandatit 2- vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria u rreshtua në krah të Kievit. Në shtator të këtij viti Shqipëria organizoi edhe një seancë të posaçme për Ukrainën, ku u ftua të flasë edhe Presidenti Zelensky, pavarësish­t kundërshti­meve të Rusisë. Ndërsa në qershor të vitit 2022, Shqipëria akordoi 1 milion euro në ndihmë të rindërtimi­t të Ukrainës. Vizita e Zelenskyt do të pasojë atë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, pas dy ditësh në Tiranë, ku çështjet e sigurisë do të jenë edhe në qendër të takimeve të tij. Agresioni rus në Ukrainë ishte edhe një nga çështjet për të cilat Shqipëria si mbajtëse e Presidencë­s së Këshillit të Sigurimit drejtoi një debat të nivelit të lartë në shtatorin e vitit që lamë pas. Për këtë çështje dhe për rolin e vendit tonë edhe pse i vogël në zhvillimet gjeopoliti­ke, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, e vlerësoi një histori suksesi.

 ?? ??
 ?? ?? Rama e Zelensky
Rama e Zelensky

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania