Panorama (Albania)

“Mbrojtja e Qëndrueshm­e”, Begaj: Tregues i shkallës së lartë të përgatitje­s së FA

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte dje në stërvitjen “Mbrojtja e Qëndrueshm­e” të Grup- Batalionit të Këmbësoris­ë së Lehtë që u zhvillua në rajonin Luf të Pukës. Kjo njësi e certifikua­r nga NATO konsideroh­et si forcë e gatshme për dislokim dhe operim në ndërveprim të plotë me Aleancën VeriAtlant­ike. Presidenti Begaj vlerësoi se stërvitja e Grup- Batalionit tregon që Shqipëria është e gatshme dhe e aftë për t’u mbrojtur dhe për të kontribuar aktivisht në mbrojtjen kolektive, sidomos në krahun Juglindor të NATO- s. Gjatë stërvitjes u testuan kapacitete­t operaciona­le dhe pajisjet e reja. Presidenti Begaj, duke iu drejtuar Grup- Batalionit të Këmbësoris­ë së Lehtë, u shpreh: “Në këtë mënyrë, ju dëshmoni aftësitë operaciona­le për të vepruar dhe kryer operacione luftarake në çdo lloj terreni gjeografik dhe në çdo lloj rrethane”. Kjo stërvitje zhvillohet në të njëjtën kohë me “Steadfast Defender 24”, më të madhen stërvitje të NATO- s prej dekadash dhe në këtë kontekst Kreu i Shtetit vlerësoi se “NATO po tregon se është një aleancë e fuqishme, e aftë dhe e gatshme për të mbrojtur popullsinë dhe territorin e vendeve anëtare në hapësirën Euro- Atlantike nga të gjitha kërcënimet, në një qasje 360 gradë”. Presidenti Begaj rikonfirmo­i qëndrimin krah NATO- s për Ukrainën, ndërsa u shpreh, gjithashtu, për rrezikun real të përshkallë­zimit të vatrave të nxehta duke iu referuar situatës në

Lindjen e Mesme, por edhe situatës së brishtë në Ballkan. “Në këtë kontekst, stërvitja juaj merr një tjetër kuptim dhe rëndësi. Ju, si pjesëmarrë­s në këtë stërvitje dhe e gjithë trupa e Forcave të Armatosura, jeni vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë dhe paqes. Roli juaj për Shqipërinë dhe shqiptarët është jo vetëm jetik, por edhe strategjik”,deklaroi kreu i shtetit.

Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu, rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të lidhjeve transatlan­tike, duke u shprehur: “NATO, që këtë vit feston 75- vjetorin është mishërimi i mbrojtjes kolektive të një komuniteti vlerash, ku Shqipëria ka nderin të jetë pjesë”. Ndërsa vlerësoi përparimin e Forcave të Armatosura Shqiptare që nga koha e anëtarësim­it në NATO, kreu i shtetit u shpreh se vijimi i modernizim­it të tyre është çështje e sigurisë kombëtare. “Vlerësoj çdo iniciativë në drejtim të mbështetje­s së sigurimit të mirëqenies së personelit të Forcave të Armatosura, sepse për mbrojtjen e vendit nuk shpenzohet, por investohet për sigurimin e të tashmes dhe të së ardhmes”. Ai theksoi gjithashtu, rëndësinë e imazhit dhe të mesazhit që Forcat e Armatosura përcjellin në publik, duke deklaruar se “Mbi të gjitha, duhet të transmetoj­ë misionin thellësish­t patriotik që ju përmbushni”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania