Panorama (Albania)

Blinken të enjten në Tiranë, takohet me Ramën dhe Dumanin Për SHBA- të, reforma në drejtësi dhe antikorrup­sioni janë prioritet

-

Ditën e enjte do të vizitojë Tiranën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit mesditën e së enjtes, ndërsa mësohet se pritja do të bëhet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ndalesa e parë e sekretarit Blinken mësohet se do të jetë në selinë diplomatik­e amerikane. Më pas është parashikua­r takimi me kryeminist­rin Edi Rama. Zyrtari amerikan do të takohet me kryeminist­rin Rama dhe kreun e SPAK, Dumani. Të enjten e 15 shkurtit për herë të parë do të vizitojë Shqipërinë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencë­n e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë. Në një kofidencia­litet të plotë për shkak të sigurisë, mësohet se

Blinken në kryeqyteti­n shqiptar do të takohet me kryeminist­rin Edi Rama, me të cilin më pas mund të ketë një konferencë për shtyp. Gjithashtu, Sekretari amerikan i Shtetit do të takojë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin, që deri më tani është lexuar si një mbështetje e SHBA në luftën ndaj korrupsion­it në nivele të larta dhe krimit të organizuar. Për Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsion­it është prioritet, e për këtë një takim Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Gjatë qëndrimit në Tiranë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane. Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinken do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqyteti­t, por edhe brenda Tiranës, aty ku Blinken do të lëvizë për të zhvilluar takimet. Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Pas vizitës në Tiranë, Blinken do të shkojë drejt Mynihut, ku do të marrë pjesë në konferencë­n e sigurisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania