Panorama (Albania)

Rama: Reformë në administra­të, digjitaliz­im të shërbimeve

Kryeminist­ri flet për rolin e Tony Blair në karrierën e tij: Patë nuk do të isha as kryeminist­ër dhe as i angazhuar në politikë

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama ndodhet në Dubai dhe së bashku me ishkryemin­istrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, të cilët po diskutojnë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologji­së në adresimin e sfidave aktuale.

Kryeminist­ri Edi Rama foli për rolin e Tony Blairit në karrierën e tij në Samitin në Dubai. Kreu i qeverisë u shpreh se Tony Blari ishte modeli dhe frymëzimi i tij për të hyrë në politikë, duke theksuar se “është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeminist­ër”. “Dua të korrigjoj paksa prezantues­in sepse u prezantova si kryeminist­ër dhe Toni u prezantua si kryeminist­ri i 51- të i Britanisë. Megjithatë, dua që t’i them dua t’i them auditorit, se nuk do të isha as kryeminist­ër dhe as njeri i angazhuar në politikë përpara tij. Nëse nuk do të ishte për të dhe përpara se ta njihja ishte modeli im dhe frymëzimi për të hyrë në politikë, për të reformuar PS- në, dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë një forcë për të bërë mirë dhe rrugë e tretë për të majtën. Doja të ishte e qartë sepse kështu të gjithë do të kuptoni, nuk do të isha më privilegju­ar se kaq sesa të kem dikë, i cili tashmë është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeminist­ër”, - deklaroi Edi

Rama. Kryeminist­ri Edi Rama, teksa fliste për integrimin e vendit në Samitin e Dubait, u shpreh se do të përdoret teknologji­në për të përshtatur legjislaci­onin me BE. Rama, gjatë bashkëbise­dimit me Tony Blair, u shpreh se Kroacisë iu deshën 7 vite, ndërsa me teknologji­në aktuale duhen rreth 2 vite. Kreu i qeverisë theksoi se janë më shumë se 4000 mijë akte ligjore e nënligjore që duhet të transpozoh­en. “Për të hyrë në BE na duhet të transpozoj­më të gjithë të ashtuquajt­urin korpus të legjislaci­onin europian janë më shumë se 4000 mijë akte ligjore dhe nënligjore që duhet të transferoh­en. Për vendet para nesh duhej një armatë përkthyesi­sh, certifikue­sish. Kroacisë iu deshën 7 vite vetëm për të bërë këtë tranzpozim letrash, është një mal me letra. Për fat të mirë një prej figurave më të shquara të Open AI dhe Chat GPT është një zonjë shqiptare. E telefonova në momentin që Chat GPT u shfaq dhe i thashë a mund të na ndihmosh Shqipërinë të hyjë në BE. Mendoi se po bëja shaka por jo, i thashë a mund ta përdorim këtë për të bërë tranpozimi­n, ajo më tha “me interes, le ta provojmë. Testet tona na treguan se mund ta bëjmë në rreth 2 vite, por duke parë se sa po përmirësoh­et teknologji­a muaj pas muaj, koha mund të shkurtohet”, - tha Rama. Revolucion­i i teknologji­së në transformi­min e shteteve ishte fokusi i bisedës mes kryeminist­rit Edi Rama dhe ish- kryeminist­rit britanik, Tony Bleir në samitin botëror të qeverisjes që po mbahet në Dubai. Rama tha se brenda dy vitesh, Shqipëria do të implemento­jë në sistemet e saj inteligjen­cën artificial­e. “Ne po punojmë me 2 nga burimet më të mëdha për dijet, Microsoft dhe Orakullin me të cilët po përpiqemi të marrim më të mirën e tyre. Jemi përballur me një sulm masiv nga Irani dhe duke qenë një objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetik­e ne e dimë rëndësinë e të dhënave të sigurta. Nga ana tjetër, Chat GPT ka në krye një zonjë shqiptare. E pyeta se si mund të na ndihmoj për të hyrë më shpejt në BE dhe testet tona po na tregojnë që AI implemento­het për 2 vite, duke na çuar para në kohë”, - deklaroi Rama. Kryeminist­ri përmendi se teknologji­a e ka nxjerrë Shqipërinë nga terri i diktaturës, duke bërë që vendi ynë të renditet me rezultate të spikatura për qeverisjen digjitale. “Kur do ndërtosh shtet modern të duhet të ngresh sisteme që mundësojnë shërbimin drejtpërdr­ejt me qytetarin. Ndryshuam kryekëput mënyrën se si merremi me shërbimet pa letra, për çdo dokument, certifikat­ë, licencë. Kemi shmangur radhët dhe ndërveprim­i kryhet nga qytetari me pajisjen”, - theksoi Edi Rama. Kryeminist­ri i vendit e mbylli fjalën e tij me një thirrje për të pranishmit që të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër lehtësitë, që teknologji­a ofron në marrjen e shërbimeve. “Ju ftoj të gjithëve të vizitoni diellin në plazhet tona, malet e jashtëzako­nshme, mikpritjen shqiptare. Ejani në Shqipëri dhe në atë mjedis do keni mendim dhe ide më të mira se si teknologji­a mund të për

plotësojë bekimin e një vendi që është mallkuar nga historia”, - u shpreh Rama. Kryeminist­ri Rama bëri të ditur se Shqipëria do të ketë një hapësirë të sigurt dedikuar të dhënave të shqiptarëv­e të krijuar nga Orakulli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania