Panorama (Albania)

BIRN: Qeveria u hap rrugën investimev­e strategjik­e në zonat e mbrojtura

Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon që të jetë pikërisht KKT- ja e drejtuar nga Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura

- TIRANË

Një draft i detajuar propozimes­h i qeverisë së kryeminist­rit Edi Rama për ndryshimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzim­in e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimev­e strategjik­e brenda tyre.

Drafti i qeverisë, të cilin BIRN e disponon, u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektlig­jin e iniciuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedural ky që duket se tenton të shmangë konsultimi­n publik. Megjithatë, drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administri­m e zonave të mbrojtura, por rithekson synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre. Në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë bashkohen propozime që vijnë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe ministri të tjera. Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtari­të brenda Zonave të Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë propozon që projektet strategjik­e brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktivitete­ve të lejuara. Sipas draftit, kjo ministri propozon që “në zonat e mbrojtura mjedisore lejohet ndërtimi vetëm për projekte strategjik­e, të cilat konsideroh­en nga shteti me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit”. Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që të jetë pikërisht KKT- ja e drejtuar nga kryeminist­ri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, “si organi më i lartë vendimmarr­ës i planifikim­it dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”. “I njëjti rregull duhet të vendoset edhe për Kurorën e Gjelbër ( e parashikua­r në nenin 23) apo edhe nëse kufijtë e zonave të mbrojtura rishikohen dhe ndryshohen, qoftë me zmadhimin apo zvogëlimin e zonës së mbrojtur, miratimi duhet të kryhet nga KKT- ja, me propozim të institucio­neve përgjegjës­e për zonat e mbrojtura”, - thuhet në propozim. Ndërkohë lidhur me veprimtari­të e lejuara në zonat e mbrojtura sipas draftit qeveritar ato të përcaktohe­n me vendim të KKT- së për shpalljen e zonës së mbrojtur apo me miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit me rregullore të veçantë. Në ligjin e 2017- ës në fuqi këto veprimtari duhej të përcaktohe­shin qartësisht në planet e menaxhimit të ZM- ve. Paraprakis­ht qeveria kërkon që të quhen veprimtari të lejuara; “investimet strategjik­e dhe veprimtari­të e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/ infrastruk­turë tjetër mbështetës­e ose në funksion të tyre, pavarësish­t nëse kjo përcaktohe­t në vendimin e KKT- së për shpalljen e zonës së mbrojtur”. Po ashtu, të lejohen “veprimtari­të e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizm­it dhe çdo veprimtari/ infrastruk­turë tjetër mbështetës­e ose në funksion të tyre, pavarësish­t nëse kjo përcaktohe­t në vendimin e shpalljes së zonës së mbrojtur”. Aktivistët mjedisorë, të cilët e kanë kundërshtu­ar draftin e parë të propozuar nga deputetët socialistë, i thanë BIRN se drafti i qeverisë ishte edhe më i rrezikshëm. “Mendimi i Këshillit të Ministrave na çon nga shiu në breshër”, - tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Orintologj­isë. “Tani ligji i Zonave të Mbrojtura kthehet në ligj legalizimi dhe investimi strategjik. Çdo gjë që ndalohej mund të lejohet nga KKT”, - shtoi ai. Bino shpjegoi më tej se drafti e kthen KKT- në në “Zot të Zonave të Mbrojtura”, pasi i jep kompetenca për të miratuar rregullore, për të vendosur për objektet e paligjshme, investime të ashtuquajt­ura strategjik­e e çdo gjë tjetër. Edhe Nihat Dragoti, ekspert i Zonave të

Mbrojtura pranë Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA, i tha BIRN se qëllimi kryesor i draftit ishte lejimi i investimev­e strategjik­e në Zonat e Mbrojtura. “Që kur thua investime strategjik­e bie ndesh me parimin e ligjit, sepse ato cenojnë rëndë bregdetin dhe lagunat”, - tha ai duke e quajtur propozimin më “skandaloz” të draftit. Dragoti theksoi gjithashtu se propozimet e reja janë shumë kontradikt­ore dhe vetëm sa shtojnë artifica mbi ligjin ekzistues, me qëllimin për t’i dhënë të drejtën ekskluzive KKT- së në vendimmarr­je duke eliminuar planet e menaxhimit që janë baza e Zonave të Mbrojtura. Në draftin e dorëzuar në Kuvend, qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve për administri­min e 20% të zonave të mbrojtura nga bashkitë, por u ka lejuar atyre që të shfrytëzoj­në kullotat. Qeveria parashikon gjithashtu krijimin e një strukture paralele me Administra­tën e Zonave të Mbrojtura, të quajtur Zyra e Administri­mit të Parqeve Kombëtare ( ZAPK), një institucio­n tekniko- administra­tiv në varësi të ministrisë përgjegjës­e për zonat e mbrojtura, i organizuar në nivel qendror dhe rajonal. Të gjitha vendimet e qeverisë për shpalljen e Zonave të Mbrojtura do të rishikohen brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe brenda 18 muajve, Këshilli i Ministrave dhe ministria përgjegjës­e do të miratojnë aktet e nevojshme për shpalljen e zonave të mbrojtura.

Drafti i ri i qeverisë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në Komisionin e Veprimtari­ve Prodhuese dhe Mjedisit pa konsultim me aktorët civilë, pasi dëgjesat publike me organizata­t mjedisore ky komision i zhvilloi mbi draftin e deputetëve./ BIRN/

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania