Panorama (Albania)

“Rrëzohet” Komuniteti Mysliman Shqiptar, lë në fuqi ligjin për kompensimi­n e pronave

-

Gjykata Kushtetues­e ka lënë në fuqi ligjin për kompensimi­n e pronave, duke rrezuar kështu kërkesën e Komuniteti­t Mysliman Shqiptar. Kujtojmë se nga KMSH në padi kundërshto­het metodologj­ia e përllogari­tjes së kompensimi­t financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.

Njoftim nga Gjykata Kushtetues­e:

Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë në datat 13.12.2023 dhe 12.01.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 18 ( K) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Komuniteti­n Mysliman të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1 dhe 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/ 2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/ 2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave””, si të papajtuesh­me me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikave 2, 3/ 1 dhe 3/ 2, shkronja “c”, të shtuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 223, datë 23.03.2016 nga pika 3 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të kompensimi­t të pronës dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave”, të ndryshuar”, si të papajtuesh­me me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të kompensimi­t të pronës dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave”, të ndryshuar”, në pjesën që shton pikën 16/ 7 në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave, si e papajtuesh­me me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimt­ar të Gjykatës Kushtetues­e”! Gjykata Kushtetues­e, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendime­t e parashtrua­ra nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuar­a, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës, në përfundim të shqyrtimit të çështjes sot, më 13.02.2024, me shumicë votash dhe njëzëri për një pretendim, vendosi rrëzimin e kërkesës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania