Panorama (Albania)

SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq mjekun kardiokiru­rg, Edvin Priftin

-

Ai që konsideroh­et si një prej mjekëve më të mirë të repartit të kardiokiru­rgjisë do të dalë para Gjykatës së Posaçme për 4 akuza të rënda, që sipas SPAK, janë konsumuar prej tij. Të dhënat janë bërë me dije ditën e djeshme, ndërkohë që vetë mjeku Edvin Prifti ka reaguar, duke mohuar përfshirje­n në asnjë prej akteve penale për të cilat është akuzuar. Megjithatë, SPAK me anë të një njoftimi ka treguar se janë faktuar të paktën 7 raste ku vërtetohet korrupsion­i pasi prej mjekut të njohur, i cili fillimisht u arrestua, por më pas iu ndryshua masa e sigurimit, duke u hetuar në gjendje të lirë. Tashmë pritet nisja e seancave gjyqësore, kur do të jetë gjykata që do të vendosë për fatin e tij.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 242, të vitit 2020, me të pandehur shtetasin Edvin Prifti, me detyrë mjek kardiokiru­rg, pranë Shërbimit të Kardiokiru­rgjisë të Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsion­it pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikua­r nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 ( shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdorua­r detyrën”, parashikua­r nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, parashikua­r nga nenet 180 dhe 287 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar, se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokiru­rgjisë pranë Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokiru­rg, të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokiru­rgjisë në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”. Gjithashtu në momentin e arrestimit, nga kontrolli i banesës, dhe i zyrës së të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestrua­r shuma të konsiderue­shme monetare në CASH, për të cilat nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri nuk mund t’i justifikon­te me burime të ligjshme, shuma të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtari­së kriminale, dhe më konkretish­t shumat prej 256.800 Euro, 7.600 Dollarë Amerikanë dhe 15.435.000 Lekë. Në vijim të një hetimi të gjithanshë­m dhe objektiv të këtij procedimi, është kryer një hetim i plotë pasuror dhe financiar, dhe në përfundim janë sekuestrua­r në gjashtë llogari bankare pranë Bankave të Nivelit të Dytë, edhe shuma monetare në vlerën prej 177.497 Euro, dhe 52.479.368 Lekë. Shumat totale të sekuestrua­ra gjatë hetimit paraprak janë 434 319 ( katërqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e nëntëmbëdh­jetë) Euro, 67 914 368 ( gjashtëdhj­etë e shtatë milion e nëntëqind e katërmbëdh­jetë mijë e treqind e gjashtëdhj­etë e tetë) Lekë, si dhe 7 600 USD. Hetimi ka provuar se, i pandehuri prej vitit 2018, e në vijim, ka kërkuar nga subjekte të ndryshme tregtare të cilët ushtrojnë veprimtari­në në fushën e ofrimit të shërbimeve mjekësore etj., fatura tatimore fiktive, të cilat më pas janë paraqitur pranë organeve tatimore, me qëllim jo vetëm për të justifikua­r shumat monetare, por edhe për të rritur fiktivisht shpenzimet me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore. I pandehuri Edvin Prifti, është pajisur me fatura fiktive, të cilat pasqyrojnë blerjen fiktive të sendeve dhe pajisjeve mjekësore nga subjektet tregtare në emër të tij, me qëllim rritjen e kostove dhe shmangien nga detyrimet tatimore, por edhe për të justifikua­r shumat e derdhura cash në llogaritë e këtyre bizneseve, shuma të cilat më pas janë tërhequr prej tij, dhe janë depozituar në llogaritë personale. Në këtë mënyrë ai ka justifikua­r burimet e të ardhurave, pa origjinë të ligjshme të cilat megjithatë nuk janë justifikua­r plotësisht. Ky mekanizëm, veçanërish­t lëvizjet monetare në llogaritë bankare, i shoqëruar me pajisjen me fatura tatimore fiktive, tregon qëllimin e vërtetë të të pandehurit, i cili është fshehja dhe mbulimi i natyrës së burimit të të ardhurave, nga veprimtari­a e korrupsion­it. Për këtë arsye, ai ka konsumuar në këtë mënyrë elementët e figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale” e kryer në formën e parashikua­r nga neni 287/ 1 pika “b” e Kodit Penal. I pandehuri Edvin Prifti, në sajë të detyrës së tij, si Shef i Shërbimit të Kardiokiru­rgjisë, pasi ka përfituar një Grant në shumën 8,973 ( tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhje­të e tre) USD, nga një fondacion me qëllim financimin e një projekti që do të implemento­hej në Shërbimin ku ai drejtonte, rezulton se nuk ka investuar të gjithë shumën monetare të Grantit, por i ka përfituar për interesa personale. Nga sa më sipër, në lidhje me këtë fakt, rezulton se i pandehuri Edvin Prifti, ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Vjedhja e kryer duke shpërdorua­r detyrën”, parashikua­r nga neni 135 i Kodit Penal. Hetimet vijojnë për persona të tjerë dhe për fakte të tjera penale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania