Panorama (Albania)

Familja e tij kundërshto­n transferim­in për të vuajtur dënimin në burgjet tona

-

Një i ri nga një fshat i Durrësit mësohet se gjendet i burgosur në Angli. Ai ka ikur atje në moshë të vogël e për pasojë mësohet se ka kryer një vepër penale për të cilën është arrestuar dhe ka marrë edhe dënimin ku po bën edhe burgun. Por hyrja në fuqi e marrëveshj­es së transferim­it të të burgosurve që gjenden në burgjet britanike drejt vendit tonë ka bërë që familja e tij të reagojë dhe të kërkojë që ai të mos transferoh­et për në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin Gerjan Brahe, 21 vjeç, nga fshati Bizë i Durrësit. Sipas të dhënave që vijnë nga familja e tij ai është larguar nga vendlindja e tij që në vitin 2019 dhe pas shumë peripecive ka mbërritur në Britaninë e Madhe. Në fakt sipas familjes së tij, ata aso kohe u detyruan ta largonin djalin nga shtëpia për shkak të një konflikti që ai kishte pasur në zonën e tij, por djali gjatë qëndrimit në Angli është përfshirë në kryerjen e një vepre penale. Familjarët tregojnë se ai është arrestuar, është gjykuar dhe ka marrë edhe dënimin, dënim që tashmë i është kërkuar të vite ta kryente në Shqipëri. Por familjarët kundërshto­jnë që djali i tyre të sillet në Shqipëri, jo vetëm për faktin se atij edhe mund t’i rrezikohet jeta, por se 21vjeçari, e ka kryer veprën penale atje dhe nuk ka pse transferoh­et në vendin tonë. Familjarët të shqetësuar bëjnë apel se jeta e fëmijës së tyre mund të jetë në rrezik këtu, në momentin që ai mund të kryejë dënimin dhe të dalë nga burgu, ndaj kërkojnë që ai të mbarojë vuajtjen e dënimit për shkak të sigurisë së jetës së tij në Angli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania