Panorama (Albania)

Del vendimi i gjykatës për lirimin e shqiptarit, anëtar i “Lions”

Kush janë personazhe­t që bënë bujë pas lirimit, njëri prej të cilëve quhet Bledi Alushi. Mediat greke publikojnë pjesë të vendimit

- GREQI

Mediat greke kanë publikuar dje vendimin e Gjykatës greke për lirimin e dy anëtarëve të grupit kriminal shqiptar “Lions” të akuzuar në Greqi për shumë krime të rënda, përfshirë vrasje.

Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri dhe Nektarios Karkalios, 24 vjeç nga Greqia u arrestuan në 8 shkurt për disa ngjarje kriminale përfshirë tentativa vrasje. Për Alushin u ngritën akuzat “grup kriminal”, “vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpuni­m dhe veçmas”, “armëmbajtj­e pa leje dhe përdorim arme” dhe “përvetësim pasurie në bashkëpuni­m” ndërsa ndaj Karakalios akuza “vrasje e mbetur në tentativë”. Gjatë kontrollev­e atyre iu sekuestrua­n edhe 2 pistoleta e municion si dhe sasi eurosh. Por Gjykata në Greqi i ka liruar të dy nën masën “detyrim paraqitje”. Sipas “Zougla”, shqiptari dhe greku janë pjesë e grupit kriminal “Lions” në Greqi, të përbërë nga shqiptarë ndërkohë që Nektarios Karakalios ka qenë më parë i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Pëllumb Islamit nga Delvina, por ishte liruar sërish nga Gjykata. Madje dhe pas lirimit, sërish ishte arrestuar në dhjetor 2023 me armë dhe sërish ishte liruar. Avokati i tyre, Janis Glykas, tha për “Zougla”: “Kjo është një dosje në të cilën autoritete­t policore u përpoqën të bashkonin prova të shpërndara inkriminue­se dhe çështje të tjera penale në pritje për t’u caktuar përgjegjës­i penale klientëve të mi. Fillimi i përfshirje­s së hetuar të klientëve të mi ishte tentativa e vrasjes ndaj gruas së një prej të pandehurve, e cila më pas tentoi ta inkriminon­te. Pas kërkimit të faljes së tyre, klientët bindën për mospërfshi­rjen e tyre në akuzat e ngarkuara dhe u liruan”

EPISODET PËR TË CILAT U ARRESTUAN

Më datë 21.01.2024, në zonën e Kolonos, në bordin e një automjeti ndodheshin Spartak Lato, Dimitrios Lato, Maria Lato, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjeç. Në rrugën “Lenorman”, një grup prej 7 personash ndaluan mjetin në fjalë dhe sulmuan drejtuesin e mjetit Spartak

Lako, me grushte dhe shkelma në mes të rrugës, ndërsa të paktën njëri prej tyre, i cili mbante një armë, e ka goditur me qytë në fytyrë. Gjatë sulmit, njëri prej autorëve, fillimisht i ka kanosur me pistoletë personat në mjet dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre, me qëllim vrasjeje, por pa i kapur dot. Nga deklarimet e dëshmitarë­ve dhe nga analiza e pamjeve filmike, rezulton se autorët e sulmit të armatosur janë

Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dhe të paktën 5 persona ende të paidentifi­kuar.

Rreth orës 16: 00 të datës 05.02.2024, në spitalin “Evangjelis­mos” është paraqitur shtetasja me një plagë depërtuese me armë zjarri në bark. I pranishëm në spital ishte edhe bashkëshor­ti i saj, shtetasi Nektarios Karakalios, i cili deklaroi verbalisht në polici se gruaja e tij qëlloi veten me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Nga hetimi i rrethanave të plagosjes rezultoi se autori i vrasjes në tentativë ndaj saj është Nektarios Karakalios. Në vendin e ngjarjes ndër të tjera u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 karikator me kapacitet 30 fishekë pa gëzhoja. Në orën 14: 30 të datës 22.07.2022 në zonën e “Axarnon”, shtetasit Kristos N. Loukas, 28 vjeç, Kristos P. Loukas, 28 vjeç, Spirido Loukas, 32 vjeç dhe dymbëdhjet­ë 12 persona ende të paidentifi­kuar, kanë shkuar në rrugën “Prespas nr. 67” në “Axarnon”, jashtë shtëpisë së Nikolaos Loutsa, 30 vjeç, duke mbajtur karabina, pistoleta dhe shkopinj druri. Ata kanë qëlluar me qëllim vrasjeje me pasojë plagosjen në këmbë të Loutsës. Sipas ekzaminime­ve laboratori­ke – krahasuese dhe gjurmëve të mjeteve dhe Shënimi Informativ i datës 02.08.2024, ka rezultuar se gëzhoja e gjetur në vendin ku ka ndodhur vrasja në tentativë e Nikolaos Loutsa dhe gëzhoja e arma e zjarrit kanë dale nga pistoleta e markës “69278” ZASTAVA, e cila u sekuestrua në rrugën “Gemelou nr. 118” në “Nikea”, në të cilën Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kishin fshehur një pjesë e armatimit të tyre. Për rrjedhojë, dy nga bashkëpunë­torët e panjohur të autorëve të identifiku­ar në atë kohë janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios. Rreth datës 0809.01.2024, Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kanë qëlluar me armë zjarri të paktën shtatë 7 herë në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevop­oulou” dhe “Giannari” në Patisia, e cila ishte e mbyllur në atë kohë. Për pasojë janë shkaktuar dëme, pasi xhamat e barit janë thyer si nga ana në rrugën “Paraskevop­oulou” ashtu edhe nga rruga “Giannari”. Nga dëshmitë e dëshmitarë­ve rezultoi se autorë të të shtënave janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania