Panorama (Albania)

Nëna e viktimës: Me këto duar do e bëj copa- copa dhe trupin do ia lë në polici!

Familjarët vijojnë të hedhin poshtë versionet e dhëna nga autori i krimit, që u arrestua për shtyrje në vetëvrasje të 27- vjeçares

- TIRANË

Ngjarja e rëndë që u shënua pak ditë më parë në Kamzë, ku një vajzë u hodh nga tarraca e një pallati, vijon të tronditë opinion publik.

Ditën e djeshme ka qenë vetë nëna e saj, e cila ka treguar të dhëna në lidhje me jetën së bijës, duke hedhur akuza ndaj personit që thotë se i ka bërë shantazh dhe presion vajzës. Madje familjarët e së ndjerës shkojnë edhe më tej duke pretenduar se ajo nuk është hedhur vetë, pasi ajo ishte nënë e një fëmijë vetëm 2 vjeç dhe nuk mund ta linte kurrë, ndërkohë që vetë gruaja në studion e “News 24” ka thënë se nëse ai lirohet do ta ‘ mbyste’ me duart e saja. Ka qenë daja, tezja dhe njerëz të tjerë të familjes të cilët kanë kërcënuar në emër të jetës së shkuar të njeriut të tyre, ndërkohë që ata mohojnë të jenë të vërteta pretendime­t e të arrestuari­t të policisë. ky i fundit u vu në pranga 2 ditë pas ngjarjes pasi u tha se kishte hedhur

në rrjetet sociale foto komproment­uese të 27- vjeçares. Madje, autori që dyshohet që e shtyu në vetëvrasje 27vjeçaren i ka thënë policisë se ka qenë një shok i tij që ia ka marrë fotot dhe i ka hedhur por policia ende nuk e ka zbuluar emrin e këtij personi.

RRËFIMI I NËNËS

Nëna e Sibela Abedinit, 27- vjeçares e cila vrau veten pasi personazhi i “Tiktok”ut i publikoi një foto intime, ka paralajmër­uar se nëse Altin Çoku del nga burgu, do të bëjë vetëgjyqës­i. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatore­s Evis Ahmeti, Daniela tregoi Altin Çoku ka thënë në “Tiktok” se “s’ka çfarë më bën shteti se jam me kartelë dhe kam lekë”. “Jam betuar para arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copacopa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën s’e fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras”, - u shpreh ajo. Nëna e Sibela Abedinit tha se: “Fëmija ka qenë duke punuar, jo në hotel. As tek supermarke­ti nuk dilte, ishte fëmijë i mbyllur. S’e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

Kishte 1 muaj e 3 ditë që kishte ardhur nga Kosova. Si çdo çift kishin probleme, i

thashë hajde rri këtu dhe qetësohu. E mora unë në Kosovë, vajza ka qenë shumë xheloze. I thashë ka fëmijë me ty, mos me mamin. E kam rritur pa babë, jam bërë nënë e babë vetë. Bashkëshor­ti është jashtë, ai është me tjetër. Këtë mostrën e kam takuar në një supermarke­t me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit. Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital. Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë. Ditën e parë shkoi me vajzën e saj të vogël dhe i dha 20 mijë lekë. Ditën e dytë Sibela la vajzën tek motra dhe iku vetë, nuk i kishte dhënë lekë. I dha vetëm një çantë me lodra për vajzën e vogël. Ka shitur unazën për t’i blerë vajzës pampersa. I thashë të mos shkojë më, se do të gjenim punë tjetër.

Ditën e dytë i tha që do iki në Itali dhe kur të të kontaktoj unë. Sibela ishte e qetë, nuk shfaqi shqetësime. Po të më thoshte mami kam këtë kërcënim, do të merrja telefonin do ta vrisja vetë fëmijën tim pa ma vrarë ai. I kam thënë nxirreni atë nga policia. Ai ka thënë në ‘ Tiktok’ s’kam çfarë më bën shteti se jam me lekë. Jam betuar pa arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa- copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras”.

 ?? ?? Sibela Abedini
Sibela Abedini
 ?? ?? Altin Çoku
Altin Çoku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania