Panorama (Albania)

Gjykata e Shkodrës dënon me 22 vite burg 33- vjeçaren Orjana Gremi

-

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg Orjana Gremin, e cila mbyti foshnjën e saj 6- diteshe në 5 janar 2023 duke e hedhur në

lumin Kir. Seanca gjyqësore u mbajt të hënën në 12 shkurt, kur trupa gjykuese e shpalli atë fajtore për veprën penale vrasjen e së miturit. Para se gjykata të shpallet vendimi, ajo shfaqi pendesë për krimin e kishte bërë dhe kërkoi mëshirë për dënimin ndaj saj. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, ku 33vjeçarja solli në jetë djalin e saj në 30 dhjetor 2022. Ajo ishte e pamartuar dhe kishte kërkuar në spital që ta jepte fëmijën për birësim, por më pas ndërroi mendje. E reja doli nga spitali në 4 janar, dhe një ditë më pas, në kushte të rënduara psikologji­ke, ndërmori aktin e rëndë duke hedhur foshnjën e saj në ujerat e lumit Kir në Postribë. Më pas Gremi rrëfeu krimin e saj murgeshave të fshatit, dhe foshnja u gjet e pajetë në 5 janar. Vetë Orjana Gremi ishte braktisur nga prindërit që në moshën 1- vjeçare dhe ishte rritur pa familje, por nga të afërmit e saj. Pritet zbardhja e vendimit të gjykatës për të mësuar nëse gruaja ka pasur probleme me shëndetin mendor në momentin që ka marrë përsipër vrasjen e foshnjës së saj. Po ashtu nuk është bërë me dije asnjë seancë gjyqësore në lidhje me shqyrtimin e akuzave ndaj sa dhe aq më pak të jenë dhënë konkluzion­et e mbrojtjes, nëse sigurisht është mbrojtur qoftë edhe me avokat kryesisht. Në momentin e arrestimit policia pretendoi se gruaja kishte probleme të shëndetit mendor por duket se gjykata e Shkodrës e ka dënuar për vrasjen e të miturës, gruan, që doli nga spitali dhe rrëmbeu foshnjën duke e hedhur në lumin Kir.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania