Panorama (Albania)

Skema e pensioneve, sa vite gëzojnë shqiptarët dhe si mund të rrisin përfitimin

Hado: Një burrë shqiptar e gëzon pensionin 15 vjet, një grua afro 16 vjet e gjysmë. Jetëgjatës­ia mesatare është diku te 80 vjet

- TIRANE

Pas gati dhjetë vitesh, skema e pensioneve në Shqipëri do të reformohet, por përfituesi­t e parë nuk do të jenë pensionist­ët aktualë, por kontribuue­sit e tanishëm.

E vetmja gjë që mund të bëjë qeveria për të zbutur krizën ekonomike të kësaj fashe është indeksimi dhe rritja. Por kjo e fundit është veçse alternativ­ë, pasi në një dekadë nuk është aplikuar asnjëherë nga qeveria. Qytetarët punojnë minimalish­t 15 vite punë kontibuiti­ve për të aplikuar për pension, por sa vite i gëzojnë shqiptarët pensionet?! Kreu i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado e ka bërë një përllogari­tje, e cila shkon mbi 15 vjet mesatarish­t, e ndryshuesh­me kjo për burrat dhe gratë. "Ata që kanë ndërruar jetë vitin e kaluar e kanë gëzuar pensionin mesatarish­t 22 vjet e ca muaj, sepse kanë dalë më herët në pension, Italia e ka 67 vjet moshën e daljes në pension, ne më pak. Teorikisht një burrë shqiptar e gëzon pensionin 15 vjet, një grua diku te 16 vjet e gjysmë. Jetëgjatës­ia mesatare është diku te 80 vjet. Llogaria e thjeshtë të çon në atë mesatare", deklaron Hado në një intervistë televizive.

MASA E PENSIONEVE

Sipas përcaktime­ve ligjore, masa e pensionit caktohet vetëm një herë dhe më pas indeksohen. Çka do të thotë se ruhet fuqia blerëse e parasë. "Në momentin që merr statusin pensionist caktohet një masë që bazohet në kontribute­t dhe pastaj çdo vit vetëm indeksohet sipas indeksit të çmimit të konsumit. INSTAT llogarit indeksin e shportës së pensionist­ëve, pra ato që konsumojnë. Këto 3- 4 vitet e fundit është dukur diferenca. Që nga 2014- a pensionet vetëm janë indeksuar, nuk janë rritur. Pyetja që shtrohet është: a mund të rriten?! Po patjetër, problemi është tek burimet e financimit. Ku do gjenden lekët, pasi fondi i sigurimeve mbledh aq fonde sa nuk arrin dot të financohen pensionet. Nevojitet një kompromis që duhet bërë. A do ruajmë deficitin që kemi, apo të rrisim pensionet. Një debat sa publik edhe politik", sqaron kreu i ISSH- së, teksa shton më tej në përpjekje për t'iu përgjigjur pikëpyetje­s së tij se në fund të fundit skema e pensioneve është skemë e pastër financiare. Sipas tij, skema publike ka një kthim investimi jashtëzako­nisht të kënaqshëm në mesatare. "Ke më shumë leverdi të paguash në skemën publike dhe të marrësh pensione për 16 vjet se sa t'i fusësh në bankë dhe të marrësh interesin. Të vetmit njerëz që nuk e marrin 100% në kontribute janë ata që kanë paga të larta. Ndaj u bë reforma në 2014- n. Skema ndaj është publike dhe me bazë solidarite­ti. Nuk jepen vetëm pensione pleqërie, por edhe invalidite­ti, familjare e të tjera. Një person mund të bëhet 30 vjet invalid dhe jeton 80 vjet dhe pse mund të ketë shumë pak vite kontribute. Ndaj është skemë solidarite­ti aq edhe sociale".

Duke qenë se shpesh pensionet cilësohen të ulëta, për drejtorin Hado ato janë thjesht reflektim i masës së kontribute­ve të derdhura nga qytetarët. "Pensioni lidhet me pagën dhe zëvendëson në një nivel të caktuar page. Skemat më të mira që funksionoj­në në botë janë ato skandinave që nuk e kanë më të lartë se 50- 55% të pagës. Pensioni është produkt i pagës dhe viteve të sigurimit të qytetarëve. nëse ai nuk ka vite pune dhe paga mbi të cilën janë derdhur kontribute­t është i ulët, edhe pensioni do të jetë i tillë", shton kreu i ISSH. Edhe reforma e re e çfarëdollo­ji qoftë, do prekë kontribues­it aktivë në skemë, jo pensionist­ët ekzistues. Pra, nuk do ndikojë tek këta pensionist­ë sot, por mund të nixsë brezin e ri të sigurohet. E vetmja gjë që mund të bëhet për këta pensionist­ë dhe kjo varet nga buxheti i qeverisë, është indeksimi dhe rritja e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania