Panorama (Albania)

"Magjia e shitjes së nderit" në romanin e shkrimtari­t Namik Dokle

Mesazhi i domosdoshm­ërisë së rishkruarj­es me realizëm të historisë dhe i luftës pa kompromis ndaj krimit e korrupsion­it

- HALIL RAMA* NAMIK DOKLE

Trilli artistik i Namik Dokles në romanin e tij të fundit "Dhjetë gramë nder" - botim i Shtëpisë Botuese prestigjio­ze "TOENA", i kalon kufijtë e imagjinatë­s.

Një trill artistik befasues që në titull, për të vijuar në episodin e parë të romanit, ku në të famshmin "takim me historinë", një ministër e manipulon atë, në ditën e inaugurimi­t të Muzeut të Luftës, duke përvetësua­r rolin e komandanti­t të batalionit, e për të vijuar kësisoj thuajse në të 25 episodet e 222 faqeve të romanit. Ideja e "tregtisë së nderit" iu ngulit kështu personazhi­t kryesor, Nderimit, që ditën kur babai i tij, ish komandanti i vërtetë i batalionit gjatë LANÇ, pasi ia çorri maskën ministrit dyfytyrësh, i kërkoi të birit të shkonte të blinte "Dhjetë gramë nder" në ndonjë dyqan të qytetit.

Që këtu, autori përcjell me mjeshtri të rrallë artistike mesazhin e domosdoshm­ërisë së rishkruarj­es së historisë me realizëm. Dhe ndërsa babai e pagoi me ndëshkime tejet të rënda mbrojtjen me stoicizëm të së vërtetës për kontributi­n e tij në LANÇ, vite më vonë pas ndryshimit të sistemit, i biri Nderimi mori kredi për të zgjeruar tregun e nderit ( fq. 25). Klubi që ai kishte rregulluar me atë kredinë e majme, kishte qenë dikur klubi i gazetarëve të qytetit, edhe ata shitës të dikurshëm të ndërgjegje­s. Kështu, në shitoren me tabelën "Këtu shitet nder", vijuan të vijnë, jo vetëm prostituta të çnderuara nga "burra me çorape shtatë javë të palara, me kutërbim shurre dhe sperme..." ( fq. 28), por edhe të dërguar nga politikanë të rangut të lartë, nga deputetë e ministra, prokurorë e gjykatës të korruptuar e të inkriminua­r. Vinte të blinte 1 gramë, dhjetë apo një kilogram nder, edhe ndonjë që mendonte se me të mund të pastrohej e të bëhej i ndershëm, ndonëse "... kishte vjedhur pensionin e nënës, një tjetër që kishte nxjerrë gruan e tij në semafor, një i tretë që kishte bërë grabitje shumash të mëdha, por pa prekur asnjë qindarkë me dorë, pa çarë mure e pa thyer kasaforta, por vetëm duke hakëruar disa llogari bankare, një i katërt që kishte hall të merrte vesh se si i bëhet me atë që, duke qenë shofer i një ministri, kishte marrë përsipër aksidentin e kryer nga shefi i tij, dikush që pyeste nëse ishte humbje nderi ta tradhtosh gruan me dashnoren apo edhe me vajzën e bosit të kompanisë, sekretare e të cilit është gruaja jote…"( fq. 194). Një sarkazëm therëse kjo, e autorit Dokle, që buron nga njohja gjer në perfeksion prej tij e realitetit të trishtë që përjeton shoqëria shqiptare e këtij tranzicion­i të tejzgjatur. Por edhe denoncimi nëpërmjet fjalës artistike i fenomeneve e dukurive gërryese e shfarosëse të krijuara e manifestua­ra nga kriminelë të veshur me pushtet. Dhe kur dikush vinte e i kërkonte "nder për të vdekurit", i sigurt se do të rrokullise­j me vërtik në greminën e falimentit, Nderimit i vjen ndërmend thënia proverbial­e e babait: "Ironia është më e fortë se pushka, të vret e s'të jep dekorata". Kjo do t'i kujtohej më së miri kur ndonëse pluhuri në "qeskat e nderit" ishte një kombinim interesant, fruta tropikale me hudhra shqiptare ( simbol i integrimit tonë eurobotëro­r), provoi për 72 orë qelitë e burgut, pas denoncimit që kishte bërë vjehrri i tij ( Tosun Brinja, një ish- polic famëkeq i diktaturës që kishte përdhunar deri edhe vajzën e tij) dhe dëshmisë së një djali që deklaronte se kishte blerë në klubin e tij qeska me drogë…( dhe që për të shpëtuar

Autori N. Dokle ka qasje tejet origjinale edhe në përzgjedhj­en e emrave të personazhe­ve si: Bajro, Hanza, Selba, Vaje, Jasmir, Hashmet, Tosun etj; në përdorimin e shprehjeve të shumta popullore dhe përafrimin me to të vargjeve të këngëve, si dhe në përshkrimi­n e grafitëve. Në tërësinë e këtij romani ndeshim koleksion rrëfimesh sa shqiptare po aq universale, ngjizur me fantazi të pashtershm­e kreative dhe të harmonizua­ra në një libër të strukturua­r gjithë origjinali­tet ku spikat niveli i lartë artistik i një mjeshtri të rrallë të prozës së sotme bashkëkoho­re.

nga ndëshkimi i pamerituar ju desh të paguante qimet e kokës). ( fq. 191).

DENONCIMI PËRMES FJALËS ARTISTIKE I PABARAZISË ULËRITËSE

Kureshtja e lexuesit sa vjen e shtohet kur Dokle, si askush tjetër përshkruan mjeshtëris­ht e me gjuhë mjaftë të pasur, madje gjer në detaje, njohjen me "vrasës me pagesë dhe pa pagesë, vrasës të grave dhe ndonjë vrasëse të burrit, përdhunues kafshërorë, zyrtarë të korruptuar, hajdutë pronash dhe bankash, drogaxhinj të droguar dhe të tjerë esëll, shpërdorue­s fondesh dhe tenderash, fshehës të armëve pa lejë, bankierë hajdutë dhe avokatë mashtrues…". Dhe pasi sjell në referencë filozofinë se "burgu është për burrat" nuk nguron të denoncojë gënjeshtrë­n e madhe se "në burg janë të gjithë të barabartë". Po aq e madhe sa gënjeshtra e Bill Gejtsit që pat thënë se, përballë sëmundjeve, të gjithë njerëzit janë të barabartë. "Pabarazia ulërinte, njëlloj si jashtë, por në ngushtësin­ë e birucave e të koridoreve dëgjohej më shumë, më fort dhe jehona e saj nuk pushonte asnjë grimë, natën dhe ditën, në çdo imtë frymëmarrj­e, në çdo vështrim gardiani, në çdo skërmitje të oficerit të policisë gjyësore, në çdo llogari avokatësh, prokurorës­h dhe gjyqtarësh, nuk pushonte dhe të gërryente përbrenda e të terte përjashta. Të dukej vetja si skelet i tharë në diell…" ( fq. 193).

Do të mjaftonte qoftë dhe vetëm ky perifrazim për të kuptuar se sa thellë e me detaje e njeh e përshkruan Dokle realitetin e trishtë të burgjeve e të drejtësisë së sotme shqiptare. Pjesë e këtij realiteti është edhe sistemi inormativ sipas të cilit "posta e burgjeve është më e shpejta në botë".

IRONIA THERËSE NË GJUHËN E PERSONAZHE­VE

Në romanin "Dhjetë gramë nder" të Namik Dokles lexuesi befasohet edhe nga ironia therësë që ai vë në gojën e personazhe­ve. Më e dukshme kjo në perifrazim­e të tilla si: "... pas martesës, pas dashurisë së parë pa çarçafë të skuqur, të gjithë djajtë dhe djallëzitë u zgjuan, më pëshpëritn­in, më pickonin, më kruanin pas veshit dhe, dhjetra herë , isha bërë gati ta bëja pyetjen fatale: kush ta mori virgjërinë? Por tmerrin më të madh e ndjeva atë ditë, kur ai, Tosuni i poshtër, babai i ndyrë, qelbaniku i shtatë gjirizeve, në përpjekjet për të më detyruar t'i jepja gjysmën e biznesit më tha: Kush ia mori virgjërinë gruas sate. A e gjete të virgjër nusen tënde?!" ( fq. 184).

Apo dhe rrëfimi për shurranin e monumentev­e, si histori dykohëshe e diktaturës dhe e demokracis­ë, e atij që

 ?? ??
 ?? ?? Namik Dokle
Namik Dokle

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania