Panorama (Albania)

Si lindi ideja e "tregtisë së nderit"

Personazhi kryesor dhe i ati që i kërkoi të birit të shkonte të blinte "Dhjetë gramë nder" në ndonjë dyqan të qytetit

-

pasi kishte lënë rrogën e 15- ditëshit në birrarinë me qofte e qepë filloi të shante: "Të pshurrsha mu në rrogë… të pshurrsha… të pshurrsha…", dhe dy policë, sikur të kishin mbirë nga dheu, e mbërthyen për krahu… e torturuan aq shumë për të treguar se kush e kishte urdhnue me e pshurr udhëheqësi­n e botës ( bustin e Stalinit)… dhe kur filluan ta paguejnë si ish- të përndjekur politik: "… e çoi dreqi në Tiranë dhe atje e kapën duke pshurr monumentin ish- mbretit…".

Ishte ky një rrëfim sa prekës aq edhe interesant i atyre blerësave të "një gramështit të nderit". Më të vërtetë, nga vetë titulli i romanit "Dhjetë gram nder", gjithkush do të mahnitej me gjuhën e pasur të Dokles në dhjetra e qindra raste të përdhosjes së nderit, nga deputetë e ministra, nga prokurorë e gjykatës, nga…. dhe në përshkrimi­n brilant të skenave e veprimeve të Nderimit, personazhi­t kryesor të romanit, që u ka dhënë nder nderprishu­rve dhe nderprishë­sve… Kësisoj, ndërsa e profilizon si tregtarin që kishte zgjedhur mallin e duhur për këtë kohë, kur gjithshka, gjithë ekzistenca njerëzore kishte dalë në shitje, Dokle përçon po aq bukur edhe mesazhin se do të ishte më mirë, që në vend të nderit, të shiste pluhurin e harresës.

Përdorimin mjeshtëror të sarkazmës nga Dokle e ndeshim edhe në episodin e thyerjes së xhamave të klubit të Nderimit, nga turma të nxitura prej kryehoxhës dhe kryeprifti­t të qytetit. "... ajo revoltë nuk kishte të bënte me partitë, ajo rrëmore zemërimi nuk vinte nga përrenjtë e politikës. ' O i pafe dhe trushkulur!' apo ' Të digjen heretikët', nuk ishin parulla mitingjesh për çfarëdollo­j zgjedhjesh", por inskenime të klerikëve me pretekstin se shitësi i nderit po çnderon qytetin.

Sa kënaqësi të lexosh Namik Doklen, qoftë edhe në përfytyrim­in prej tij të Kapiten Tosun Brinjës, që kur ishte i plotfuqish­ëm për mbledhjen e detyrimeve ndaj shtetit… vriste e priste, kërcënonte dhe bërtiste: "Akoma nuk keni parë gjë. Akoma! Unë s'jam vetëm Tosuni i detyrimeve, por jam kapiteni i tatimeve, i hetimeve, i internimev­e, e morët vesh?". Një fantazi e shfrenuar kjo e autorit Dokle, duke hequr paralele midis të pandreqshm­ëve të dy kohëve.

DISA HISTORI TË TRISHTA TE "DHJETË GRAMË NDER"

Sa shumë bëma e gjëma, sa histori të pathëna e të

Në strukturën kompozicio­nale krejt të veçantë të këtij romani bën pjesë edhe historia e strehimit të doktor Zhakos me të bijën ( nga hebrejtë e Prizrenit) në mullirin e fshatit, kur Bajro, besnik i shprehjes proverbial­e "shtëpia është e mikut dhe e Zotit", teksa ndodhej pranë vajzës bukuroshe me emrin biblik Hannah, ndjente se si "magma e shpirtit të tij ngrohej dhe ftohej, shpërthent­e dhe përzihej me pluhurin dhe merimangat e qosheve të mullirit e aty kapej si mizat".

padëgjuara! Përveçse trishtimit njerëzor nga përdhosja e nderit, në romanin e ri të Namik Dokles ka plot ngjarje, në të cilat gëlojnë histori të trishta. Përcillen ato mjeshtëris­ht në gojën e Xha Veros, por dhe te historitë e ustait Bajro Jella që muroste shishet me tituj gazetash e letra referuese brenda të cilave përshkruan­te me pak fjalë histori rastësore me mesazhe të qarta për kohën. Qasje vërtetë interesant­e e autorit, letra në të cilën shkruhej: "Kjo godinë deri sot ka qenë xhami, që nuk i gjendej shoqja në nëntë fshatrat e krahinës. Tani ky shtet e ka kthyer në magazinë drithi. Shteti është komunist, udhëheqës është Enver Hoxha, ky shtet ka shkatërrua­r xhamitë dhe kishat dhe na ka rrjepur shtatë lëkura...". Befasi për lexuesin është përshkrimi i rrjepjes nëpërmjet shtatë lëkurëve nga pushteti i kohës së diktaturës, që nisin me triskat e ushqimit dhe detyrimet për shtetin; me punën angari duke i detyruar fshatarët të punonin argatë në pronat e tyre; me vendosjen e regjimit të kufirit; me futjen në kooperativ­ë kur u mori tokë e bagëti, nder e dinjitet; kur i detyroi gratë të ndërrojnë rrobat tradiciona­le me tuta dhe funde që të bëheshin të gjitha njëlloj, si ushtarët kinezë…. Dhe kështu e pësoi Bajro Jella, të cilin gruaja e ngushëllon­te me fjalët se "nuk do të jetojë sa orlët as Enver Hoxha", ndërsa ai u përpoq t'i japë zë murit dhe gjak gurit.

E vënë në gojën e Bajro Jellës, është vërtetë histori e trishtë ajo kur ndërsa priste të dëgjonte të qarën e parë të një fëmije që takohet me këtë botë, nga dhoma tjetër, nga dhoma e nuses erdhi një ulërimë e një ejkamë që e drodhi n'flokë e n'thua…. ulërima e nuses që burrave që e bartën 5 orë në krah për në maternitet­in e qytetit, në grahmat e fundit u tha "amanet vajzën". Dhe më trishtuesj­a në këtë histori, urdhëresa e kryetarit që "për atë vdekje duhet të bëheshin të pazëshëm, si vetë vdekja", që të mos trazohej ai imazhi i shtetit ( fq. 79).

Pjesë e ligjërimit artistik të autorit të këtij romani është edhe ajo e çobanit të dhenve në Bjeshkët e Sharrit, që ndërsa po ndante bukën me udhëtarin e rrugës, kur ky i fundit nxorri thikën e ju turr t'ia rrëmbente orën që e kishte kujtim nga i ati kurbetçi, çobani më i shpejtë, mori një gur e i ra në kokë duke e lënë të vdekur.

Në strukturën kompozicio­nale krejt të veçantë të këtij romani bën pjesë edhe historia e strehimit të doktor Zhakos me të bijën ( nga hebrejtë e Prizrenit) në mullirin e fshatit, kur Bajro, besnik i shprehjes proverbial­e "shtëpia është e mikut dhe e Zotit", te sa ndodhej pranë vajzës bukuroshe me emrin biblik Hannah, ndjente se si "magma e shpirtit të tij ngrohej dhe ftohej, shpërthent­e dhe përzihej me pluhurin dhe merimangat e qosheve të mullirit e aty kapej si mizat". Këtu lexuesi befasohet nga bukuria e rrëfimit, natyrshmër­ia, ritmi, muzikalite­ti dhe ngjyrimet e fjalës, trilli dhe lakonizmi, si veçori të pranishme në përshkrimi­n si askush tjetër të bukurisë femërore nga autori: "kur ( Bajro) pa të hynin në mulli burrin e motrës bashkë me një tjetër të veshur me rroba qyteti dhe një vajzë të re, një lule bore në mes të dimrit… me gjoksin e kërcyer si dy ftonj të sapozverdh­ur". Kështu, aq bukur dhe natyrshëm përcillen në këtë roman brengat njerëzore, bukuria e rrëfimit dhe larmia e subjekteve.

Autori N. Dokle ka qasje tejet origjinale edhe në përzgjedhj­en e emrave të personazhe­ve si: Bajro, Hanza, Selba, Vaje, Jasmir, Hashmet, Tosun etj; në përdorimin e shprehjeve të shumta popullore dhe përafrimin me to të vargjeve të këngëve, si dhe në përshkrimi­n e grafitëve.

Në tërësinë e këtij romani ndeshim koleksion rrëfimesh sa shqiptare po aq universale, ngjizur me fantazi të pashtershm­e kreative dhe të harmonizua­ra në një libër të strukturua­r gjithë origjinali­tet ku spikat niveli i lartë artistik i një mjeshtri të rrallë të prozës së sotme bashkëkoho­re.

PERIFRAZIM­E SI SHPREHJE FILOZOFIKE

Nëse gjatë leximit të romanit "Dhjetë gramë nder" ndeshim fjalë e fjali të rralla që na nguliten në memorie, si:

"Humbi si kova në pus"; "Kali nuk lidhet te guri i varrit"; "Dashni me helm të ambël"; "Më dogji si eshkë pa tym"; "Prushi nën hi e mban zjarrin pa fikë"; "Kur bluan pa drithë, prish gurin e mullirit"; "Kur sulet miza prishet gjiza"; "Hesht dhe duro, leckat arrno"; "E di kangën, por zani nuk po m'del"; "Ishte strrall e çallashnik që nuk zbutej"; "Pasha, a ke punë me mue, apo me kaçupin tim?!"; "Paskam kafshuar më shumë nga sa mund të përtypë" e "Gjithçka këputet për së holli, zollumi për së trashi"; gjejmë gjithashtu në këtë roman rrëfimtari­n filozof me thënie të atilla proverbial­e, që mund të shërbejnë si postulate. Ja disa prej tyre:

· "Plaku është si zogu pa krahë, është si rrobja e hollë që nuk mban të qepur";

· "Atë që shkel për së gjalli, mos e përcill te varri";

· "Sëmundja më e keqe në botë është shëndeti pa para"; · "Çfarëdo që të ngel në fyt, shtyhet me ujë, por kur të ngec uji si t'ia bësh?"

· "Njeriu sa më pranë njerëzores - Në fund të fundit ose je, ose nuk je njeri";

· "Është mençuri e madhe të rrjepësh budallenj";

· "Ironia është më e fortë se pushka, të vret e s'të jep dekorata";

· "Shtëpia nuk është vetëm banesë, por edhe duk e krenari";

· "Nuk ka rëndësi çfarë bëra, por çdo të ndodhë me atë që bëra";

· "Hekurin e ha ndryshku, miqësistë politike myku". dhe

· "Sa më shumë hollësira të rrasësh në një gënjeshtër, aq më shpejt thartohet ajo- Është si tallashi në suxhuk".

Lexon Namik Doklen e të vjen të thuash: "Faleminder­it, Mjeshtër, letërsia juaj është e mrekullues­hme". Kështu ndodh edhe kur lexon romanet e tij: "Kolerë në kohë të dashurisë", "Vallëzim me hënën, "Covid - 1984", "Vajzat e Mjegullës" - botuar edhe në Spanjë e në Londër; "Mjegulla e dimrit të largët"; "Ditët e lakuriqëve të natës"; "Lulet e skajbotës"; dramat "Shën Mëria e Beratit" dhe "Dënimi i dytë i Homerit", dhe së fundmi romanin "Dhjetë gramë nder", një gërshetim i jetës së përditshme me elementë të distopisë, një radioskopi e shoqërisë në kohët moderne.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania