Panorama (Albania)

Si u zhduk trupi i Fishtës, në ceremoninë e varrimit arkivoli ishte bosh

Sikur të mos kishte ndodhur gjë. Për të kompensuar peshën trupore mund të kenë vendosur brenda ndonjë objekt.

- ARBEN LAGRETA GJERGJ FISHTA

Pas publikimit të shkrimit të datës 19 janar 2024 të studiuesit të jetës dhe veprës së Atë Gjergj Fishtës Frano Kulli, gazetari investigat­iv, Arben Lagreta, i rikthehet investigim­it të tij të botuar në datën 15 janar në gazetën "Panorama", duke nxjerrë asin nën mëngë.

... Dy oficerë italianë me uniforma dhe spaleta të papame ( uniforma e SIM- it, jo e njohur këtu- shënim) erdhën me makinë në "Rrugën e Gjuhadolit" dhe u futën në rrugicën e Kishës së Murgeshave. Pikërisht aty ky trupi pa jetë i Gjergj Fishtës ishte lënë pasditen e datës 30 dhjetor deri të nesërmen më datë 31 dhjetor 1940 kur do të bëhej edhe varrimi i tij madhështor.

Trupi i Atë Gjergj Fishtës u grabit përdhunshë­m nga dy oficerë të Shërbimit Sekret - SIM, alias të policisë sekrete private të Musolinit në Kishën e Murgeshave ose sic quhet sot në Kishën e Motrave Stigmatine pak pas mesnatës ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit 1940....

... Për pasojë, në ceremoninë e varrimit arkivoli i Atë Gjergj Fishtës ka qenë bosh. Për të kompensuar peshën trupore mund të kenë vendosur brenda ndonjë objekt. Pra, po luhej edhe vijimi i zbatimit të urdhërit të SIM, që varrimi duhej të kryhej sikur të mos kishte ndodhur asgjë në sy e faqe të qytetarëve shkodranë. Të gjithë priftërinj­të e Arqipeshkë­vnisë së Shkodrës kanë qenë të terrorizua­r sepse ajo që kishte ndodhur kishte qarkulluar nën zë. Për pasojë, në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 1940, askush nga drejtuesit e Arqipeshkë­vnisë së Shkodrës nuk ka guxuar që të mbajë fjalën e lamtumirës së Atë Gjergj Fishtës. Në këto rrethana të papara fjalimi i lamtumirës së Fishtës i është kaluar me diplomaci Myftisë së Shkodrës, i cili nga ana e tij nuk dinte asgjë cka kishte ndodhur ashtu si e gjithë Shkodra..

RIKTHIM TE INTERVISTA ME PROF. AHMET OSJA

Kur të dielën e parë të janarit të këtij viti i dhashë "send" artikullit investigat­iv për helmimin e Gjergj Fishtës nga Musolini e mbylla menjëherë lap- top dhe u nisa drejt Rinasit në udhëtimin tim të dytë ndërkontin­ental. Shkrimi u botua pas 8 ditësh më datë 15 janar kur unë sapo isha kthyer. Megjithatë, kjo periudhë qëlloi dhe vijon të jetë shumë e ngarkuar për mua. Nuk jemi si në shtetet e tjera të Europës ku statuti i një reporteri investigat­iv është i rregulluar me ligj deri në titullin "grand reporter" nga edhe ku mund të kesh më e pakta dy javë kohë për t'u marrë vetëm me një investigim. Ishte Arben Cokaj që më njoftoi rastësisht në Piacë se prej mëse një jave gazetari dhe studiuesi i jetës dhe veprës së Fishtës, Frano Kulli, kishte botuar një artikull interesant për vendin e varrimit të Fishtës. Mirëpo unë kisha investigua­r jo për këtë por për faktin se ai ishte helmuar nga Benito Musolini dhe se trupin e tij e kishin zhdukur Policia Sekrete e liderit fashist.

Posedoj sinkronin e zërit të prof. Ahmet Osja në intervistë­n që i mora në vjeshtën e vitit 2018 ose vetëm 18 muaj para se ai të ndërronte jetë. Unë thjesht kam publikuar ato që Osja më ka pohuar. Nëse nuk do të kisha paraqitur sinkronin e zërit të tij mua nuk do te ma botonin shkrimin e datë 15 janar 2024 te "Panorama". Qysh në fund të dhjetorit kontaktova me Aleksandër Cipën, të cilit i shpegova shkurt se për ca bëhej fjalë. "Ngjarja qenka shumë intriguese Ben, se jam me njerëz e nuk kam kohë që të flasim më gjatë. Nëse e posedon sinkronin e zërit të Ahmet Osja ma nis dhe shkrimin e ke të botuar. Fjalët e tepërta janë fukarallëk" është kjo që më tha Cipa si profesioni­st i racës së her5shme të gazetarisë së shkruar shqiptare, shkurt, saktë dhe qartë. Pra megjithëse rrënjët i ka nga cepi tjetër i Shqipërisë, Sandri e di fort mirë se kush ishte encikloped­ia lëvizëse jo vetëm e Shkodrës por e tërë vendit Ahmet Osja. Çka mjerisht edhe sot e kësaj dite nuk e dinë jo pak intelektua­lë me tituj shkencorë në Universite­tin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ku Osjes në fakt nuk ia është dhënë nderimi që në të vërtetë meritonte.

Por mua në fakt, ajo që më intrigoi për t'i marrë këtë intervistë Ahmet Osjes nuk ishte vendi ku Fishta u varros, por fakti se ai nuk patì nje vdekje natyrale por ngaqë u helmua me pabesi nga lideri fashist Benito Musolini ngaqë ishte shprehur në biseda të lira me njerëz për Duçen se e ka kryet si kungull Vrake. E këtë e kisha edhe nga 2 burime të tjera ose 5 dhe 7 vjet para bisedave të para me këtë temë me prof.

Ahmet Osja, respektivi­sht në vitet 2009 dhe 2011. Por, këto ishin dëshmi, të cilave nuk donin tu dilnin për zot publikisht personat të cilëve ua mora. Pra, efektivish­t ishin dëshmi të vdekura.

E diskutimet, debatet apo dhe kundërshti­të duhen përqëndrua­r këtu e jo anash.

Franon e njoh dhe e respektoj, por ai e shmangu debatin që do të duhej bërë në shkrimin e tij të datës 19 janar te "Panorama". Unë nuk kam pretenduar për të gjetur vendin se ku është varrosur Fishta, sepse këtë e dija fort mirë para se ta pohonte aty Frano. Pra, se varrimi i tij u bë në Kishën Franceskan­e të Shkodrës. Pra, nuk është ky objekti i investigim­it tim.

Frano qartësoi për publikun faktin se ku është varrosur Fishta, por kjo nuk e zhvendos as edhe një milimeter thelbin e asaj që unë kam publikuar i pari në shtypin shqiptar në datën 15 janar 2024 te "Panorama" dhe që është i saktë si një e një që bvjnë dy.

Atë që Gjergj Fishta u helmua me pabesi nga Musolini, pasi u spiunua nga fuksat e Shkodrës dhe në vijim edhe nga ata të Vatikanit të cilët ia çuan fjalët e tij shpotitëse në vesh vetë të tallurit, pra kreut fashist Benito Musolini i cili nga ana e tij si diktator nuk pyeste as për kishe e as për xhami, por e bënte ligjin si të donte vetë. Në fakt, ashtu siç kanë bërë historikis­ht të gjithë diktatorët. Ashtu si edhe e bëri si kriminel gjakftohtë në raport me klerikun e mirë, atdhetarin me kontribute historike dhe shkrimtari­n e shquar shqiptar Atë Gjergj Fishta. Por, jo në publik, por pas mesit të natës. Praktikë kjo e njohur në të gjitha vendet diktatoria­le. Por, që nuk pati burrërinë e as këllqe që të mos binte i gjallë në duart e rezistencë­s italiane kur e kapën dhe e varën për këmbësh njësoj si ndonjë zog kurve së bashku me të dashurën.

Frano si studiues i Fishtës do të duhej që të merrej me thelbin e asaj që unë e publikova, nëse do të kishte gjë për të plotësuar apo edhe për kundërshtu­ar e jo të ndalej në gjëra për të cilat unë nuk kam pretenduar e as që pretendoj që t'i ndryshoj. Frano posedon edhe sinkronin e zërit të Ahmet Osjas që ia kam nisur me kohë.

PROF. AHMET OSJA

Profesori dhe akademiku i njohur i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër, prof. dr. Ahmet Osja ka ndërruar jetë para 4 vjetësh, në shkurt të vitit 2020. I nderuar edhe me titullin prof. Honoris Causa në disa universite­te perëndimor­e në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës ai ishte një ndër specialist­ët më të mirë të bujqësisë në Shqipëri, por në të njëjtën kohë një mendje e ndritur me një bagazh shumë të gjerë kulturor që tejkalonte njohuritë në fushën e tij. Periudhën më të gjatë të karrierës së tij ai ka punuar si specialist dhe drejtues në Institutin e Misrit dhe Orizit në Shkodër deri në fillim të viteve 2000, kohë në të cilën edhe doli në pension. Në vitet ' 80 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në një legjislatu­rë, ndërsa në vitin 1991 Ahmet Osja ka qenë ministër i Bujqësisë në qeverinë "Nano 1". Qytetarët shkodranë e mbajnë mend mirë idealizmin që ai demonstroi në ato pak muaj kur ishte në detyrën e ministrit. Gjatë asaj periudhe, vajtje- ardhjet për fundjavë në Shkodër nga Tirana dhe në kthim prof. Ahmet Osja nuk i bënte me makinën e ministrit që i takonte me ligj, por me tren.

Nga viti 2000 dhe deri sa ndërroi jetë, kisha miqësi personale me të sepse çdo herë që takoheshim, bisedoja dhe mësoja prej tij gjëra që nuk i dinte askush. Ahmet Osja shumë rrallë pranonte që të ulej për kafe apo çaj me të gjithë, sepse i pelqente që të fliste në këmbë dhe në lëvizje aq më tepër që ndalohej në rrugë nga 20 deri në 30 persona në ditë, të cilët e përshëndes­nin, duke e respektuar dhe biseduar me të. Osja ishte erudit dhe me kulturë të gjerë njëlloj si një encikloped­i e gjallë dhe kishte një memorie kompjuteri­ke sidomos përsa u takon datave të ngjarjeve të ndryshme historike prej qindra vjetësh të shkuara. Me të takohesha më shpesh në parkun e gjelbëruar pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universite­tit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës që është shumë pranë pallatit ku banonte. Nuk mbaj mend që ai të mos më ketë dhënë shpjegime qoftë edhe për një nga pyetjet që i bëja. Deri pak ditë para se të ndërronte jetë, prof. Osja vijonte regjimin e tij të përditshëm duke studiuar çdo ditë deri rreth orës 2 pas mesit të natës në bibliotekë­n e tij, e cila radhitet si një ndër biblioteka­t familjare më të pasurat e profesorëv­e dhe akademikëv­e që ka nxjerrë Shkodra.

Kur prof. Osja po i mbushi të 80- at, i sugjerova që disa prej fakteve historike ende të panjohura që ai dinte t'i botoja në shtypin e shkruar duke iu referuar atij, por ai nuk ishte dakord. Ia kërkova këtë edhe për faktin se gjatë gjithë kohës së gjatë të njohjes dhe miqësisë sonë ai kishte pranuar që të më jepte vetëm një intervistë për turizmin në Shkodër që u pat botuar në një gazetë të përditshme (" Sivjet do të duhej që të festonim 70- vjetorin e turizmit" gazeta "Tema", 2006). Por, kjo ishte shumë pak në raport me dëshmitë dhe faktet e panjohura nga askush në këtë vend që dilnin nga goja e tij gjatë këtyre bisedave me të që shkonin edhe me orë të tëra.

Sidoqoftë, kur në vjeshtën e vitit 2018, duke qenë edhe më i paduruar në kërkesën time të përhershme më në fund e theva. "Epo mirë se tani më lodhe. Do të flas por nuk dua të më botosh gjë", më porositi dhe unë pa më të voglin hezitim i premtova se ashtu do të bëja. Mesazhi i tij i koduar ishte i qartë. Unë nuk kisha pse të insistoja më në kërkesën time sepse tashmë e kisha lejen nga ai që t'ia publikoja prononcime­t. Por, vetëm pas vdekjes së tij. Për arsye që i di vetëm ai dhe që i mori me vete. Ose thjesht sepse ashtu donte...

Teksa sot dëgjoj dhe ridëgjoj zërin e tij në diktofon më ka mbetur në kujtesë edhe një thënie që Ahmet Osja ma përsëriste shpesh, edhe në prani të ndonjë kolegu, të cilën, sic thoshte vetë, ia kishte thënë një koleg i huaj, dekada më parë: "Çdo personalit­et i çdo fushe, akademik apo profesor qoftë, do të ketë një mangësi në veprimtari­në dhe angazhimet e tij nëqoftëse nuk ka miqësi me një gazetar".

ÇFARË NDODHI NË MESNATËN NDËRMJET 30 DHE 31 DHJETORIT 1940?

Atë se çfarë ndodhi në mesnatën e paharruar ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 1940 ma kishin thënë qysh në vitet 2009 dhe 2011 dy burime të ndryshme në Shkodër, por që nuk donin në asnjë mënyrë që të prononcohe­shin publikisht. Që të dy këta burime kishin një të përbashkët edhe më dëshminë e prof. Ahmet Osjes. Atë se një makinë me dy oficerë italianë erdhën dhe e morën kufomën e Fishtës dhe u zhdukën në errësirë.

Kurse dy burimet e mia të para që duan të ngelen anonime kanë të përbashkët edhe një detaj tjetër: "Dy oficerë italianë me uniforma dhe spaleta të papame ( uniforma e SIM- it, jo e njohur këtu- shënim) erdhën me makinë në ' Rrugën e Gjuhadolit' dhe u futën në rrugicën e Kishës së Murgeshave". Pikërisht aty ky trupi pa jetë i Gjergj Fishtës ishte lënë pasditen e datës 30 dhjetor deri të nesërmen më datë 31 dhjetor 1940 kur do të bëhej edhe varrimi i tij madhështor.

Trupi i Atë Gjergj Fishtës u grabit përdhunshë­m nga dy oficerë të Shërbimit Sekret - SIM, alias të policisë sekrete private të Musolinit në

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania