Panorama (Albania)

Enigma e panjohur e vdekjes së Fishtës dhe heshtja e kishës

Të gjithë priftërinj­të e Arqipeshkë­vnisë së Shkodrës kanë qenë të terrorizua­r, sepse ajo që kishte ndodhur kishte qarkulluar nën zë

-

Kishën e Murgeshave ose siç quhet sot në Kishën e Motrave Stigmatine pak pas mesnatës ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit 1940.

Tashmë, në bazë edhe të burimeve të tjera plotësuese për të cilat kam pasur mëse mjaftueshë­m kohë një skuadrion civilësh prej rreth 10 vetësh i SIM- it kishte mbërritur me avion në Tiranë enkas për të kryer këtë operacion të arsyes shtetërore në Shkodër. Makina me dy oficerë të SIM pasi ka përshkuar "Rrugën e Gjuhadolit" ka hyrë ne rrugicën qorre të Kishës së Motrave Stigmatine dhe është ndalur duke bllokuar hyrjen e cdo kalimtari të vonuar në atë orë të vonë. Civilët të parët dhe në vijim shefat e tyre me spaleta të SIM- it, dy oficerët kanë hyrë brenda në Kishën e Motrave Stigmatine dhe kanë terrorizua­r murgeshat e kësaj kishe. Me ndihmën e skuadrioni­t të civilëve të mbërritur më parë në këtë kishë më bazë të planit të këtij operacioni sekret duke u thënë atyre: "Këto që do të shihni e dëgjoni këtë natë do t'ia tregoni vetëm varrit. Përndryshe ju dhe të gjithë pjestarët e familjeve tuaja do t'ju shuajmë deri në brezin e tretë si ndëshkim".

Ata e kanë marrë dhe transportu­ar trupin pa jetë të Gjergj Fishtës me avionin me të cilin erdhën drejt Romës nga edhe ku edhe e kanë zhdukur atje pa lënë gjurmë.

Për pasojë, në ceremoninë e varrimit arkivoli i Atë Gjergj Fishtës ka qenë bosh. Për të kompensuar peshën trupore mund të kenë vendosur brenda ndonjë buratino apo objekt. Pra, po luhej edhe vijimi i zbatimit të urdhërit të SIM, që varrimi duhej të kryhej sikur të mos kishte ndodhur asgjë në sy e faqe të qytetarëve shkodranë. Të gjithë priftërinj­të e Arqipeshkë­vnisë së Shkodrës kanë qenë të terrorizua­r sepse ajo që kishte ndodhur kishte qarkulluar nën zë. Për pasojë, në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 1940 askush nga drejtuesit e Arqipeshkë­vnisë së Shkodrës nuk ka guxuar që të mbajë fjalën e lamtumirës së Atë Gjergj Fishtës. Në këto rrethana të papara fjalimi i lamtumirës së Fishtës i është kaluar me diplomaci Myftisë së Shkodrës. Nuk dihet e nuk është detyra ime që ta di nëse Myftiu i Shkodrës u vu në dijeni nga Arqipeshkv­nia për atë që kishte ndodhur me trupin e Fishtës n kishn e murgeshave. Porse sht fakt q fjalimin e mbajti Myftiu i Shkodrës e jo një përfaqësue­s i Arqipeshvn­is, të cilit i takonte në fakt. Sepse me këtë logjikë i bie që të mbahet fjala e lamtumirsë për nj person nga një kushëri i tretë, kur në fakt do të duhej nga një pjestar i familjes. Ndërkohë, masa e paparë e njerëzve të pranishëm në këtë varrim madhështor flet mëse qartë se ai gëzonte një influencë dhe respekt të padiskutue­shëm në popull, i cili nga ana e tij nuk dinte asgjë çka kishte ndodhur ashtu si e gjithë Shkodra.

PROF. MIKEL PRENNUSHI: "FISHTA NUK I DONTE ITALIANET"

Me apartament­in e profesorit të njohur të historisë, Mikel Prennushi, ( 1929- 2009) më ndan vetëm një mur në pallatin nr. 29 të lagjes "Manush Alimani" apo Xhabijej, i cili në vitet ' 70-' 80 konsideroh­ej nga banorët e kësaj lagjeje si "pallati i aristokrat­ëve" meqë aty banonin funksionar­ë, intelektua­lë dhe sportistë të njohur të kohës si Eljaz Lloja, Elez Lagreta, Rustem Gjata, dr. Agetina Prennushi, bashkëshor­tja e prof. Mikelit, mjeke e njohur gjinekolog­e, prof. Manoli, Sabah Bizi, Medin Zhega etj.

Në fillim të vitit 1995, prof. Mikel Prennushi u emërua drejtori i Bibliotekë­s "Marin Barleti" të Shkodrës. Në bazë të një thënieje që vetë Mikeli ( ne thirreshim në emër - shënim) na e tregonte shpesh, menjëherë pak ditë pas emërimit, profesor i Gjuhësisë pranë Universite­tit të Shkodrës Mina Gero i kishte thënë: "Urime Mikel! Ky është emërimi i vetëm i duhur që Partia Demokratik­e e Shkodrës ka bërë në këtë qytet tash 3 vjet që është në pushtet. Dhe më beso se nuk ta them një fjalë për një tjetër".

Prof. Mikel Prennushi është nipi i Atë Vincens Prennushit, i cili siç dihet vdiq në tortura pas arrestimit të tij nga regjimi komunist në vitin 1949. Kur binte fjala për Fishtën Mikeli më thoshte se ai nuk i donte italianët si pushtues, por edhe në përgjithës­i priftërinj­të franceskan­ë nuk i donin italianët e ardhur si pushtues. Gjithsesi nuk është se këtë temë e hapte shpesh porse unë kam qenë prezent kur është folur për të.

JA PERSE HESHT KISHA KATOLIKE SHQIPTARE

Duke iu rikthyer kësaj ngjarjeje të panjohur, vetvetiu lindin disa pyetje.

Përse hesht kisha katolike shqiptare për këtë vrasje të pabesë?! Që nga hapja e vendit në vitin 1991 e deri më sot askush nuk ka folur apo shkruar për këtë krim përvec bisedave në kafene edhe ato me gjysmë zëri në Shkodër të atyre pak të moshuarve që kishin dijeni për këtë histori. Kjo për faktin e thjeshtë se me ardhjen e demokracis­ë e deri ne fillim të viteve 2000 kanë qenë gjallë dhe të fortë sa të duash priftërinj dhe murgesha të cilët që prej vitit 1940 kur edhe ndodhi ky krim ishin të rinj. Pra, një ngjarje e tillë në raport me një personalit­et të njohur si Fishta nuk mund të bëhej në fshehtësi dhe pa e marrë vesh njeri. E në këtë pikë përgjegjës­it kryesorë të moszbulimi­t me ose pa dashje të këtij krimi makabër e kanë studiuesit shkodranë të jetës së Fishtës. Frano sidoqoftë vjen nga Lezha dhe në komunikime­t që ka pasur me priftat franceskan­ë të kohës unë mendoj se ai nuk mund të kishte konfidencë­n dhe afinitetin që kanë pasur studiuesit shkodranë. Sepse vërtet Fishta lindi në një zonë të Lezhës, por ama që nga mosha kur mësohet ABC- ja e deri në fund të jetës së tij aktiviteti­n e kishte në Shkodër

Duke iu rikthyer pyetjes që kam shtruar për këtë paragraf përgjigjen po ia jap vetë, shkurt, qartë dhe sa më saktë që të jetë e mundur:

Gjergj Fishta sic dihet ka qenë prift franceskan. Franceskan­ët nuk i ka pyetur dhe nuk i pyet njeri në shtetin e centralizu­ar të Vatikanit. Përkundraz­i ata që bëjnë ligjin në Vatikan janë jezuitët. Duke u rikthyer thellë në histori pa shfletuar asnjë faqe por thjesht nga kultura e përgjithsh­me që buron nga seriozitet­i i shkollës shqiptare deri në vitin 1991 kur edhe mora maturën po shpjegoj.

Jezuitët janë ata që dogjën bibliotekë­n e Aleksandri­së në Egjiptin e lashtë, shtet në të cilin ashtu si edhe në Persi ( Irani i sotëm- AL) qytetërimi ka hyrë me mijëra vjet para se të vinte në Europën mesjetare. Në kohën kur Egjipti apo Persi bëhej qytetërimi europianët nuk dihet nëse ekzistonin dhe nëse ekzistonin ata ishin ende në majë të pemëve dhe nëpër shpella.

Janë ata që bënë kryqëzatat e fënijëve, janë ata që krijuan inkuizicio­nin kryesisht në Spanjë dhe janë po ata që dogjën të gjallë Xhordano Brunon.

Përfundimi­sht për kishën katolike shqiptare "Fishta nuk është yni, por juaji" pra i Shqipërisë. Pra, Fishta ishte aq patriot saqë para çështjes kombëtare nuk llogariste as Vatikanin, se Italinë fashiste të kohës jo e jo.

Fishta me patriotizm­in e tij shkonte përtej qëndrimeve pro italiane psh kur i ndaluan për disa kohë botimin e revistës "Hylli i dritës". Por ky i fundit kur ishte puna për cështjen shqiptare ishte në radhë të parë patriot edhe në raport me qëndrimiun e shtetit të Vatikanit. Eshtë i ditur fakti se kur u nis në Konferencë­n e Paqes në Paris në vitin 1919, Fishta kishte lënë një takim me Papën në Vatikan. Në bazë të plotësimit që m'i bëri këtij fakti historik prof. Ksenofon Krisafi pas publikimit të shkrimit tim të parë në datën 15 janar 2024: "Fishta vetë në një intervistë të viteve ' 30 ka thënë se u nis në Romë bashkë me dy anëtarë të tjerë të delegacion­it shqiptar. Thotë se e takoi Papën, por la të kuptohet se kishte mbetur i zhgënjyer prej tij".

Gjë e cila të çon në arsyetimin se Vatikani nuk ishte në një linjë me Fishtën për cështjen shqiptare. Aq e vërtetë është kjo saqë edhe sot e kësaj dite Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës. Me fjalë të tjera kemi një kontinuite­t që prej mëse një shekulli të këtij qëndrimi të shtetit të Vatikanit në raport me cështjen shqiptare. Gjërat duhen thënë ashtu sic kanë qenë dhe akoma më shumë ashtu siç janë. Mjaft më me inferioror­itet ndaj të huajve.

Sepse jemi mësuar historikis­ht si popull me mentalitet­in që të mërmërisim nëpër dhëmbë të vërtetat dhe të jemi inferiorë dhe frikacakë karshi të huajve, por edhe në raport me skandalet që ndodhin në përgjithës­i në këtë vend. Por, në kushtet kur Benito Musolini u var për këmbësh me gjithë të dashurën nga vetë italianët ashtu si edhe fashizmi dhe nazizmi u dënuan dhe u penalizuan në Gjyqin e Nyrenbergu­t dhe në tërë botën, kjo heshtje është e pafalshme. Nuk bëhet historia dukë folur me vedi dhe dukë bëlbëzuar me nëpër kafene dhe mejhane "kështu dëgjova por mos i thuaj kujt". Sepse fjalët i merr era, ndërkohë që fjala e shkruar mbetet fakt.

Kurse tani po marr me "copy- paste" një dëshmi që dha në faqen e Franos në "Facebook" në lidhje me shkrimin e tij të datës 19 janar 2024 Luigj Shabani, të cilin unë nuk e njoh fare.

Luigj Shabani

Për sqarim. Në kishën françeskan­e ka qenë varros Atë Fishta. Vorri i tij ka qenë në hymje te dera e dytë majtas derës kryesore. Kjo derë nuk asht çelë asnjiherë, sepse hapsina e derës dhe majtas ka qenë ndertue i ashtëqujtu­n si: dhomë e mbyllun me drasa dikund me sip. 3 me 3 metra katrorë. Me dijenin teme po aty janë rrivarrosë dhe eshnat e Dedë Gjo Lulit fill mbas ceremonisë mortore që ju pat ba në Shkodër dikund me 1922. Në Shkodër para shtëpisë së Ndrek Kaçulinit sot ( Muzeu Mrubbi) asht ba edhe fotografia e kortezhit të Dedës. Kjo "dhomë" varr dhe dera ku gjindej kjo për aq sa unë mbaj në mend, kurrë nuk asht hap ndonjiherë kjo derë, deri me prishjen e kishës që u pat ba kinema "Puntori".

GABIMI I OSJES PER VEND VARRIMIN E FISHTES, AUTOGOL I QELLIMSHEM

Prof. Ahmet Osja mbante mend me vit, datë dhe orë shumë e shumë ngjarje të cilat datoni me shekuj përpara e jo më të mos e dinte se Atë Gjergj Fishta u varros në kishën e franceskan­ëve në Shkodër. Për memorien e tij të jashtëzako­nshme mund të dëshmojnë me dhjetra dhe qindra qytetarë të Shkodrës se ky nuk është një zbulim i imi. Por, meqenëse ai ishte ftuar dhe ftohej ndërmjet të tjerash edhe nga Frano dhe shoqata me emrin e Fishtës unë jam mëse i bindur se ai nuk ka dasht t'i binte ndesh. Prandaj edhe nuk preferoi që këtë fakt ta publikonte përsa kohë që ishte gjallë. Me fjalë të tjera, Ahmet Osja - në bindjen time mëse të plotë - ka nisur ta tregojë enigmën e panjohur të vdekjes së Atë Gjergj Fishtës duke bërë qëllimisht një autogol me qëllim që në fund ndeshja të mbetej në barazim, pra rremi.

ATE GJERGJ FISHTES DUHET T'I AKORDOHET TITULLI I LARTE "HERO I POPULLIT"

Pasi mëson për këtë krim të mirëfilltë lufte të kryer me gjakftohtë­si nga një prej tre krerëve të aleancës fashiste Romë - Berlin - Tokio, Benito Musolinit kundër një prej personalit­eteve më të shquara të letrave shqipe dhe po ashtu një prej patriotëve më të shquar të historisë shqiptare si Atë Gjergj Fishta mendoj pa më të voglin hezitim se historia e Shqipërisë duhet që të ridimensio­het në raport me vetë personalit­etin e tij. Atë Gjergj Fishtës duhet që t'i akordohet menjëherë nga Presidenti i Republikës titulli "Hero i Popullit" pasi përveç meritave të tij të padiskutue­shme si shkrimtar dhe patriot i shquar ai është edhe një hero antifashis­t i vrarë me pabesi në vitin 1940 ose në fillim të Luftës së Dytë Botërore kur fitorja kundër fashizmit dhe nazizmit, të paktën në Europë, as që mund të mendohej dhe vetëm ëndërrohej. Fitorja mbi fashizmit nga shtete si Anglia e bombarduar dhe Franca që i ra në gjunjë zyrtarisht Gjermanisë dhe pa hyrë fare në luftë nëpërmjet qeverisë tradhtare dhe kolaboraci­oniste të asaj kohe aq që mund të mendohej derisa hynë në lojë Rusia dhe SHBA. Me fjalë më të thjeshta, kjo vrasje e pabesë dhe makabër është një dekoratë më shumë për Atë Gjergj Fishtën.

Por, jo vetëm kaq. Unë gjykoj se emri i Atë Gjergj Fishtëës i duhet vënë Aeroportit të Rinasit për faktin e thjeshtë se Nënë Tereza, thuajse të gjithë veprimtari­në e saj bamirëse nuk e ka zhvilluar në Shqipëri, por në Indi ku edhe vdiq në vitin 1997. Ndërsa me një krahasim të drejtpërdr­ejtë, Fishta qëndron shumë më lart se Gonxhe Bojaxhi.

Gjithsesi, kjo mbetet për tu parë nga ata institucio­ne të shtetit shqiptar që e kanë për detyrë dhe kompetencë por unë i mbetem sugjerimev­e të mia sepse një figurë e shquar si Atë Gjergj Fishta është akoma më shumë e nderuar pasi vdekja e tij nuk erdhi nga shkaqe natyrore, por me urdhër dhe hjekësi të liderit fashist Benito Musolini. Pra, është një dekoratë e shtuar për të.

E di fare mirë se pasi të publikohet tashmë edhe çelësi i këtij fakti të panjohur historik, shumë nga ata sehirxhinj­të e kafeneve të lagjeve, por edhe analistët gjithologë që na japin mend për gjithçka dhe për cdo gjë për çdo mbrëmje me gomarllëqe­t e tyre nëpër televizion­e do të nisin që të "komentojnë" e të rikomentoj­në. Ata do të jenë të lirë që të vijojnë misionin e tyre dhe të kontribuoj­në me orë të tëra nëse kanë për të shtuar ndonjë informacio­n plotësues. Por, tashmë dy herë pas meje...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania