Panorama (Albania)

Pas gruas, reagon edhe ish- partnerja e Endrikut: Viktimizoh­et me historinë e djalit, ka frikë të thotë pse u ndamë

-

"Një mesazh për portalet që përmëndin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i ' Nuses' së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmëndet më afër tyre! Fakti që ai nuk do të më përmëndi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë ( dhe pse e përmëndi një nga banorët aty) djalë tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësish­t veprimeve të të atit

Këngëtari

Endrik Beba disa ditë më parë ka folur për djalin e tij, Liam dhe për periudhën e vështirë që ka kaluar ku u shpreh se ka qëndruar 3 vite pa parë të birin, të cilin e ka me ish- bashkëshor­ten. Këngëtari tregoi se djalin e dërguan në Greqi për të marrë kurim, ndërsa vetë qëndroi në Shqipëri sepse i duhej të fitonte para për shpenzimet. "Kisha 3 vite pa e parë, e kam mjekuar në Greqi sepse ka qenë shumë sëmurë. Një vit para se të dilte COVID u sëmurë, ka qenë shumë alergjik. Nëse vraponte 10 metra, binte në tokë, vuante nga asmta. Provuam të gjitha spitalet këtu s'po i jepnin zgjidhje, e dërguan në Greqi dhe ia gjetën problemin. U bë mirë pas mjekimit. Por që të shërohej plotësisht duhet të bënte mjekim që zgjaste 6- 7 muaj aty. Unë isha i detyruar të punoja këtu, sepse kush do të paguante, gjyshin, gjyshen, mamin", tha ai. "Jeton disa kohë në Greqi, disa kohë këtu. Ka qenë me mua këtu 1 vit e gjysmë, kisha tre vite pa e parë. E kam pasur shumë të sëmurë në Greqi. Nja një vit para se të dilte Covid- i u sëmur. Është shumë alergjik. Të paktën atëherë ka qenë shumë. Të vraponte 10 metra kur ishte ftohte, binte në tokë, i merrej fryma. Bllokohesh­e keq fare. I provuam të gjitha spitalet këtu, nuk po i jepnin dot zgjidhje, e çuam në Greqi, e gjetën çfarë kishte, u bë mirë për 3- 4 ditë pas atij mjekimi, por që të shërohej duhej të bënte një mjekim 6- 7 muaj aty. Unë duhet të kthehesha të punoja se kush do paguante. Unë kisha gjyshin, gjyshen, mamin, çunin, familje të madhe për të mbajtur. Filloi Covid- i, u bllokuan rrugët, nuk vinte dot më dhe ngeli atje. Plus që ishte dhe frika e madhe udhëtimi", u shpreh Endrik Beba. Mirëpo ditën e djeshme përmes një postimi në "Instagram, ka reaguar vetë ishbashësh­ortja e Endrikut, duke thënë që fëmija është i saj dhe jo i "nuses" së banorit. Sipas saj, këngëtari nuk e përmend atë jo për të mirën e djalit të tyre, por sepse ka frikë që të zbulohet e vërteta e ndarjes së tyre. "Një mesazh për portalet që përmëndin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i ' Nuses' së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmëndet më afër tyre! Fakti që ai nuk do të më përmëndi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë ( dhe pse e përmëndi një nga banorët aty) djalë tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësish­t veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq per atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua t'ia heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundër, por këto manipulime dhe viktimizim­e kalojn çdo limit! Lëreni djalin tim jashtë botës së mediave se nuk i duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtim­in dhe vëmëndjen që i duhet nga unë!", ka shkruar ajo. Endriku u komentua më së shumti për faktin që zbuloi se ka pasur një histori dashurie me konkurente­n Sara Gjordeni. Ata janë ballafaqua­r për herë të parë me njëri- tjetrin, ndonëse lidhja e tyre ka qenë në vitin 2015. Modelja aktualisht po përjeton një lidhje me një prej banorëve të BB VIP3, Bardhin. "Nëse ti ke evoluar ashtu siç unë mendoj dhe je ajo vajza e zgjuar që unë mbaj mend ti e kupton shumë mirë që unë jam futur më mbrapa", u shpreh ai. "Nuk mendoj që je futur për mua", tha tutje Gjordeni. "Jo, jo, duro nuk po e them këtë as unë dhe kur Shqipëria është kaq e vogël, njerëzit e dinë, njerëzit flasin, dhe unë doja ta bëja të qartë që po ne kemi pasur një histori, por ka qenë vetëm ajo, kaq. Këtu unë po tregohem i sinqertë për veten time dhe gjithashtu po të heq një barrë, sepse ti e di shumë mirë që ajo gjëja do të dilte këtu, sepse ty të njeh dikush tjetër dhe mua më njeh dikush tjetër, por ka njerëz që na njohin të dyve dhe historia jonë është bërë videoklip", theksoi mes tjerash Beba. Duket se historitë mes këtyre personazhe­ve janë bërë publike, duke bërë që dhe reagimet të jenë tashmë publike.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania