Panorama (Albania)

Teo: Milani si shtëpi, triumfojmë në Europë

-

Teo Hernandez, pas një fillimi disi të heshtur të sezonit, ka rifituar besimin me disa paraqitje dinjitoze si qendërmbro­jtës dhe është rikthyer të jetë lojtari vendimtar që kemi njohur, edhe në krahun e majtë siç e konfirmon edhe goli i fitores kundër Napolit. Së fundmi, ai u intervistu­a nga AS, një nga gazetat kryesore spanjolle duke mos ngurruar të flasë për të ardhmen, për Piolin, Ibrën dhe Milanin.

A është Milani një habitat ideal për ju?

Pa dyshim, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ajo personale. Ndihem shumë rehat këtu. Ndihem plotësisht i qetë në këtë qytet të mrekullues­hëm që më priti që nga dita e parë sikur të kishte qenë gjithmonë shtëpia ime. Gjithçka ishte e lehtë që në fillim. Kam krijuar familje, ndihem i dashuruar dhe jam shumë i lumtur.

Momenti më i mirë i karrierës?

Kështu mendoj. Jam i sigurt në fakt. Është e vërtetë që një lojtar nuk ndalet kurrë së përmirësua­ri, por besoj se jam në një moment pjekurie ideale. Për më tepër, ndjej besimin e trajnerit dhe shokëve të mi e kjo reflektohe­t në fushë.

Si ndiheni me Piolin?

Pioli është një person shumë i afërt me lojtarët dhe dikush që ka vënë bast për mua në çdo moment. Ai më ka dhënë besimin maksimal për të shprehur cilësitë e mia dhe unë u përpoqa t'ia shpërbleja në fushë me punën time. I jam shumë mirënjohës atij në nivel personal dhe profesiona­l, sepse ka qenë një figurë kyçe në përmirësim­in tim.

Si ishte përvoja juaj si qendërmbro­jtës?

E vërteta është se kam luajtur gjithmonë si mbrojtës i krahu dhe është pozicioni në të cilin jam më komod. Megjithatë, që kur erdha te Milani, i kam mëshuar shumë përmirësim­it të lojës sime në mbrojtje dhe kjo do të thotë se ndihem më rehat në atë pozicion sesa mund ta imagjinoja në fillim. I tregova vetes se mund të luaj në një nivel të mirë edhe në atë pozicion.

Si ka ndryshuar Ibra, si shok skuadre dhe më pas si menaxher?

Ibra është një lider natyral. Edhe në momentet kur nuk na ndihmonte dot në fushë, prania e tij në dhomat e zhveshjes bënte që askush të mos tërhiqej as për një sekondë. Ai transmeton karakterin e tij fitues. Tani është larguar nga fusha, por është ende afër nesh dhe vazhdon të na ndihmojë për të kuptuar se çfarë është Milani dhe përkushtim­i i madh që kërkon veshja e kësaj fanelle.

Si e sheh Realin e Madridit?

Për atë klub kam vetëm fjalë falënderim­i për bastin e madh që vunë mbi në atë moment. Jam një person që preferoj të shikoj përpara dhe të përqendroj të gjitha mendimet e mia në të tashmen dhe të ardhmen më të afërt, por si person mirënjohës që jam, e mbaj Realin në zemrën time. Rrethanat ideale ndoshta nuk ekzistonin në atë kohë që unë të tregoja potenciali­n dhe entuziazmi­n që kisha, por e theksoj mirënjohje­n time për ta.

Mendoni të ktheheni te Reali një ditë?

Jam më i prirur të mendoj për jetën e përditshme, jo aq shumë për të ardhmen. Në Madrid kam miq të shkëlqyer dhe kujtime fantastike si nga klubi ashtu edhe nga tifozët, por tani jam lojtar i Milanit, ndihem shumë rehat këtu dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Jam plotësisht i fokusuar në atë që duhet të bëj çdo ditë me këtë fanellë. Asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të sjellë jeta, por unë e jetoj të tashmen për emocione dhe profesiona­lizëm. Askush nuk e di të ardhmen. Ka ende shumë ndeshje për të përballuar këtë sezon me Milanin dhe me të vërtetë mendoj vetëm për atë që duhet të bëj në fushë.

A shihni një mbrojtës krahu më të mirë sesa ju?

Nuk mendoj se më takon mua të jap një mendim për këtë. Diçka që mund të them është se punoj ditë pas dite për të vazhduar përmirësim­in dhe në fushë nuk ndihem inferior ndaj askujt.

Çfarë mendoni për rrugën e ndërprerë në Champions?

Një goditje e fortë, pa dyshim. Rrugëtimi ynë në Champions vitin e kaluar ishte shumë i bukur dhe punoj çdo ditë për të jetuar ato momente dhe për të luajtur ato ndeshje të një rëndësie aq të madhe. Ne donim të ishim të paktën në të njëjtin nivel me edicionin e kaluar, por fatkeqësis­ht këtë vit nuk

mundëm. Mendoj se skuadra bëri një përpjekje të madhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Të paktën jemi ende gjallë në Ligën e Europës.

A flisni shpesh me Brahim Diazin?

Që nga momenti kur ai mbërriti te Milani krijuam një lidhje të shkëlqyer, si brenda dhe jashtë fushës. Kemi kaluar shumë momente të mrekullues­hme së bashku dhe jam shumë i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat për të. Fundja e meriton. E di që ka punuar shumë dhe e di gjithashtu se ka nivelin e nevojshëm për të luajtur te Reali. A mbaj kontakte? Sigurisht që po, ai është një mik i madh. Miqësia jonë shkon përtej fushës dhe e vërteta është se në aspektin sportiv kam mundur t'i jap pak këshilla, duke qenë se është shumë i qartë për qëllimet e tij dhe sesi t'i arrijë ato. Jam shume i lumtur për arritjet e tij.

Kush është më i vështirë për t'u ndalur: Mbape, Vinicius apo Haland?

E vështirë. Më lejoni të mos marr një vendim. Të gjithë, për shkak të cilësisë së madhe botërore që kanë, është pothuajse e pamundur të ndalen kur janë në formë.

Si po shkon rivaliteti me Interin, i cili është lider?

Në Milano mund të marrësh frymë futbolli dhe të gjithë flasin për futbollin. Është thuajse e detyrueshm­e të jesh tifozë me një nga dy skuadrat e mëdha dhe ësh

të e sigurt që një tifoz i Milanit shqetësohe­t më shumë nga fakti që kampionati kryesohet nga rivalet. Megjithatë, unë jam një person shumë ambicioz dhe nëse kampion do të ishte një ekip tjetër përveç Milanit, do të më shqetësont­e.

Cili është më pasionant, derbi i Milanos apo i Madridit?

Zgjedhje e vështirë. Të dy rivalitete­t janë intensive në mënyrat e tyre. Janë duele të mëdha, qoftë në Madrid apo Milano. Nuk mund të them se cili nga të dy është më i zjarrtë pasi të dyja kanë një kuptim të veçantë për tifozët. Unë pata fatin të jetoj dhe të shijoj të dyja përvojat.

Si i përballoni sfidat me vëllain tuaj Lukas?

Fatmirësis­ht për të dy nuk luajmë në të njëjtën krah dhe janë të pakta momentet në ndeshjet ku takohemi. Më mirë kështu sepse jemi të dy shumë konkurrues dhe përplasja mund të përfundont­e në tragjedi ( qesh).

Do të na bëni një parashikim për Inter- Atletiko?

Shumë intensive. Janë dy skuadra të fuqishme, do të jetë një duel shumë i ekuilibrua­r dhe do të fluturojnë shkëndija.

Po Europianin?

Mendoj se te Franca kemi një ekip fantastik dhe një staf fantastik. Të gjithë lojtarët që grumbulloh­en janë fenomene dhe pavarësish­t se kush është skuadra përfundimt­are, e di që do të jetë një ekip i madh dhe ne aspirojmë të fitojmë gjithçka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania