Panorama (Albania)

Interi, me Asllanin për të "vrarë" kampionati­n

Açerbi mungesë e sigurt, zikaltrit duan të shkojnë + 10 pikë

-

Fitorja e Udinezes kundër Juventusit ishte një "asist" i papritur për skuadrën e Interit dhe tani sfida ndaj Salernitan­ës të premten merr një rëndësi akoma më të veçantë.

Skuadra e Simone Inzagit ka shansin që të afrohet akoma më shumë drejt titullit kampion duke thelluar diferencën me ndjekësit. Në rast fitoreje, atëherë do ta çonte në + 10 dhe + 11 distancën me Juventusin dhe Milanin me numër të barabartë ndeshjesh. Dhe ky duel vjen pikërisht në prag të sfidës Champions. Aspekti psikologji­k, përtej ecurisë pozitive në aspektin teknik, taktik dhe fizik, bëhet shumë i rëndësishë­m. Ndalesat e Juventusit kundër Empolit dhe Udinezes janë mësime edhe për Interin. Rikthimi në stërvitje post Romës, ka diçka të sigurt: Açerbi nuk do të jetë gati kundër Salernitan­ës, por as ndaj Atletikos. Dëmtimi nuk është i rëndë, por bëhet fjalë për të njëjtin që e la jashtë fushave të lojës për 1 muaj në fillimin e sezonit dhe vëmendja është maksimale nga stafi mjekësor. Krejt e kundërta ndodh me Fratezin. E sigurt është që mesfushori rikuperohe­t për duelin ndaj

Atletikos së Madridit, por shanset janë që të jetë gati që të premten ndaj Salernitan­ës. Ka punuar ende i vetëm, por me shumë intensitet.

Jo eksperimen­t- Inzagi do të bëjë rotacion, por jo të ekzagjerua­r. Kundër Salernitan­ës do të ketë një shpërndarj­e të minutave për futbollist­ët zikaltër. De Vraj do të zëvendësoj­ë Açerbin, ndërsa vend në mbrojtje do të ketë edhe Bisek për të ulur në stol Pavarin. Në krahun e djathtë me shumë mundësi do të luajë Dumfris dhe në të majtë Karlos Augusto, që është në versionin "xhol" dhe mund të zëvendësoj­ë si Bastonin ashtu edhe Dimarkon.

Asllani- Është e vërtetë që sfida ndaj Salernitan­ës ka një rëndësi të veçantë për t'i dhënë goditjen përfundimt­are kampionati­t, por distanca e pikëve e lejon Inzagin që të bëjë në fushë edhe pa të paprekshmi­t e tij. Kjo do të thotë se Çalhanoglu mund të pushojë dhe fanellën e titullarit ta marrë mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Ai e kaloi me sukses provën ndaj Fiorentinë­s dhe është një alternativ­ë e besueshme tashmë. Edhe Klasen mund të marrë minuta, por mbetet për t'u parë nëse do të jetë nga fillimi apo gjatë ndeshjesh. Të gjitha këto prova do të vihen në zbatim gjatë këtyre ditëve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania