Panorama (Albania)

Vizita, Kim: Fokusi, e ardhmja e vendit, Ballkanit dhe Evropës

“Falënderim për strehimin e afganëve! Takim edhe me Presidenti­n” Blinken në Tiranë, DASH: Shqipëria, partner kyç për stabilitet­in dhe përparimin në Ballkan. Zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës

- VALENTINA MADANI

Departamen­ti Amerikan i Shtetit për vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri dhe atë që e pason në Gjermani, zhvilloi dje një bisedë informuese “online” me gazetarë shqiptarë dhe ata gjerman.

Zëdhënësi i Departamen­tit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller zbardhi detaje mbi agjendën e Sekretarit Blinken, i cili pritet të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një konferencë për shtyp, Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri riafirmon fuqinë e marrëdhëni­eve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Sipas Miller, Shqipëria është një partner kyç i SHBA për stabilitet­in dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi i DASH e konsideroi vendin tonë një zë i fortë në mbrojtjen sovranitet­it dhe lirisë së Ukrainës kundër agresionit brutal të Rusisë, si dhe një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKBsë apo edhe si kryetare e OSBE- së për vitin 2020. “Mirëdita të gjithëve! Më falni që u vonova pak, ose në fakt shumë. Do të filloj me disa komente hapëse për udhëtimet. Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhëni­eve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitet­it dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB- së dhe si kryetare e OSBE- së për vitin 2020 dhe është një partner kyç për stabilitet­in dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor. Sekretari më pas do të udhëtojë në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacion­it të kryesuar nga Zëvendëspr­esidenti Harris. Ndërsa në Mynih, Sekretari

Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë globalë dhe do të nënvizojë rëndësinë e angazhimit të qëndrueshë­m të SHBA- ve ndaj Aleancës së NATO- s. Aleanca e NATO- s ka siguruar një paqe historike si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Evropën për 75 vitet e fundit dhe po i ndihmon Shtetet e Bashkuara të ruajnë një avantazh ndaj

kundërshta­rëve tanë për të ardhmen. Sekretari gjithashtu do të riafirmojë mbështetje­n e qëndrueshm­e të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, do të vazhdojë diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshm­e në Lindjen e Mesme dhe do të theksojë angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlan­tike. Do të kemi më

shumë njoftime për takimet e tij individual­e në Mynih gjatë udhëtimit”, - deklaroi Miller. Më herët, Zëvendësnd­ihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim zbardhi agjendën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Europë. Kim theksoi se udhëtimi do të jetë me dy ndalesa, në Shqipëri dhe Gjermani. Vizita në Ti

ranë do të përqendroh­et tek “e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”. “Ne do të nisemi nesër për një udhëtim me dy ndalesa në Evropë. Ndalesa e parë do të jetë në thelb një ndalesë ditore në Shqipëri që do të zgjasë nga ora 11: 00 deri rreth orës 7: 00 ose 8: 00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ku mund të kujtoni se Ndihmës Sekretari Jim O’brien kohët e fundit ishte atje për të folur për Bosnje- Hercegovin­ën, por në çdo rast, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Evropës”, – u shpreh Kim. Sipas Kim, “vizita vjen në momentin që ne po fillojmë 100 vitet e dyta të marrëdhëni­eve SHBA- Shqipëri”. “Ne duam të falënderoj­më kryeminist­rin Rama dhe Shqipërinë si bashkë penëmbajtë­se në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpuni­m e shkëlqyer qe kemi me Shqipërinë. Duam po ashtu t’i falënderoj­më edhe për të qenurit mikëpritës­i kryesor i afganëve në nevojë, teksa Shqipëria vijoi traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta. Do të jetë një skedulë e ngjeshur. Ne do të shkojmë atje për t’u takuar me Presidenti­n Bajram Begaj. Takim me kryeminist­rin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund, një dalje për median. Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullues­hëm me të rinjtë diçka më shumë se 100, të cilët kanë kaluar përmes programeve tona. Vendi këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri, vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Europës dhe Piramida u ndërtua si mozeloum për diktatorin Enver Hoxha. Por, qyteti Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit u bashkuan dhe e kthyen në një qendër inovacioni hapur disa muaj më parë”, – theksoi ish- ambasadorj­a Kim.

 ?? ??
 ?? ?? Zëvendësnd­ihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim
Zëvendësnd­ihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania