Panorama (Albania)

PS u tërhoq pa shpjegime, bastet kthehen sot në Kuvend

Propozimi, Braçe: Licencën për organizato­rët ta japë SPAK- u! Për taksimin duhet sistem shtrëngues, siç aplikohet për të ardhurat e deputetëve

- TIRANE

Në Kuvend rikthehet sot për votim projektlig­ji “Për lojërat e fatit”, draft i tërhequr nga vetë socialistë­t në seancën e 8 shkurtit.

Mazhoranca e tërhoqi pa shpjegime ligjin për rikthimin e basteve dhe nuk përcaktoi një datë të re për votim. Në seancën e 15 shkurtit është parashikua­r edhe një interpelan­cë me Kryeminist­rin Edi Rama e kërkuar nga disa deputetë të PD për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenato­rët. Rend që pritet të mos realizohet nisur nga takimet e kreu të ekzekutivi­t në kuadër të vizitës së Sekretarit Antony Blinken në Tiranë. Për votim shkojnë edhe projektlig­j për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ. Opozita shkaktoi kaos me vezë dhe miell jashtë dhe brenda dyerve të sallës në 8 shkurt. Për pasojë, Edi Paloka u përjashtua me 40 ditë për djegien e librit të rregullore­s dhe 20 ditë Petrit Dodën që u përplas me Gardën. Pak ditë më parë hapja e basteve ‘ online’ shkaktoi sërish debate në Komisionin e Ekonomisë, kur deputeti Erion Braçe kërkoi filtra më të fortë kontrolli për ata që do të marrin licencat. Braçe tha se bastet mbeten në duart e krimit ndërsa propozoi edhe mundësinë që fjalën e fundit për miratimin ta japë

Prokuroria e Posaçme. Miratimin përfundimt­ar për dhënien e licencës për organizimi­n e lojërave të fatit për deputetin socialist Erion Braçe mund ta japë SPAK. “Po sikur këtë sistem shtrëngues të verifikimi­t të të ardhurave për këta që do të organizojn­ë lojërat e fatit ka ndonjë problem? Ky sistemi i kontrollit për çdo qeveritar, deputet e kështu me radhë ka ndonjë problem? A ka

mundësi që miratimin përfundimt­ar ta japë SPAK. Më ka rënë në vesh që miratimin e fundit të kazinove e jep FBI”, - tha Braçe. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për projektlig­jin për rikthimin e basteve ‘ online’, Braçe ripërsërit­i qëndrimin e tij nuk garantohet

ato nuk do të bien sërish në dorën e krimit të organizuar. “Problemet kanë qenë kriminaliz­imi i këtij sektori dhe prezenca e krimit të organizuar në këtë sektor. Ky ishte shqetësimi im i parë, me çkriminali­zimin e këtij sektori. Ishte dhe vazhdon të jetë. Me aq sa ka sjellë ligji unë nuk mendoj se janë të mjaftueshm­e që ky sektor të çkriminali­zohet”, - deklaroi Braçe. Deputeti socialist kërkoi edhe një herë tatim më të madh për organizato­rët e lojërave të fatit, ndërsa tha se propozimin do ta paraqesë me shkrim. “Që ne të marrim një çdo 100 lek i luajtur vetëm 1.5 lekë, unë mendoj se nga e gjithë kjo sipërmarrj­e e madhe për t’i legalizuar është thuajse e papërfills­hme. Mbi të gjitha që ne duhet të pranojmë që në çdo 100 lekë ata shpërndajn­ë 90 lekë për çdo lojtar, që këta vrasin njëritjetr­in dhe grabitur njëritjetr­in për 4.3 lekë në 100 lekë duhet të jesh i çmendur që ta besosh. Unë kam bërë një propozim nga qeveria nëse është pro apo kundër para se ta paraqes me shkrim kur të votohet”, - u shpreh Braçe. Qëndrimin e qeverisë dhe ekspertëve se lojtari nuk duhet të taksohet, Braçe e komentoi kështu: “Është një analist i famshëm shumë, që gjithë ditën luajnë e kuqe e zeze, kuqe e zezë dhe del pastaj në darkë dhe bën analiza politike. Dhe të mos paguajë ai asnjë lloj fitimi. Ndërkohë që brenda asaj studios ka njerëz profesioni­stë të lirë që do të paguajnë. Kjo s’ka më asnjë lloj kuptimi”,- tha Braçe. Ndryshimet në projektlig­jin për lojërat e fatit parashikoj­në rikthimin e basteve sportive vetëm ‘ online’, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhj­a e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania