Panorama (Albania)

Rama takon Von der Leyen e Michel: Mbështetja për anëtarësim­in e Shqipërisë në Unionin Europian

-

Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi në një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel, ku mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Kreu i qeverisë zhvilloi takime me presidenti­n e Këshillit të Evropës, Charles Michel dhe me presidente­n e KE- së, Ursula von der Leyen. Fokusi i diskutimev­e të takimit me zyrtarët e lartë të BE- së ka qenë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike. Ndërkohë më parë kryeminist­ri i Shqipërisë u takua presidenti­n e Këshillit Europian, Charles Michel me rastin e pjesëmarrj­es në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Në takimin me kryeminist­rin shqiptar, Michel është shprehur se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian, ndërsa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetje­n e ofruar për Ukrainës. “Me Edi Ramën diskutuan rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE- së dhe mbështetje­n tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Përshëndet­a gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor­Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohës­e për mbështetje­n e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, - shkruan ai. Takimi vjen disa ditë para mbajtjes së samitit të 28 shkurtit për

Ukrainën në Tiranë, ku për herë të parë vendin tonë do ta vizitojë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Po dje, Kryeminist­ri Edi Rama zbuloi detaje nga takimi me Presidenti­n e Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, i cili e priti në shtëpinë e tij në Abu Dhabi. “I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidenti­t të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjik­e në fushën e energjisë, turizmit, infrastruk­turës, sigurisë, si edhe për marrëveshj­en e tregtisë së lirë që do të nënshkruaj­më së shpejti”, - tha Rama. Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeminist­ri Rama së bashku me ishkryemin­istrin e Anglisë, Tony Blair u bënë bashkë në Dubai për të folur në Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologji­së në adresimin e sfidave qeverisëse. Rama solli eksperienc­ën e Shqipërisë dhe përpjekjet e qeverisë në ofrimin e shërbimeve digjitale kur u pyet nga Blair se Inteligjen­ca Artificial­e është një revolucion më vete dhe si Shqipëria po ndërton një infrastruk­turë digjitale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania