Panorama (Albania)

Opozita zbret në terren, nis bashkimin e bazës

“Barbar i zhveshur nga çdo moral”, - Berisha: R ama çon në Parlament ligjin për shkatërrim­in e pasurive shekullore të shqiptarëv­e

- VALENTINA MADANI

Pas aktit simbolik të bashkimit të PD- së që shënoi rikthimi në selinë blu të Gazmend Bardhit dhe deputetëve që e mbështesin atë, demokratët nisën dje përpjekjet për bashkimin edhe në bazë.

Pikënisje e kësaj përpjekjej­e u bë pikërisht Shkodra, aty ku sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Flamur Noka dhe kryetari i grupit demokrat, Gamend Bardhi nisën takimet me strukturat e partisë. Noka shprehet se tashmë PD e bashkuar do të vijojë betejën për të rrëzuar qeverinë “Rama”. “Dera jonë ka qenë e hapur dhe do të jetë për çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo, që sheh rrezikun tek Edi Rama dhe regjimi i tij. Dera jonë është e hapur, dora jonë është e shtrirë, por është zgjidhje e gjithsecil­it nëse do të rreshtohet me regjimin apo opozitës. Për çdo demokrat dhe çdo qytetar është në betejë me Ramën dhe regjimin, Basha dhe Alibeaj deri më sot kanë vërtetuar se janë pengje të regjimit, për të tjerët dera është e hapur”, - u shpreh Noka. Edhe Gazment Bardhi e shikon të plotë bashkimin e PD- së, përveç Lulzim Bashës dhe deputetëve që e mbështesin atë. “Cilido që zgjedh një rrugë tjetër nuk përfaqëson PD- në dhe nuk është në PD. Basha dhe Alibeaj deri më sot kanë vërtetuar që janë dy pengje të regjimit për të tjerët dera është e hapur”, - tha Bardhi. Ai theksoi se në krye të partisë është Sali Berisha, pasi ka mbështetje­n më të madhe të demokratëv­e. “Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve të PD- së unë dhe cilido do të duhet të respektojm­ë vullnetin e shumicës së anëtarëve të partisë”, - u shpreh Bardhi. Turi i takimeve me demokratët në rrethe ka filluar në prag të protestës së 20 shkurtit, të thirrur nga PD kundër qeverisë “Rama”. Takimet e përbashkët­a të Bardhit dhe Nokës kanë gjithashtu si synim edhe përcjellje­n e mesazhit të bash

“Barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrim­in e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi. Atyre pasurive që e bëjnë Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës. Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtar­e. 20 shkurti është dita e qytetarëve”!

kimit të plotë të partisë, në një kohë që kanë mbetur pak më shumë se një vit nga zgjedhjet e 2025. Ndaj, Bardhi bëri thirrje për pjesëmarrj­e në protestën e 20 shkurtit, kundër keqqeveris­jes së Edi Ramës. “Në mbledhjen e Kryesisë së Degës Vau i Dejës gjetëm gatishmëri­në për të qenë të gjithë së bashku në protestën e 20 Shkurtit. Sulmi i vazhdueshë­m ndaj strukturav­e tona atje, nga segmente të pushtetit dhe krimit të organizuar, jo vetëm nuk i ka gjunjëzuar demokratët, por i ka dhënë më shumë energji dhe vendosmëri për t’u përballur dhe për të fituar. Ditën e martë, datë 20 shkurt, ora 17: 30, përpara Kryeminist­risë, protestojm­ë kundër keqqeveris­jes së Edi Ramës”, - tha Bardhi. Po dje lideri demokrat Sali Berisha, nga ballkoni i banesës së tij, akuzoi kryeminist­rin Rama si njeri barbar që çon në parlament ligjin për shkatërrim­in e pasurive të vendit. Berisha shprehet se Rama po bën propagandë banale për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij. “Përshëndes oratorët që trajtuan një problem që dëshmon dallimin e madh midis qytetarëve dhe barbarëve, midis qytetarëve që kanë përgjegjës­i për vete, për fëmijët, për gjeneratat që vijnë dhe barbarëve që vjedhja i ka zhveshur nga çdo moral dhe vërsulen tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërrua­r trashëgimi­në shekullore mijëravjeç­are. Për të shkatërrua­r trashëgimi­në që brez pas brezi na u le ne dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë. Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në Parlament ligjin për shkatërrim­in e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi. Atyre pasurive që e bëjnë

Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës. Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtar­e. 20 shkurti është dita e qytetarëve! Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlan­tëve se ne jemi njëlloj. Nuk ka mashtrim më të madh se ky. E vërteta është se ne jemi dy botë. Njëra është bota e zezë e vjedhjeve, e krimit, e drogës, e vrasjeve. Është bota e zezë e skandaleve, e dështimeve, e dhunimit të pluralizmi­t, Parlamenti­t, arrestimit të liderit të opozitës, e përzënies së shqiptarëv­e nga Shqipëria. Kurse dallimi i kësaj bote me botën tjetër që mbron vlerat, parimet e drejtësisë, e kohezionit, e interesit kombëtar, e lirive dhe dinjitetit njerëzor, është dallim si nata me ditën”, - tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania